Aktualitet

Kushtetuesja vendos nesër për Butrintin, Auron Tare: Rrezikohet identiteti kulturor

Greqia, për dekada të tëra ka vazhduar përpjekjet e saja diplomatike për të korrigjuar një të drejtë historike, kulturore dhe sovrane, duke treguar ndjeshmërinë e lartë për Trashëgiminë e saj Kulturore. Ndërkohë, fqinji i saj Shqipëria një vend po aq i pasur me trashëgimi kulturore dhe po aq e njohur në historinë antike, ndërmerr një nga aktet më të pa shembulla dhe pa asnjë precedent botëror në fushën e Trashëgimisë Kulturore.

Auron Tare
Kushtetuesja vendos nesër për Butrintin, Auron Tare: Rrezikohet
Auron Tare

TIRANË- Nesër Gjykata Kushtetuese do të japë vendimin për çështjen e teatrit të Butrintit, ish-drejtori i këtij parku kombëtar, Auron Tare ka ngritur disa shqetësime. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Auron Tare thekson se dhënia e Butrintit me koncesion rrezikon kulturën dhe identitetin kombëtar të Shqipërisë. Duke sjellë edhe si shembull mënyrën sesi si Greqia kërkon sot Statujat e Akropolit nga Britania e Madhe.

"Neser, data 30 Nëntor eshte dita kur Gjykata Kushtetuese do te jape vendimin per kete ceshtje kaq unikale dhe me ndjeshmerii te larte kulturore. Duke shpresuar se ne Shqiperi kane mbetur ende njerez qe e duan kete vend dhe duke e konsideruar dhenien e Butrintit nje entiteti te huaj si nje rrezik per kulturen dhe identitetin kombetar, shpresoj se Gjykata do te jape vendimin e duhur dhe duke mos krijuar precendentin e rrezikshme qe pasardhesit tane do te kerkojne rikthimin e Butrintit neper kancelarite diplomatike te botes ashtu si Greqia kerkon sot Statujat e Akropolit,"-shkruan Tare.

POSTIMI I PLOTË:

NPR, Radio Kombëtare Amerikane, i dedikoi një emision të gjatë konfliktit me të fundit kulturor midis Greqisë dhe Britanisë së Madhe për çështjen e Statujave të Akropolit, të njohura si “Elgin Marbles”. Këto Statuja të marra nga Akropoli i Athinës 200 vite me pare gjate periudhës Otomane nga Lordi Elgin dhe të ruajtura sot në Muzeumin Britanik kane qene prej kohesh një pikë e nxehte debate midis dy vendeve.

Kryeministri Grek, i cili e ngriti çështjen e kthimit të tyre në Greqi në një intervistë në BBC gjate vizitës së tij në Londër, theksoi se “kjo kërkesë legjitime ishte kërkesa e 11 milion qytetarëve grekë” duke krijuar kështu një furtunë diplomatike dhe duke bërë që vizita e tij zyrtare të ndërpritej. Ky konflikt diplomatik midis dy aleatëve tradicionale mbi një çështje të trashëgimisë kulturore, tregon qartësisht ndjeshmërinë e lartë të publikut grek si dhe rëndësinë për zgjidhjen e saj me rikthimin e këtyre statujave antike në Akropol. Greqia, për dekada të tëra ka vazhduar përpjekjet e saja diplomatike për të korrigjuar një të drejtë historike, kulturore dhe sovrane, duke treguar ndjeshmërinë e lartë për Trashëgiminë e saj Kulturore.

Ndërkohë, fqinji i saj Shqipëria një vend po aq i pasur me trashëgimi kulturore dhe po aq e njohur në historinë antike, ndërmerr një nga aktet më të pa shembulla dhe pa asnjë precedent botëror në fushën e Trashëgimisë Kulturore. Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar vendos me shumicë vote dhënien e Qytetit Antik të Butrintit një fondi të huaj për të administruar dhe trashëguar një prej pasurive tona kombëtare më të rëndësishme.

Ky dhunim i te drejtës se kombit shqiptar per te administruar dhe trasheguar pasurine e vet kulturore bie ndesh me te gjitha aktet juridike ne fushen e Trashegimise Kulturore si dhe me Konventen e Parisit per te cilen Shteti yne ka detyrimin per ta zbatuar. Por mbi te gjitha bie ndesh me moralin dhe ndjeshmerine kombetare duke i konsideruar shqiptaret si nje popull barbar qe nuk kane lidhje me te kaluaren e tyre dhe pasuri me vlera universale si Butrinti ju takon te huajve ta gezojne.

Neser, data 30 Nëntor eshte dita kur Gjykata Kushtetuese do te jape vendimin per kete ceshtje kaq unikale dhe me ndjeshmeri te larte kulturore. Duke shpresuar se ne Shqiperi kane mbetur ende njerez qe e duan kete vend dhe duke e konsideruar dhenien e Butrintit nje entiteti te huaj si nje rrezik per kulturen dhe identitetin kombetar, shpresoj se Gjykata do te jape vendimin e duhur dhe duke mos krijuar precendentin e rrezikshme qe pasardhesit tane do te kerkojne rikthimin e Butrintit neper kancelarite diplomatike te botes ashtu si Greqia kerkon sot Statujat e Akropolit.

Një grup prej 36 deputetësh i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të shfuqizojë si antikushtetues ligjin mbi administrimin e atij Parku Kombëtar. Ligji u miratua nga Kuvendi 18 muaj më parë mes debateve të ndezura në Kuvend, ndërsa Gjykata Kushtetuese e regjistroi kërkesën e deputetëve opozitarë plot një vit më parë, ndërsa deri më tani janë zhvilluar disa seanca në janar, shkurt, korrik, tetor dhe tani në nëntor.

Ligji shkaktoi protesta dhe debate të ndezura nga shoqëria civile dhe nga deputetët opozitarë, që dyshojnë për shfrytëzim të paligjshëm dhe antikushtetues të një pasurie të madhe të vendit, e cila mund të dëmtohet nga menaxhimi privat i kësaj forme. Qeveria beson se ky ligj është një hap me rëndësi për mirëmenaxhimin e Parkut, ndaj edhe themeluan Fondacionin për Menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit, për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje./Zëri.ai

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB