
TIRANË-Graciano Tagani ishte banori që u eliminua të martën gjatë spektaklit BBV. Pas daljes ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij të cilët e votuan dhe e përkrahën përgjatë rrugëtimit të tij në ‘BBV3’.
‘“Mesazhet gjatë këtyre 24h të fundit, më kanë mbushur zemrën plot ndaj me përulësinë më të madhe ju them faleminderit. Mirënjohës për të gjithë ju, që edhe pse në një kohë të shkurtër, diferencuat dhe vlerësuat sjelljen time dhe rrugëtimin tim mbushur me plot emocion, me momente të bukura, situata sfiduese jo në pak raste, por gjithmonë autentike”.-shkruan Graciano.
Rrugëtimi i tij në Big Brother VIP nuk ishte aq i gjatë, por për kohën që ka qëndruar brenda është përfshirë në debate dhe konflikte me disa nga banorët./ZËRI