Opinione

Debati Qiro-Fevziu/ Si t’i thuash armikut, pse s’më ndihmon ti mua të të vras unë ty

Klodian Tomorri
Debati Qiro-Fevziu/ Si t’i thuash armikut, pse s’më ndihmon ti
Arlind Qori, Klodian Tomorri dhe Blendi Fevziu

TIRANË- Pashe nje fragment te debatit mes Arlind Qorit dhe Fevziut mbreme. Qori akuzon se mediat kryesore jane nje nga tre kollonat e sistemit qe mban peng vendin dhe grabit qytetaret. Dy te tjerat jane qeveria dhe oligarkia.

Te njejten gje nisi te artikuloje dhe Sali Berisha para disa javeve kunder televizioneve me te medha te vendit. Nuk dua t’i hyj fare asaj ceshtjes qe kane apo jo te drejte. Por te dy keta kane nje problem te madh parimor. Po e mendove qe mediat e medha jane pjesa kyce e se keqes qe ti do te rrezosh, ti i lufton mediat. Nuk u thua qe ju jeni pjese e se keqes dhe pastaj qahesh pse me censuroni mua. Ose mendon se televizonet e medha jane armiqte dhe u shpall lufte ose rri urte.

Tani si luftohen mediat? Shembulli eshte Donald Trump. Trump nisi luften kunder mediave te medha amerikane qe ai i cilesonte si pjese e establishmentit te korruptuar dhe i bojkotoi te gjitha. Dhe i palosi te gjitha. Keshtu behet kjo pune.

Si Berisha si Qori thone qe televizionet e medha jane pjesa kyce e gangrenes dhe pastaj shkojne neper emisionet e tyre. Po keni kellqe bojkotojini nese e mendoni qe ato jane pjese e gangrenes. Ftoni mbeshtetesit tuaj t’i bojkotojne dhe shpalluni lufte haptazi nga jashte.

Se me qarje nuk behet kjo pune. Eshte njesoj si t’i thuash armikut, pse s’me ndihmon ti mua te te vras une ty. Kjo eshte qesharake.

Poll

MOS HUMB