TIRANË- Sot në orën 20:00 hyrën në fuqi çmimet e reja të caktuara nga Bordi i Transparencës për karburantet në vend. Çmimet reflektojnë dhe uljen e fundit të akcizës me 20%. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (standard SSH EN 590) është përcaktuar 224 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë 212 lekë/litër. Autoritetet bëjnë të ditur se ulja e akcizës, së bashku me efektin e TVSH-së, përkthehet në një reduktim prej rreth 9.5 lekë për litër.
Ndërkohë, për benzinën, çmimi me pakicë është caktuar 181 lekë/litër, ndërsa me shumicë 169 lekë/litër. Vendimi do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.
View this post on Instagram
Ndërkohë, qeveria miratoi sot aktin normativ për uljen e akcizës, si masë për të lehtësuar efektet e rritjes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Në një deklaratë për mediat, ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur se akti normativ për uljen e akcizës, do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës./ZËRI

