Ekonomi

Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ul me 20% akcizën, Malaj: Masa deri në stabilizim

Sipas aktit normativ, akciza do të ulet me 20% në rast se çmimi i shitjes me pakicë, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës, do të jetë: mbi 220 lekë për litër për naftën; mbi 200 lekë për litër për benzinën.

zh.ll
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga
foto ilustrim: petrit Malaj-karburantet

TIRANË- Qeveria ka miratuar aktin normativ për uljen e akcizës, si masë për të lehtësuar efektet e rritjes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Në një deklaratë për mediat, ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur se akti normativ për uljen e akcizës, do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Sipas aktit normativ, akciza do të ulet me 20% në rast se çmimi i shitjes me pakicë, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës, do të jetë: mbi 220 lekë për litër për naftën; mbi 200 lekë për litër për benzinën.

Aktualisht, një litër naftë shitet 218 lekë, ndërsa benzina kushton 181 lekë për litër. Por, nëse nafta do të shtrenjtohet në mbi 220 lekë për litër, do të aktivizohet automatikisht ulja e akcizës me 20% ose me 8 lekë.

Deklarata e Petrit Malaj:

Ashtu sikundër Kryeministri Rama ka premtuar që në krye të herës, për të marrë masa konkrete dhe të prekshme për të amortizuar efektet e prodhuara si rezultat i konfliktit në Iran, qeveria shqiptare sot ka ndërmarrë Aktin Normativ për të ulur akcizën, si rrjedhojë e rritjes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, sidomos në 48 orët e fundit.

Ky Akt Normativ parashikon uljen e akcizës me 20%, nëse rast se çmimi i shitjes me pakicë, i përcaktuar nga Bordi i Transparencës do të jetë:

Mbi 220 lekë për litër për naftën;

Mbi 200 lekë për litër për benzinën.

Ky Akt Normativ do të jetë në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës të krijuar ndërkombëtarisht.

Ne jemi të angazhuar plotësisht që t’i përgjigjemi me përgjegjshmëri çdo sfide, duke mbrojtur qytetarët shqiptarë nga efektet financiare të prodhuara si rezultat i këtij konflikti, por edhe të mbrojmë buxhetin e shtetit dhe ekonominë e vendit tonë, sidomos në një moment kritik si ky që po përballet bota sot.

Subjektet që tregtojnë hidrokarburet dhe nuk respektojnë çmimet e vendosura nga Bordi rrezikojnë gjoba, dhe nëse nuk i zbatojnë, mund të arrijnë deri në pezullimin e licencës.

Që prej datës 28 mars, Bordi i Transparencës vendosi rritjen e çmimeve të karburanteve. Nafta arriti në 218 lekë/litër nga 203 lekë që ishte më parë, ndërsa benzina u rrit në 181 lekë/litër. Këto zhvillime kanë shtuar presionin mbi sektorin e transportit.

Poll

MOS HUMB