KOSOVË- Ditën e djeshme janë zbuluar në Llapushnik të Drenasit bustet e tri figurave të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare: Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit.
Në kuadër të këtij aktiviteti u mbajt edhe një akademi përkujtimore, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, historianë, artistë dhe përfaqësues të familjes Jashari. Të pranishmëve iu drejtuan me fjalë përshëndetëse kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, si dhe përfaqësues të familjes Jashari.
Vendosja e tri busteve të këtyre tri fugurave përbën një shenjë nderimi për kontributin dhe rëndësinë e tyre në historinë, identitetin dhe kujtesën kombëtare shqiptare.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, i cili për 25 vjet udhëhoqi qëndresën shqiptare kundër Perandorisë Osmane. Gjergj Kastrioti Skënderbeu vdiq në Lezhë. Figura e tij u bë burim frymëzimi gjatë luftërave për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut dhe veçanërisht gjatë Rilindjes Kombëtar
Pjetër Bogdani, nga Hasi, prift, ipeshkëv i Shkodrës, arqipeshkëv i Shkupit. Ai është autori i parë origjinal i letërsisë shqiptare, autor i Çetës së Profetëve, e para vepër në prozë e shkruar në gjuhën shqipe.
Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari, konsiderohet simbol i pavarësisë së Kosovës nga shqiptarët etnikë. Ai u nderua pas vdekjes me titullin " Hero i Kosovës " pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008./ZËRI