Qytetërim

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

Ministri Karakaçi vlerësoi rritjen e ndjeshme të trafikut ajror në vend dhe ndikimin e politikave mbështetëse në zhvillimin e sektorit të aviacionit, duke theksuar se ulja e tarifës për pasagjerët nga 10 euro në 1 euro ka kontribuar në forcimin e konkurrueshmërisë së Shqipërisë si destinacion dhe nyje e rëndësishme e transportit ajror në rajon.

Redaksia Zëri
Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air
Enea Karakaçi

TIRANË-Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilloi një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), ku u njoh nga afër me zhvillimin e aktivitetit për zgjerimin e bazës operacionale të Wizz Air në Shqipëri, e cila do të shtojë avionin e saj të 15-të.

Gjatë vizitës, Ministri Karakaçi vlerësoi rritjen e ndjeshme të trafikut ajror në vend dhe ndikimin e politikave mbështetëse në zhvillimin e sektorit të aviacionit, duke theksuar se ulja e tarifës për pasagjerët nga 10 euro në 1 euro ka kontribuar në forcimin e konkurrueshmërisë së Shqipërisë si destinacion dhe nyje e rëndësishme e transportit ajror në rajon.

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air

“Ne kemi ulur tarifën për pasagjerët nga 10 euro në 1 euro, që sot është ndër më të ulëtat në rajon dhe Evropë. Trafiku ajror i vitit 2026 parashikohet të jetë rreth 18.3% më i lartë se viti 2025. Krahasuar me vitin 2019, ne jemi mbi trefish të trafikut ajror”, u shpreh Ministri Karakaçi.

Zgjerimi i pranisë së Wizz Air në Tiranë është një tregues i rëndësishëm i rritjes së tregut shqiptar të aviacionit dhe besimit në potencialin e tij afatgjatë.

“Vendosja e avionit tonë të 15-të në Tiranë është dëshmi e besimit tonë në potencialin afatgjatë të Shqipërisë. Me 7 milionë pasagjerë këtë vit dhe 9 milionë vende të ofruara për vitin 2027, do të vijojmë të zgjerojmë rrjetin dhe lidhjet e Shqipërisë me Evropën”, deklaroi, Drejtor i Rrjetit për Rajonin Perëndimor në Wizz Air.

Zgjerimi i aktivitetit të kompanisë është mbështetur nga investimet e Kastrati Group në infrastrukturën aeroportuale, të cilat kanë mundësuar rritjen e kapaciteteve operacionale përmes ndërtimit të vendparkimeve të reja për avionët, rrugëve lidhëse dhe zgjerimit të terminalit.

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air

“Partneriteti me Wizz Air ka qenë një ndër faktorët kryesorë të rritjes së aeroportit. Investimet e vazhdueshme të Kastrati Group kanë zgjeruar kapacitetet operacionale dhe përmirësuar efikasitetin. Me avionin e 15-të, Tirana do të pozicionohet si baza e gjashtë më e madhe e Wizz Air në rrjetin e saj”, tha Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Vizita e Ministrit Karakaçi dhe zgjerimi i mëtejshëm i bazës së Wizz Air dëshmojnë për ecurinë pozitive të sektorit të aviacionit në Shqipëri dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve, operatorëve ajrorë dhe investitorëve në zhvillimin e infrastrukturës aeroportuale.

Me këto shifra dhe investime të vazhdueshme, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës synon të konsolidojë më tej pozicionin e tij si një nga qendrat kryesore të transportit ajror në rajon.

MOS HUMB