Më shumë

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, si do të jetë moti sot

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore 13°C minimalja deri në 32°C vlera maksimale në rang territori

I.F
Ulje temperaturash dhe reshje shiu, si do të jetë moti sot
MOTI SOT

TIRANË- Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal i pasur me lagështirë do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm ku vranësirat e dendura do të jenë dominante më të theksuara në zonat verilindore dhe Juglindore ku priten edhe rrebeshe të izoluara shiu.

Sipas MeteoAlb, herë pas here do të ketë intervale me kthjellime parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat duke rrezikuar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit më të dukshme në shtrirjen lindje-juglindje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore 13°C minimalja deri në 32°C vlera maksimale në rang territori. /ZËRI

Poll

MOS HUMB