Më shumë

Java nis me mot të paqëndrueshëm, kur do të rikthehen sërish temperaturat e larta

Shkarkesa elektrike dhe breshër, largohet vala e të nxehtit afrikan

E.K
Java nis me mot të paqëndrueshëm, kur do të rikthehen
Foto ilustruese

TIRANË- Kjo javë që sapo ka nisur do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm, dhe me një rënie temperaturash, në krahasim me 15 ditët e para të muajit Gusht.

Kjo situatë e motit do të ndikohet nga tërheqja e masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depërtimit të masave ajrore të freskëta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e zonës me presion atmosferik të ulët vënin e saj e zë zona me presion atmosferik të lartë me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Përveç stabilitetit atmosferik dhe orëve të plota me diell, presim edhe një rritje graduale të temperaturave.

Era pritet të jetë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male kryesisht ditën e hënë në mesditë era fiton shpejtësi 12-16m/sek duke bërë që valëzimi në detet të jet i forcës 1-3 ballë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB