
TIRANË- Që prej disa ditësh vendi ynë “digjej” nga temperaturat e larta të cilat arrinin deri në 43 gradë Celsius, por ndryshe paraqitet për ditën e diel (21 korrik).
Ditën e sotme do të ketë ulje të temperaturave, teksa më e larta e shënuar do të jetë 37 gradë Celsius.
Pritet të ketë vranësira në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore – malore.
Vranësirat do të pasohen nga reshje e shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Era me drejtim veriperëndim –verilindje me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera –herës fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë./ZËRI