
TIRANË- Plutoni bashkon forcat me Hënën e Plotë të korrikut dhe lëshon sasi të mëdha energjie në të gjitha shenjat. Por tre shenjat të mëposhtmet do të preken më shumë, në mënyra të ndryshme. Në fakt, ndikimi i planetëve pritet të zgjasë deri në fund të javës së ardhshme, më 28 korrik.
Ujori
Këto ditë do të jenë plot sfida për ju. Me hyrjen e Diellit në yjësinë e Luanit më 22 korrik, do të përballeni me marrëdhënie dhe situata në një gjendje kolapsi. Përgatituni për stres të shtuar, megjithatë, në fund të kësaj periudhe mund të sjellin ndonjë ndryshim të madh në jetën tuaj. Por kush tha që ndryshimet janë të lehta?
Peshqit
Dielli kundërshton Plutonin në shtëpinë tuaj të 6-të dhe të 12-të të punës dhe shëndetit. Pra, përballuni me problemet tuaja të punës ose, nëse keni një simptomë që ju shqetëson, drejtohuni tek mjeku. Në zyrë, veçanërisht, mund ta gjeni veten të përfshirë në lojëra pushteti. Kujdes të martën e 23 korrikut, kur në jetën tuaj mund të shpërthejë një konflikt me të afërme apo kolege. Gjëja më e mirë për të bërë në situata të tilla është të përpiqeni të ruani gjakftohtësinë tuaj. Kini kujdes edhe të shtunën e datës 27 korrik, kur mund të përjetoni një periudhë të shkurtër por intensive të shfaqjes së emocioneve që deri atëherë ishin të fshehura thellë brenda jush.
Virgjëresha
Me Diellin në shtëpinë tuaj të 12-të, fillon një periudhë njëmujore, gjatë së cilës do të mbizotërojnë shqetësimet dhe frika. Me Plutonin edhe në shtëpinë tuaj të 6-të, kushtojini vëmendje problemeve shëndetësore dhe mos e neglizhoni një vizitë mjekësore. Një luftë për pushtet apo ndonjë problem tjetër këto ditë mund të sjellë kujtime të pakëndshme. Është koha për t'u përballur dhe për t'i menaxhuar ato./ZËRI