Më shumë

Ulen me disa gradë temperaturat, si do te jetë moti sot

Temperaturat maksimale gjatë ditës së sotme do të shkojnë deri në 23 gradë Celsius

E.K
Ulen me disa gradë temperaturat, si do te jetë moti sot
MOTI SOT

TIRANË-  Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore.

Moti do të jetë me kthjellime si dhe nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme vranësirash kalimtare, kryesisht re të mesme dhe të larta transparente.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 6-9m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë I forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 5 deri 17°C

-në zonat e ulëta 6 deri 23°C

-në zonat bregdetare 9 deri 21°C. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB