Më shumë

Shënoi golin e dytë të Kombëtares, Daku mes emocioneve: U ndjeva sikur hoqa 100 kilogramë që kisha mbi shpinë

Mirlind Daku rrëfen emocionet e shënimit të golit për kombëtaren shqiptare: Isha 100% i sigurt që do të shënoja

E.K
Shënoi golin e dytë të Kombëtares, Daku mes emocioneve: U
Mirlind Daku, shenuesi i golit te dyte ne ndeshjen me Polonine

Autori i golit të dytë të kuqezinjve ndaj Polonisë, Mirlind Daku, ka treguar emocionet e tij për këtë arritje të shkëlqyer të tijën dhe të kuqezinjve.

Së pari dua ta nis me një fjalë të shkurtër për çdo gjë: njeriun e drejtë Zoti i madh e ndihmon. Dhe ato lot që kam derdhur i kam derdhur nga thellësia e shpirtit, asnjë lot nuk ishte për atë pasim që nuk e dhashë mirë, por që debutova me kombëtaren dhe ka qenë një privilegj shumë i madh, një arritje shumë e madhe që sadopak të ndihmojë ekipin për kualifikimin në Europian.

Goli? Në atë moment m’u duk që çdo e keqe që kisha brenda ka dalë jashtë, u ndjeva sikur kam 100 kilogramë mbi shpinë dhe i hoqa. Dua të them edhe diçka, prej momentit të parë që kam marrë ftesën, kam qenë 100% i sigurt që do të shënoja ndaj Polonisë. Nëse gënjej, Zoti është i madh dhe do të më dënojë.

Më mirë që nuk shënova në ndeshjen e parë, kjo është më speciale, në prani të të gjithë tifozëve. Është një arritje se pas ndeshjes së parë kisha shumë përkrahje nga tifozët shqiptarë anembanë dhe Zoti ma shpërbleu me gol. Ua shpërbleva edhe atyre mundin e sakrificën që kam bërë për të ardhur këtu. Ndoshta ju kam nervozuar në ndeshjen e parë me atë pasi, por ndoshta këtu e kam kthyer për të gjithë shqiptarët.

Golin ia dedikoj normalisht familjes time që më ka përkrahur gjithmonë, por edhe dëshmorëve në Kosovë që kanë dhënë gjithçka për atdheun që ne sot të luajmë e bashkohemi nga të gjithë trevat shqiptare”, tha Daku për “SuperSport” pas sfidës.

Sakaq, Daku ka pasur pranë presidentin e FSHF-së Armand Duka, dhe nuk ka harruar të thotë se “prej këtij njeriu këtu jam te Shqipëria, duhet t’ia di për nder”!

Shqipëria mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Poloninë, në një ndeshje e cila u zhvillua në Air Albania, duke bërë që kombëtarja kuqezi të renditet në vendin e parë në grupin E.

Poll

MOS HUMB