Më shumë

Shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të ndahen në ditët në vijim

Lidhja e Marsit dhe Plutonit tek Ujori ndikon negativisht në shumicën e shenjave, pasi sjell tensione dhe debate si në aspektin profesional ashtu edhe në atë emocional.

k.m.
Shenjat e horoskopit që kanë më shumë gjasa të ndahen
Foto ilustruese

TIRANË- Ndërsa jemi në mes të shkurtit, shumë prej nesh mendojnë se është koha për të përmbushur disa nga premtimet që i kemi bërë vetes në fillim të vitit. Me Marsin në Ujor që drejton planetet, ka shumë të ngjarë që ne të marrim vendime përfundimtare për marrëdhëniet tona dhe zhvillimin e tyre. Lidhja e Marsit dhe Plutonit tek Ujori ndikon negativisht në shumicën e shenjave, pasi sjell tensione dhe debate si në aspektin profesional ashtu edhe në atë emocional. Për tre shenjat e horoskopit, këto tensione nënkuptojnë fundin e marrëdhënies së tyre dhe mbylljen e një kapitulli që i shqetëson prej kohësh.

DEMI

Demi kanë nevojë për stabilitet dhe siguri në jetën e tyre. Nëse ka çështje të pazgjidhura dhe fërkime, presioni i ditëve mund t'ju shtyjë të rishqyrtojnë marrëdhënien e tyre dhe, ndoshta, të shkojnë deri aty sa të ndahen.

AKREPI

Posesivë, xhelozë dhe shumë pasionantë, Akrepat nuk do të hezitojnë t'i japin fund një lidhjeje nëse ndihen të tradhtuar. Me Marsin në Ujor, ka shumë të ngjarë që ata t'i japin fund një lidhjeje që mendojnë se nuk i përmbush më dhe nuk plotëson besimin e tyre. Sigurisht, ata nuk do ta harrojnë atë që ka ndodhur.

UJORI

Tashmë e keni kuptuar se këto nuk janë ditët më të mira për ju. Tensionet, nervat, fërkimet mbizotërojnë dhe do të vazhdojnë deri në fund të javës. Nëse nuk e keni mbyllur lidhjen tuaj dje, me siguri do e bëni gjatë fundjavës./ZËRI

Poll

MOS HUMB