Më shumë

Temperatura deri në 21 gradë Celsius, moti për sot

Temperatura pranverore në mesditë në të gjithë vendin

E.K
Temperatura deri në 21 gradë Celsius, moti për sot
Moti sot

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët e kohëzgjatje të orëve me diell.

Në orët e mëngjesit në zonat luginore parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës apo mjegullinës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare  1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-10m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 15°C

në zonat e ulëta -1 deri 21°C

në zonat bregdetare 3 deri 20°C

Poll

MOS HUMB