Më shumë

Rritje temperaturash, si parashikohet moti në fundjavë, nuk mungojnë reshjet lokale të shiut

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme

E.K
Rritje temperaturash, si parashikohet moti në fundjavë, nuk
moti

TIRANË- Temperaturat kanë shënuar sërish rritje këto ditë të fundit të Gushtit, në krahasim me fillimin e javës që lamë pas. Për fundjavën pritet mot me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit, por në përgjithësi raportohet për mot të qëndrueshëm.

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak raporton mbi motin në fundjavë:

Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Përgjatë majave të male në orët e pasdites reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoj shpjetësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Poll

MOS HUMB