
TIRANË- Horoskopi gjatë Jupiterit retrograd do t'i pëlqejë veçanërisht Demit, Gaforres dhe Virgjëreshës, ndaj le të shohim parashikimin e tyre për katër muajt e ardhshëm.
DEMI
Gjatë periudhës kur Jupiteri retrograd është në fuqi, Demi do të ketë shumë fat në fushën financiare. Kjo do të jetë koha kur ata do të gjejnë burime shtesë të ardhurash dhe zgjidhje për problemet apo borxhet e vjetra financiare. Nëse planifikoni investime dhe transaksione të mëdha në lidhje me pronat e paluajtshme, do të keni shumë sukses. Me pak fjalë, kjo është periudha kur gjithçka që lidhet me paratë dhe fitimet thjesht do t'ju vijnë në duar.
GAFORRJA
Jupiteri retrogradë u sjell fat Gaforreve në sferën familjare dhe marrëdhëniet personale. Marrëdhëniet tuaja me të dashurit do bëhen më të forta dhe më intensive dhe më në fund do të zgjidhni disa konflikte dhe mosmarrëveshje të vjetra dhe do të arrini të keni një marrëdhënie më harmonike. Gaforret do të përmirësojnë dhe thellojnë marrëdhëniet e tyre dhe do të gjejnë mirëkuptim të ndërsjellë, edhe nëse nuk e kanë gjetur më parë.
VIRGJËRESHA
Për Virgjëreshat, Jupiteri sjell sukses profesional. Ky është momenti kur ju duhet të rivlerësoni qëllimet dhe strategjitë tuaja të karrierës. Këmbëngulni në arritjet tuaja të së kaluarës për të përmirësuar pozicionin tuaj. Përparimi vjen tek ju kryesisht përmes bashkëpunimit dhe punës ekipore me kolegët, ndaj mos u fokusoni vetëm në aktivitet të pavarur. Një perspektivë dhe qasje e re ndaj biznesit mund t'ju sjellë rritje të shpejtë./ZËRI