Më shumë

Me vranësira kalimtare dhe diell, si do të jetë moti sot

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, me termometrin që pritet të shënojë vlera nga 16 deri në 21°C.

M.M
Me vranësira kalimtare dhe diell, si do të jetë moti sot
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme, territori shqiptar pritet të përjetojë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike, për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe më të ngrohta që vijnë nga jugperëndimi. Këto masa janë të lidhura me një fenomen të pazakontë, Anticiklonin Afrikan, i cili do të sjellë një rritje të temperaturave dhe stabilizim të motit në rajon.

Moti do të karakterizohet kryesisht nga dielli, ndërkohë që vranësirat do të jenë kalimtare dhe më të dukshme në zonat malore, por pa prani të reshjeve.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, me termometrin që pritet të shënojë vlera nga 16 deri në 21°C. Ndërsa në ultësirat dhe qytetet bregdetare, temperatura do të arrijë vlera më pranë 21°C, në zonat malore do të jenë disi më të freskëta, me temperatura më të ulëta në mëngjes dhe mbrëmje./ ZËRI

Poll

MOS HUMB