Më shumë

Priten vlera ekstreme në këto qarqe, si do të jetë moti për ditën e sotme

Vala e të nxehtit vijon të përfshijë vendin tonë, teksa temperaturat vijojnë të jenë të larta

E.K
Priten vlera ekstreme në këto qarqe, si do të jetë moti
Parashikimi i motit

TIRANË- I nxehti afrikan me temperatura tejet të larta do të vijojë që të jetë prezent në Shqipëri.

Sipas MeteoAlb, dita e sotme do të shoqërohet me mot të kthjellët dhe temperature shumë të larta në pjesën më të madhe të territorit ku vlera më ekstreme priten në qarqet Shkodër, Elbasan, Berat dhe Fier.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herë pas hershme përgjatë gjithë zonës malore në verilindje dhe juglindje të territorit, megjithatë nuk do të ketë reshje. 

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 17°C vlera minimale deri në 42°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm./ZËRI 

Poll

MOS HUMB