Më shumë

Temperatura deri në 41 gradë Celsius, vijon vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri

Vala e të nxehtit do të zgjasë deri të mërkurën e ardhshme

E.K
Temperatura deri në 41 gradë Celsius, vijon vala e të nxehtit
moti sot

TIRANË- Temperaturat në vendin tonë për këtë të mërkurë parashikohen të jenë më të larta se një ditë më parë.

Teksa i nxehti afrikan vijon, pritet që gjatë ditës së sotme vlerat maksimale të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Moti do të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës, ndërsa vetëm gjatë pasdites në zonat malore do të ketë kalim të vranësirave.

Vlerat minimale ditën e sotme janë regjistruar 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h, duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.

I nxehti afrikan pritet që të zgjasë në vendin tonë deri në mesin e javës së ardhshme, ndërsa e enjtja dhe e premtja pritet që të sjellin temperatura deri në 43 gradë Celsius./ZËRI 

Poll

MOS HUMB