Më shumë

Paradite diell, pasdite shtrëngata shiu, si do të jetë moti këtë të enjte

Temperaturat maksimale do të jenë deri në 34 gradë celsius

E.K
Paradite diell, pasdite shtrëngata shiu, si do të jetë moti
moti

TIRANË- Këtë të enjte, vendi ynë pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. 

Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe prej mesdite zhvillim të vranësirave. Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht në intervale të shkurtra kohore reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era parashikohet të jetë nga jugperëndim-jug me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpjetësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen 15 deri 33°C në zonat malore, 16 deri 34°C në zonat e ulëta dhe 19 deri 34°C në zonat bregdetare.

Poll

MOS HUMB