
ITALI- Përsëri fundjava u shënua me incidente të rënda në futboll, këtë herë në Serie A të ligës italiane. Pak orë para ndeshjes Bologna-Roma, tifozët e dy skuadrave janë takuar në rrugët që të çojnë në stadium dhe ajo që ndodhi ishte një kaos i vërtetë.
Përleshje fizike, bomba tymuese, fishekzjarrë dhe lloj-lloj objektesh që gjetën para filluan të hidheshin duke shkatërruar makina dhe dyqane, ndërsa ende nuk dihet numri i të plagosurve.
17.12.2023????????Bologna (right) vs Roma (left) https://t.co/kdzLlwef3E pic.twitter.com/EothDLaNaq
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) December 17, 2023
Roma pësoi disfatë në transfertë me rezultatin 2 me 0. Ndeshja e vlefshme për javën e 16 të Seria A, i dha fitore shumë të vlefshme Bolognas që mban aktualisht vendin e katërt./ ZËRI