Më shumë

Java do të jetë me diell, por temperaturat mbeten të ulëta

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C

E.K
Java do të jetë me diell, por temperaturat mbeten të ulëta
Moti i ftohte

TIRANË-Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të ftohta për shkak të masave ajrore me origjinë veriore.

Këtë të hënë dhe ditën e martë moti parashikohet i kthjellë me vranësira të pakëta kalimtare kryesisht në orët e mesditës.

Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të rriten në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C.

Ditën e mërkurë dhe të enjte dominon mot i kthjellët si dhe alternime vranësirash kryesisht në relievet malore.

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndruashme. Moti parashikohet me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në veri që në orët e para të ditës. Në mesditë pritet që reshjet të fitojnë territor dhe intensitet.

Në veri reshje të shpejta shiu në formën e shtrëngatave hera-herës me intensitet mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në verilindje reshje bore me intensitet të ulët në lartësinë mbi 1000 metra.

Për shkak të masave ajrore të ftohta e të thata vlen për t’u theksuar dhe formimi i ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në verilindje – juglindje.

Java do të jetë me diell, por temperaturat mbeten të ulëta
Parashikimi per javen

/Zëri 

Poll

MOS HUMB