
TIRANË- Mërkuri hyn në Akrep këtë muaj, lëvizje qiellore që mund të çojë në reflektim të thellë disa shenja të zodiakut. Në astrologji, Mërkuri përfaqëson udhëtimin, komunikimin, teknologjinë dhe të menduarit kognitiv. Planeti ekspresiv "flet" me secilën shenjë çdo dy deri në tre javë, me përjashtim të kohës kur Mërkuri është në retrogradë, gjë që ndodh 3-4 herë në vit.
Nga data 13 tetor deri më 12 nëntor, Mërkuri do të jetë në shenjën fikse të Akrepit. Kur Mërkuri noton në ujërat e thella të Akrepit, ndërveprimet me të tjerët dhe mënyra se si i vlerësojmë gjërat janë depërtuese dhe intensive. Në vend që të mbështetemi në njohuritë dhe mendjen tonë për të na udhëhequr nëpër situata dhe dinamika, instinktet tona 'futen në lojë' për të na ndihmuar.
Mërkuri në Akrep është i apasionuar pas komunikimit, por duhet të kemi kujdes se si u flasim të tjerëve, pasi nuk jemi të fokusuar në vetë-përmirësimin tonë. Të tjerët do jenë po aq të pasionuar dhe shumë sekrete do shkëmbehen gjatë kësaj periudhe. Nëse kjo ndodh, ana emocionale e Akrepit mund të na pushtojë dhe të humbasim çdo objektivitet.
GAFORRJA
Akrepi është një shenjë fikse dhe priret t'i mendojë gjërat më shumë se të tjerët përpara se të vendosë për të ndërmarrë një kurs veprimi. Akrepi e vendos Mërkurin në shtëpinë tuaj të pestë, e cila ka lidhje mefëmijët, miqtë, argëtimin dhe dashurinë. Kjo është një kohë e shkëlqyeshme për të shkruar ose ndjekur ndonjë aktivitet. Gjatë kësaj periudhe ju mund të arrini të rilidheni me"fëmijën tuaj të brendshëm". Meqenëse shtëpia e pestë rregullon dashurinë, mund të përqendroheni në takimin me dikë të ri ose në marrëdhëniet tuaja aktuale. Akrepi është një shenjë fikse dhe priret t'i mendojë gjërat më shumë se të tjerët përpara se të vendosë për një kurs veprimi.
AKREPI
Mërkuri është në shenjën tuaj, ndaj duhet të ndiheni mjaft në harmoni me energjinë e tij. Ju jeni kuriozë nga natyra dhe ju pëlqen t'i arrini gjërat, kështu që Mërkuri ju përshtatet mirë dhe ju bën të ndiheni shumë më dinamikë dhe rehat. Mendja juaj duket se është e mbushur me ide. Kjo është një kohë shumë e mirë për të mësuar dhe për të shkruar, dhe mund të prisni që të keni disa biseda shumë interesante me miqtë dhe kolegët. Ju gjithashtu mund të përqendroheni pak më shumë në shëndetin tuaj dhe gjërat që mund të ndryshoni për t'u përmirësuar.
PESHQIT
Ju jeni një tjetër shenjë e ujit që është në përputhje me Akrepin, kështu që komunikimi do të rrjedhë mjaft lehtë për ju gjatë kësaj kohe. Dallimi është se ju i përkisni shenjave të ndryshueshme, që do të thotë se jeni vazhdimisht në ndryshim. Si një shenjë fikse, Akrepi nuk ndryshon aq shumë, përkundrazi – shenjat fikse janë të ngadalta në lëvizje dhe në marrjen e vendimeve, por kur ndryshojnë, ata i përmbahen zotimeve që kanë marrë. Komunikimi duhet të bëhet në një nivel më të thellë dhe më kuptimplotë, gjë që do t'ju pëlqejë vërtet. Akrepi e vendos Mërkurin në shtëpinë tuaj të nëntë, e cila rregullon udhëtimin, edukimin dhe botëkuptimin tuaj. Shtëpia e nëntë është e mrekullueshme për shkrim dhe botim. Ka të ngjarë të planifikoni ose të shkoni në një udhëtim gjatë kësaj kohe ose të vendosni të përmirësoni njohuritë tuaja./ZËRI