
SHBA- Kemi dëgjuar histori të ndryshme në lidhje me mëyrën se si vendosin njerëzit të fitojnë para, por mënyra e Jillian Loren do ta gjente atë në haremin e Princ Brunei.
Sot Jillian Loren bën një jetë mjaft të zakonshme. Ajo është një shkrimtare e suksesshme në Los Angeles dhe është e martuar me muzikantin Scott Schreiner. Megjithatë, rinia e saj u shënua si një nga përvojat e pazakonta. Nga mosha 18-vjeçare, në periudhën nga viti 1992 deri në vitin 1995, ajo ishte një nga 40 vajzat e haremit të Princit Geoffrey, vëllait të vogël të Sulltanit të Bruneit, Hassanal Bolki.
Gjithçka nisi kur ajo ishte 18-vjeç dhe pas 6 muajsh studime vendosi të linte shkollën dhe të fitonte para duke punuar si striptiste në një klub. Një nga klientët e saj ishte në fakt një nga njerëzit më të pasur në botë, Princi Geoffrey Bolki, vëllai më i vogël i Sulltanit të Bruneit dhe ajo përfundoi në haremin e tij ku qëndroi për 18 muaj.
"Ne ishim 40 vajza. Ata na morën pasaportat. Ne nuk mund ta përdornim telefonin. Nuk mund të vije e të ikje lirisht. Ishte pallat, por ishte edhe burg. Na vëzhgonte një roje gjatë gjithë kohës", tregoi ajo.
Loren pranon se në atë kohë besonte se Princi do të ishte “shpëtimtari” i saj. Çdo mbrëmje organizoheshin festa në harem dhe më shumë se 40 gra luftonin për dashurinë e princit, disa prej të cilave ishin më pak se 16 vjeç. Loren ja doli të tërhiqte vëmendjen e princit, kështu që shumë shpejt u “ngrit” në gradën e dytë më të lartë në harem, menjëherë pas prezantueses filipinase Fiona, e cila ishte dashnorja kryesore e Princit Geoffrey.
“E dija që isha prostitutë, por disi u ndjeva si Hirushja”,-rrëfeu Loren.
Gjithçka u shua shpejt, pasi ajo la haremin për një periudhë kohore për të shkuar në Amerikë. Kur u kthye asgjë nuk ishte e njëjtë. Loren nuk kishte të njëjtin status dhe vajza të reja ishin preference e Princit. Ajo u kthye nga haremi në Nju Jork me një sërë gjerdanësh, byzylykë dhe vathë Tiffany dhe një çantë të madhe me dollarë Singapori. Jillian shkroi kujtimet e saj në librin me titullin “Jeta ime në një harem” në vitin 2010./ZËRI