Bota

I ftohti acar godet edhe veriun e Europës

Moti i ftohtë me temperatura disa gradë nën zero bllokoi për orë të tëra mbi 600 automjete në një autostradë që lidh Zaragozën në veri të Spanjës me qytete të tjera të vendit.

f.t

EVROPË- Edhe Evropa është goditur nga moti i keq. Pjesa më e madhe e Evropës Veriore është mbuluar nga dëbora dhe ngrica duke shkaktuar shqetësime të konsiderueshme. Imazhet tregojnë ngrirjen në vende të ndryshme të lumit Senë, teksa temperaturat prej të Premtes bien gjatë natës deri në minus 5 gradë Celsius.

I ftohti acar godet edhe veriun e Europës
LUMI SENA

I mbuluar nga 4 cm borë, Parisi dhe zonat përreth dhanë një alarm “portokalli” të enjten për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe problemeve serioze në qarkullim. Alarmet portokalli nënkuptojnë se moti ka një ndikim të rëndësishëm te njerëzit, pronën dhe aktivitetin në një zonë.

Moti i ftohtë me temperatura disa gradë nën zero bllokoi për orë të tëra mbi 600 automjete në një autostradë që lidh Zaragozën në veri të Spanjës me qytete të tjera të vendit. Në Belgjikën juglindore, shoferët përjetuan probleme gjithashtu.  Rrugët në Wallonia ishin nën "kodin e kuq" për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Përtej Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara, acari që ka mbërthyer vendin prej më se një jave po vijon edhe këtë fundjavë. Numri i viktimave nga moti i keq në gjithë vendit është gati 60, ndërsa dhjetëra mijëra shtëpi e biznese vuajnë mungesën e energjisë elektrike. /ZËRI

Poll

MOS HUMB