Më shumë

Guerrilasit gati të lirojnë të atin e lojtarit të Liverpool

Pengmarrja e Luis Manuel Diazit, ka shkaktuar një nga krizat më të rënda me organizatën guerile revolucionare marksiste-leniniste në procesin e negociatave.

i.h.
Guerrilasit gati të lirojnë të atin e lojtarit të Liverpool
Luiz Diaz

BRITANI E MADHE- Autoritetet kolumbiane presin që i ati i futbollistit të Liverpool Luiz Diaz, i marrë peng nga një grup guerrilas të lirohet. Ushtria Çlirimtare Kombëtare njoftoi se nuk do ta mbante më pengun pas apelit të bërë nga qeveria, si edhe reagimit të opinionit publik.

Pengmarrja e Luis Manuel Diazit, ka shkaktuar një nga krizat më të rënda me organizatën guerile revolucionare marksiste-leniniste në procesin e negociatave.

Si i ati, ashtu edhe e ëma e lojtarit, Cilenis Marulanda u rrëmbyen të shtunën pasdite në Barrancas, La Guajira.

Gruaja u lirua një orë më vonë nga pengmarrësit, që ishin 4 persona dhe lëviznin me motora. Në të gjithë Kolumbinë pati reagime të forta, ndërsa ushtria u angazhua në kërkim të autorëve të krimit. Sipas hetuesve, pengmarrësit e kishin menduar mirë këtë veprim, ndërkohë që ka pasur shqetësim se pengu do të transportohej në drejtim të Venezuelës.

Grupi guerrilas ka rreth 5000 luftëtarë dhe vepron kryesisht në rajonin e Paqësorit dhe përgjatë kufirit prej 2,200 kilometrash me Venezuelën./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB