
Le të jemi të qartë: askush nuk dëshiron të prishë ose t'i japë fund marrëdhënies së tyre. Ndarja, veçanërisht në fund të vitit është e vështirë emocionalisht dhe mendërisht. Sezoni i Akrepit nuk është më i lehtë dhe hëna e re në Akrep më 13 nëntor mund të shkaktojë vetëm probleme. Dielli na bën kokëfortë dhe Marsi na bën të kuptojmë se nuk jemi në këtë botë për të bërë kompromis. Nga fundi i muajit gjithçka fillon të marrë kuptim pasi situatat që na lëndojnë marrin fund.
"Pastrimi" po vjen, sado e vështirë të jetë për ne, veçanërisht nëse i përkisni një prej shenjave të mëposhtme :
Dashi
Ndoshta nuk e keni pasur në mendje që të ndaheni patjetër me personin që jeni, por as në këtë lidhje nuk jeni të lumtur. Pra, ju mendoni se viti po mbyllet, pse të qëndroni në një situatë që nuk ju pëlqen? Ju u përpoqët, por marrëdhënia nuk po përparon. Ju dëshironi që ky muaj të jetë pa stres. E kuptoni, sidomos pas datës 4 të muajit, kur Saturni kalon tranzit në shenjën e Peshqve, që dëshironi të rregulloni jetën tuaj dhe ajo që ju pengon është personi me të cilin jeni në një lidhje.
Akrepi
Ndjenja e këtij muaji ka të bëjë me "urgjencë". Ndiheni sikur diçka duhet bërë – diçka që nuk ka domosdoshmërisht lidhje me romancën tuaj, por do ta dëmtojë atë. Ju e ndjeni fuqimisht nevojën për ndryshim dhe nuk mund të vijë nëse nuk hiqni qafe të vjetrën. Dhe ndërsa marrëdhënia juaj nuk i përket domosdoshmërisht "të vjetrës", ajo është e lidhur pazgjidhshmërisht me të.
Tani, ju nuk i toleroni pengesat dhe gënjeshtrat. Kur Afërdita në Virgjëreshë formon një treshe me Plutonin në Bricjap në datën 6, ju do të jeni në gjendje t'i jepni një shtysë besimit tuaj. Kjo do të thotë që nëse jeni në mes të një ndarjeje ose sapo po filloni një... do të mund ta kaloni pa pasur krizë nervore. Asgjë nuk është e lehtë, por do t'ia dilni.
Bricjapi
Ndarja është gjëja e fundit që dëshironi. Megjithatë, me afrimin e fundit të vitit, nuk mund të qëndroni më të qetë. Duhet të dini se psikologjikisht mund ta përballoni dhe ideja e zvarritjes është vetëm diçka që do të shtojë stresin. Nëse problemi juaj më i madh ka qenë komunikimi i dëshirave tuaja, do të zbuloni se momenti juaj do të vijë më 9 nëntor, kur Mërkuri të hyjë në Shigjetar. Me këtë tranzit fitoni dhuntinë e komunikimit dhe kjo është ajo që ju duhet për të vazhduar me ndarjen. Varet nga ju që të mos e shtyni dhe ta shihni deri në fund. Çdo gjë do të bëhet sipas jush, nëse vërtet e dëshironi./Zëri.ai