Qytetërim

Ditëlindja e vajzës kthehet në arenë ‘lufte’ për Chiarën dhe Fedez, nëna e reperit ndërhyn mes tyre

Të dy ata kanë postuar foto nga festa e Vittorias, por nuk janë shfaqur në asnjërën prej tyre bashkë dhe siç ka ndodhur që pas ndarjes, pa treguar fytyrat e fëmijëve të tyre

E.K
Ditëlindja e vajzës kthehet në arenë ‘lufte’
Chiara dhe Fedez

ITALI- Ndarja e Chiara Ferragnit dhe Fedez tashmë duket të jetë një realitet, ndërsa kriza është cilësuar një nga më të fortat që çifti ka pasur.

Së fundi Chiara dhe Fedez, dyshohet se kanë pasur një konflikt gjatë festës së ditëlindjes së vajzës së tyre, e cila dy ditë më parë festoi 3-vjetorin e saj.

Vogëlushja mbushi tre vjeç dhe të shtunën më 23 mars, për të u organizua një festë në një ambient të Citylife, në Milano. Sipas asaj që raporton 'Corriere della Sera', në fund të festës ka pasur një përplasje mes prindërve të vogëlushes që duket se ka shkatërruar gjithë gëzimin e asaj dite.

Çifti është përballur me dy ditëlindjen e fëmijëve në muajin e fundit, që i kanë gjetur të ndarë.

Të dy ata kanë postuar foto nga festa e Vittorias, por nuk janë shfaqur në asnjërën prej tyre bashkë dhe siç ka ndodhur që pas ndarjes, pa treguar fytyrat e fëmijëve të tyre. 

Nëse festa, gjykuar nga fotot, do të ishte paqësore të paktën për fëmijët, nuk ka qenë e tillë për prindërit e tyre. Fedez mesa duket është larguar i shoqëruar nga asistentja e tij, pasi ka debatuar me gruan e tij. Sipas medias italiane, ka qenë nëna e tij, Tatiana, ajo që e ndoqi dhe u përpoq ta qetësonte. "Federico mjafton”, i ka thënë ajo, duke u përpjekur që të qetësojë gjakrat mes çiftit që përflitet në process divorci.

Pak ditë para ditëlindjes së fëmijëve Chiara Ferragni foli për rëndësinë e të vegjëlve në jetën e saj. “Vërtet, në këto momente të qenit prind të shpëton pak jetën”, ka shkruar influencuesja duke publikuar një sërë Stories në Instagram që e portretizojnë atë bashkë me fëmijët. Duke iu përgjigjur një ndjekësi, ajo foli edhe për momentin e krizës, duke shkruar: “Fatkeqësisht nuk është zgjedhja ime”.

Sipërmarrësja dixhitale ka rifilluar dialogun me ndjekësit e saj muajt e fundit: “Këto janë ditë vërtet të vështira për një sërë arsyesh, por ju vërtet më ndihmoni shumë, jeni gjithmonë pranë meje dhe kjo gjë nuk kalon pa u vënë re, faleminderit”.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB