
shqiperia
SUEDI- Është publikuar formacioni zyrtar, me të cilën Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të përballet në ndeshjen miqësore me Suedinë.
Skuadrat do të zbresin në fushë në orën 19:00, në një ndeshje miqësore. Ashtu siç pritej, trajneri brazilian ka bërë ndryshime në formacionin e kuqezinjve.
Ndeshja e fundit direkte ka përfunduar 4-1 në favor të suedezëve, takim ky i luajtur në vitin 2009. Sfida e sotme do të mbahet në Friends Arena (Solna), në një stadium që ka kapacitet rreth 50 mijë vendesh.
Shqipëria do të hedhë në fushë që nga minuta e parë këto lojtarë: Strakosha, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Broja./ZËRI
Poll