Më shumë

Disiplina/ ‘Masakrohet’ Flamurtari, pezullohet zyrtari i Kukësit, vendimet e javës të fundit të futbollit

Komisioni i Disiplinës ka marrë në total 95 vendime për javën e fundit të aktiviteteve sportive.

D.XH
Disiplina/ ‘Masakrohet’ Flamurtari, pezullohet zyrtari i
FSHF

TIRANË – Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka dalë me vendime, në lidhje me aktivitetet e javës së fundit, në futbollin shqiptar. Për shkak të hedhjes në fushë të sendeve të forta, skuadra e Kukësit është dënuar me gjobë, ndërsa zyrtari i ekipit Naim Halili është pezulluar me 5 ndeshje nga aktiviteti.

Dënime të ashpra ka pasur për Flamurtarin, që luan në Kategorinë e Parë. Për vlonjatët ka gjobë 50 mijë lekë, e aplikueshme 50 përqind dhe pezullim të dy zyrtarëve. Flamurtari është ankuar për gjykimin në sfidën, që përfundoi barazim 1:1 në Elbasan. Në Vlorë, këtë të premte është zhvilluar edhe një takim, ku është diskutuar për të ardhmen dhe rrugëtimin që do të marrë klubi bregdetar. Ndërsa, Flamurtari i futbollit të sallës është dënuar me 4 ndeshje pa prani të tifozëve dhe në fushë asnjëanëse, pas dhunës të shkaktuar nga tifozët në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Gjithashtu, ka humbje në tavolinë dhe një gjobë të reduktar për kuqezinjtë.

"Flamurtari FC Futsal, për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të KF Vllaznia Futsal, duke sjellë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 6/3/d, 8/1, 16/1 dhe 17/1/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse. Në zbatim të nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%", thuhet në njoftim. Disiplina duket se ka qenë e mbingarkuar me punë, sepse javën e fundit janë marrë plot 95 vendime.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1.FK Kukesi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe hyrjen e spektatorëve në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/a dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

2. Zyrtari i FK Kukesi, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

5. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

6. Zyrtari i Flamurtari FC, Erion Dine, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti

7. Zyrtari i Flamurtari FC, Andi Ribaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

8. Zyrtari i KF Tirana U-19, Gazmend Xhepa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

9. AF Elbasani U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Abissnet Superiore U-21, kunder FK Kukesi U-21, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

10. Zyrtari i KF Vllaznia U-15, Denis Zmijani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

11. Flamurtari FC Futsal, për dhunën e ushtruar ndaj lojtarëve të KF Vllaznia Futsal, duke sjellë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 6/3/d, 8/1, 16/1 dhe 17/1/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë dhe në fushë asnjanëse.

Në zbatim të nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%./ZËRI/

Poll

MOS HUMB