LIVE UPDATES

Vrau Arben Lleshin në qeli/ Mjacaj tregon arsyen! Prokuroria s'bindet. Mister si u fut arma në burg

➤Zbardhet dëshmia e Sokol Mjacajt, autorit të vrasjes së Arben Lleshit brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. ➤ Para hetuesve Mjacaj ka deklaruar se Lleshin e ka vrarë pasi kishte konflikte me të, shkak për sherrin sipas Mjacajt, është bërë fakti se Arben Lleshi nuk e ka pranuar në sektor. ➤ Por kjo dëshmi e tij nuk i ka bindur hetuesit, të cilët kanë dyshime se vrasja mund të jetë bërë me pagesë. ➤ Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici 18 punonjës të burgut të Peqinit, mes të cilëve dhe drejtori. ➤ Ata po merren në pyetje. ➤ Sa i përket armës së krimit Mjacaj thotë se e ka siguruar rreth një muaj para krimit, duke rrëzuar kështu versionin se ajo është futur me dron, siç u raportua më parë.

8 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Vrau Arben Lleshin në qeli/ Prokuroria: Sokol Mjacaj e mbajti armën në dhomën e burgut! S'u kontrollua

Vrau Arben Lleshin në qeli/ Mjacaj tregon arsyen! Prokuroria s'bindet.
Sokol Mjacaj dhe Arben Lleshi

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar këtë të shtunë në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar një ditë më parë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ku Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Sipas Prokurorisë Sokol Mjacja e ka mbajtur armën e zjarrit rreth 20 ditë në qelinë e tij dhe në ambientet e jashtme të ajrimit. Këtu sipas organit të akuzës është bërë dhe shkelja nga ana e punonjësve të burgjeve, të cilët kanë shkelur rregullat duke mos e kontrolluar Mjacjan gjatë hyrje-daljeve të tij nga qelia në ajrim dhe anasjelltas.

Pas krimit thotë Prokuroria, Mjacja ka tentuar të mbajë peng punonjësit e burgut dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg. Po ashtu akuze thekson se pas ngjarjes, burgu i Peqinit nuk ka lajmëruar sallën operative të Policisë së Elbasanit, siç duhet të ishte procedura normale.

“Në vijim të veprimeve hetimore ka dyshime të bazuara se nga punonjësit e shërbimit, nuk janë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme. Gjithashtu gjatë transferimit nga ambjentet e godinës të emërtuar si 41 biz ku ka qënë i akomoduar për në godinën B të sigurisë së lartë ku është akomoduar së fundmi i dënuari Sokol Mjaca rezulton se nuk është kryer procedura standarte e kontrrollit fizik dhe të sendeve personale si parashikon skema e sigurisë, si dhe nga ana e autoriteteve të informacionit të burgut nuk është njoftuar ngjarja e ndodhur në orën 13:52 të datës 15.12.2023 në sallën operative të DVP Elbasan apo Komisariatin e Policisë Peqin”, thotë Prokuroria.

Ndërkohë akuze ka bërë me dije dhe akuzat që tashmë rëndojnë mbi Sokol Mjacjan.

“Sokol Mjaçaj alias Mjacaj, i biri i Fran dhe i Tone, i dtl.14.02.1995, lindur dhe banues në Shkodër, Nj. Adm. Shalë, arsimi 9 vjeçar, profesioni i papunë, gjendja civile beqar, gjëndja gjyqësore i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në IEVP Peqin, si i dyshuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” nga të cilat njëra e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëmëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuara nga nenet 79 pika dh e 22, 278/1 dhe 324/a/2 të Kodit Penal”, bën me dije Prokuroria e Elbasanit.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionitë të Përgjithshëm Elbasan ka rregjistruar procedimin penal nr.1549 dt.15.12.2023 për veprat penale të “Vrasja në rrethana cilësuese” nga e cila një e mbetur në tentativë, “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” të parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 248 dhe 324/a/2 i K.Penal.
Nga kryerja e veprimeve hetimore deri në këto momente rezulton se,
Në datë 15.12.2023 rreth orës 13:52 në ambjentet e regjimit të brendshëm të IEVP Peqin, shtetasi (i dënuar me burgim përjetshëm, i caktuar me vendim gjykate siguri e lartë) Sokol Mjaca me armë zjarri pistoletë ka gjuajtur në drejtim të shtetasit (të dënuar) Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja, duke lënë të vdekur në vend viktimën Arben Lleshi dhe plagosur viktimën Indrit Shaqja. Më pas ky shtetas ka kanosur me armë zjarri në dorë punonjësit e shërbimit si dhe më pas është izoluar me armë në dorë në ambjentet e takimeve me familjarët në këtë burg. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruara një armë zjarri, 5 gëzhoja, si dhe dy predha të dëmtuara.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, konkretisht kqyrje e vendit të ngjarjes, deklarimeve të marra, pyetjes së personit nën hetim Sokol Mjaca dhe akteve shkresore të administruara deri në këto momente, arma e zjarrit është futur në IEVP Peqin dhe më pas është mbajtur në dhomë nga i dënuari Sokol Mjaca për një kohë rreth 20 dite. Gjithashtu kjo armë dyshohet të jetë mbajtur prej tij dhe në ambjetet e përbashkëta në këtë burg (ajrim, apo rregjimi brendshëm).
Në vijim të veprimeve hetimore ka dyshime të bazuara se nga punonjësit e shërbimit, nuk janë përmbushur detyrat funksionale, pasi nuk kanë kryer kontrollin fizik, që konsiston dalja e të dënuarit nga dhoma për ajrim dhe kthimin nga ajrimi për në dhomë në ditën e ngjarjes si dhe në ditët e mëparshme. Gjithashtu gjatë transferimit nga ambjentet e godinës të emërtuar si 41 biz ku ka qënë i akomoduar për në godinën B të sigurisë së lartë ku është akomoduar së fundmi i dënuari Sokol Mjaca rezulton se nuk është kryer procedura standarte e kontrrollit fizik dhe të sendeve personale si parashikon skema e sigurisë, si dhe nga ana e autoriteteve të informacionit të burgut nuk është njoftuar ngjarja e ndodhur në orën 13:52 të datës 15.12.2023 në sallën operative të DVP Elbasan apo Komisariatin e Policisë Peqin.
Mbi këtë bazë nga policia gjyqësore është arrestuar në flagrancë shtetasi:
• Sokol Mjaçaj alias Mjacaj, i biri i Fran dhe i Tone, i dtl.14.02.1995, lindur dhe banues në Shkodër, Nj. Adm. Shalë, arsimi 9 vjeçar, profesioni i papunë, gjendja civile beqar, gjëndja gjyqësore i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në IEVP Peqin, si i dyshuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” nga të cilat njëra e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arëmëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të parashikuara nga nenet 79 pika dh e 22, 278/1 dhe 324/a/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu me Vendim të Prokurorit të çështjes është urdhëruar ndalimi si te dyshuar për nje krim dhe konkretisht të shtetasve:
1. K.H, me detyrë drejtori i IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marrë masat e duhura ligjore për menaxhimin e sigurisë në burg duke cenuar rëndë sigurinë në këtë institucion.

2. Q.M, me detyrë Shef regjimi, të godinës 41 Bis, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka respektuar detyrimet ligjore të përcaktuara në skemën sigurisë së burgut për kryerjen e kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj nga godina e 41 bis në sektorin B.

3. N.Gj. me detyrë ish shefi i sigurise të IEVP Peqin pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar hyrjen në rregjimin e brendshëm të armës së zjarrit me të cilën është kryer vrasja.

4. A.D., me detyrë Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar detyrën e tij duke mos njoftuar Sallën operative të Policisë së Shtetit për ngjarjen e ndodhur.

5. I.B., me detyrë punonjës sherbimi Godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

6. F.M., me detyrë polic shërbimi tek godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

7. F.P, me detyrë polic shërbimi, pergjegjes sektori kati i parë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të denuarit Sokol Mjacaj.

8. V.Sh., me detyrë shef regjimi godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka marre masat e nevojme per te garantuar respektimin e procedurave të kontrollit në sektorin që ai drejton.

9. G.M, me detyrë shërbim në kollonë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

10. K.H, me detyrë punonjës i rolit bazë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

11. E.Ç, me detyrë polic shërbimi, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

12. I.D, me detyrë punonjës roli bazë, godina B, IEVP Peqin, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim i detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi nuk ka ushtruar procedurën e detyrueshme të kontrollit të dënuarit Sokol Mjacaj.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë cënoi rëndë sigurinë në burgjet e vendit duke përbërë një skandal të paprecedentë. Sokol Mjacaj e ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marr peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet pasi u garantua se nuk do të vritej.

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Bis”, por me sa duket kishte dhe një mision për të kryer. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabitur makinën Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit./ZËRI

1 VITE ME PARE

FOTO- Ky është lloji i armës që u përdor për vrasjen e Arben Lleshit

Vrau Arben Lleshin në qeli/ Mjacaj tregon arsyen! Prokuroria s'bindet.
Arben Lleshi dhe Sokol Mjacaj

PEQIN- Një ditë nga ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, detaje të reja janë zbuluar rreth vrasjes së Arben Lleshit.

ZËRI ka siguruar llojin e armës që i dënuari Sokol Mjacaj përdori për të ekzekutuar brenda qelisë Arben Lleshin. Bëhet fjalë për një armë zjarri 'Luger 38'.

Vrau Arben Lleshin në qeli/ Mjacaj tregon arsyen! Prokuroria s'bindet.
Luger 38

Dyshohet se arma e përdorur nga Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit është futur e plotë dhe dorazi. Mjacaj ka deklaruar se e ka vrarë Arben Lleshin pasi kishte një konflikt me të dhe se armën e krimit e ka siguruar rreth një muaj më parë.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë cënoi rëndë sigurinë në burgjet e vendit duke përbërë një skandal të paprecedentë. Sokol Mjacaj e ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marr peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet pasi u garantua se nuk do të vritej.

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Bis”, por me sa duket kishte dhe një mision për të kryer. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabitur makinën Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit./ZËRI

1 VITE ME PARE

U plagos në burgun e Peqinit/ Indrit Shaqja në spitalin e QSUT, familjarët nuk e vizitojnë

Vrau Arben Lleshin në qeli/ Mjacaj tregon arsyen! Prokuroria s'bindet.
Indrit Shaqja

TIRANË-Indrit Shaqja, i cili mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në burgun e Peqinit ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Shaqja po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e burgut në QSUT.

Edhe pse konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë, jashtë ambienteve të spitalit të burgut në QSUT, ku mbahet Indrit Shaqja nuk ka forca shtesë policie. Ndërkohë që prej pasdites së djeshme, asnjë familjar i tij nuk është paraqitur për t’u interesuar për gjendjen e të plagosurit.

Indrit Shaqja ndodhej në të njëjtën qeli me Arben Lleshin. I dënuari Sokol Mjacaj është afruar në dritaren e derës së qelisë ku ndodheshin Shaqja dhe Lleshi, duke qëlluar me tre plumba. Lleshi ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë, ndërsa nga plumbat mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja./ZËRI

1 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Arben Lleshit/ Merren në pyetje të afërm të familjes Hoxha! Dyshohet për gjakmarrje

Vrau Arben Lleshin në qeli/ Mjacaj tregon arsyen! Prokuroria s'bindet.
Arben Lleshi

TIRANË- Katër familjarë të Agim Hoxhës janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje nga Policia në lidhje me ekzekutimin e Arben Lleshit brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin nga Sokol Mjacaj. Dyshohet vrasje me pagesë për gjakmarrje pasi familja Hoxha dhe LLeshi ishin në një sagë të gjatë hakmarrjeje që deri më tani ka marrë 4 jetë (5 nëse konfirmohet se vrasja e Lleshit është bërë me urdhër të tyre). Pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë. 

Si nisi hakmarrja?

Gjithçka nisi në Britaninë e Madhe, ku pas një sherri që dyshohet për pazare droge u vra Agim Hoxha. Vrasësi i tij ishte Arben Lleshi. Hoxha dhe Lleshi kishin një miqësi të hershme së bashku, e cila datonte që prej fëmijërisë së tyre, por u kris. Shkak dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës. Agim Hoxha u vra në Britaninë e Madhe dhe më pas trupi iu dogj brenda makinës.

Autoritetet britanike e gjetën fajtor Lleshin për ngjarjen dhe e dënuan me 32 vite burg. Pas ekstradimit drejt Shqipërisë, ai kishte për të kryer dhe 28 vite të mbetura, të cilat këtë të premte nuk i çoi deri në fund pasi u ekzekutua nga Sokol Mjacaj.

Pavarësisht se drejtësia e tha fjalën e saj, familja Hoxha kishte tjetër skenar në mendje. Të niste hakmarrjen, e cila deri më tani ka regjistruar katër viktima. (5 nëse konfirmohet se vrasja e Lleshit erdhi me urdhër të tyre).

Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi. Atij iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’. Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel. Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz, ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo kohë nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.

Hakmarrjet vijuan. Me Arben Lleshin në burg, familja Hoxha priti që Klevis Hoxha, djali i Xhavit Lleshit, të ekzekutuar në vitin 2013 të rritej dhe të vijonin sagën e hakmarrjes. Klevisit, atëherë 22 vjeç i erdhi radha. Ai u mor peng në qendër të Burrelit dhe më pas u zhduk. Derisa dy vite më parë eshtrat e tij u gjetën të groposura në Mamurras. Gishtin i fajtorëve në të gjitha rastet u drejtua nga familja Hoxha.

Me sa duket vrasja e Arben Lleshit, do të jetë dhe pika e fundit e njjë sage të pamëshirshme hakmarrjeje që nga Britania e Madhe u shtri dhe u finalizua në Shqipëri.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë cënoi rëndë sigurinë në burgjet e vendit duke përbërë një skandal të paprecedentë. Sokol Mjacaj e ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marr peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet pasi u garantua se nuk do të vritej.

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Bis”, por me sa duket kishte dhe një mision për të kryer. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabitur makinën Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Arben Lleshit në qeli, ndalohet drejtori i burgut të Peqinit

Vrau Arben Lleshin në qeli/ Mjacaj tregon arsyen! Prokuroria s'bindet.
foto ilustruese

PEQIN- Në lidhje me ngjarjen e rëndë në burgun e Peqinit, është ndaluar nga policia drejtori i burgut Kamber Hoxha dhe 12 zyrtarë. Zyrtarët e ndalur, akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë marrë masa për kontrollin në burg.

Shoqërimi është bërë për faktin se në burg nuk punonte për një kohë të gjatë skaneri, por edhe disa kamera sigurie. Zyrtarët e ndalur, akuzohen se nuk kanë marrë masa për kontrollin në burg. Dyshohet se arma e përdorur nga Sokol Mjacaj për vrasjen e Arben Lleshit është futur e plotë dhe dorazi.

Njoftimi i policisë së Elbasanit:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, në IEVP Peqin, ku shtetasi Sokol Mjaçaj vrau me armë zjarri, shtetasin Arben Lleshi, plagosi shtetasin Indrit Shaqja (të tre këta shtetas vuanin dënimin me burgim të përjetshëm në IEVP Peqin), i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve, si dhe kanosi me këtë armë, punonjësit e shërbimit në këtë IEVP, ju informojmë se:

Nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan u ekzekutua urdhri i prokurorit, për kryerjen e arrestimit në flagrancë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, të shtetasit Sokol Mjaçaj, 28 vjeç.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit, në bashkëpunim me ata të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve, ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të shtetasve:

-K. H., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IEVP Peqin;

-Q. M., 60 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i Policisë së IEVP Peqin;

-N. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-shef i Policisë së IEVP Peqin;

-V. Sh., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef regjimi në IEVP Peqin;

-A. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë specialist i informacionit në sallën operative të IEVP Peqin;

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë cënoi rëndë sigurinë në burgjet e vendit duke përbërë një skandal të paprecedentë. Sokol Mjacaj e ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marr peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet pasi u garantua se nuk do të vritej.

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Bis”, por me sa duket kishte dhe një mision për të kryer. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabitur makinën Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrasja e Arben Lleshit/ SKANDAL në burgun e Peqinit, skaneri dhe disa kamera s'punonin!

Vrau Arben Lleshin në qeli/ Mjacaj tregon arsyen! Prokuroria s'bindet.
Arben Lleshi

TIRANË- Skaneri dhe disa kamera sigurie në burgun e Peqinit nuk funksiononin prej disa ditësh, duke lehtësuar kështu futjen e armës brenda burgut të sigurisë së lartë. Armë që do të përdorej nga Sokol Mjacaj për të ekzekutuar një ditë më parë brenda qelisë së tij Arben Lleshin. Kjo ka sjellë dhe shoqërimin në polici të drejtorit të burgut të Peqinit Kamber Hoxha dhe 12 vartësve të tij. 

Raportohet se referuar dëshmisë së tij të dhënë para prokurorëve, Mjacaj ka deklaruar se e ka vrarë Arben Lleshin pasi kishte një konflikt me të dhe se armën e krimit e ka siguruar rreth një muaj më parë. Shkak për sherrin referuar dëshmisë së Mjacaj është bërë fakti se Lleshi se ka pranuar në sektor. 

Por kjo alibi e tij nuk është bindëse për Prokurorinë, e cila ka dyshime se vrasja është bërë me pagesë dhe se Mjacaj nuk ka vepruar i vetëm. Dy muaj para ngjarjes, Sokol Mjacaj kishte takuar dy familjarë të tij ndërsa Arben Lleshi prej tre vitesh nuk kishte kontakte me familjen. 

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë cënoi rëndë sigurinë në burgjet e vendit duke përbërë një skandal të paprecedentë. Sokol Mjacaj e ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marr peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet pasi u garantua se nuk do të vritej.

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Bis”, por me sa duket kishte dhe një mision për të kryer. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabitur makinën Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Bashkëpunuan me Sokol Mjacaj? Shoqërohen 13 punonjës të burgut të Peqinit

Vrau Arben Lleshin në qeli/ Mjacaj tregon arsyen! Prokuroria s'bindet.
Arben Lleshi

PEQIN- Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e Sigurisë së lartë në Peqin, ku u vra i dënuari Arben Lleshi, 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues janë shoqëruar në Polici.

Të shoqëruar janë gardianë dhe civilë që dyshohet së kanë bashkëpunuar me të dënuarin, Sokol Mjacaj për futjen e armës në ambientet e burgut.

Të ndaluar për “shpërdorim detyre” :

-Drejtori i burgut, Kamber Hoxha 59 vjeç
-Shefi i policisë së burgut Qani Muç, 60 vjeç
-Ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali, 54 vjeç
-Shefi i regjimit në burg Vilson Shima, 37 vjeç
-Specialisti i informacionit në sallën operative të burgut Arben Dulellari, 52 vjeç
-3 policë shërbimi Ilir Balla, 46 vjeç, Florene Mile, 43 vjeç, Fatos Pire, 50 vjeç, 
-4 policë të burgut Genci Muça, 49 vjeç, Klement Haka, 44 vjeç, Erjon Çila, 36 vjeç, Indrit Dubali, 41 vjeç

Sipas dëshmive, arma dyshohet se ka hyrë në ambientet e burgut rreth 1 muaj më parë dhe Mjacaj ka pritur momentin për të vrarë Arben Lleshin. Ndryshe nga sa pretendon Mjacaj në dëshminë e tij, vrasja dyshohet të jetë bërë me pagesë.

Çfarë ndodhi dje?

Ngjarja e rëndë cënoi rëndë sigurinë në burgjet e vendit duke përbërë një skandal të paprecedentë. Sokol Mjacaj e ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marr peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet pasi u garantua se nuk do të vritej.

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Bis”, por me sa duket kishte dhe një mision për të kryer. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabtitur makinën Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrau Arben Lleshin brenda qelisë/ Zbardhet DËSHMIA e Sokol Mjacajt! Si e siguroi armën?

Vrau Arben Lleshin në qeli/ Mjacaj tregon arsyen! Prokuroria s'bindet.
Arben Lleshi dhe Sokol Mjacaj

TIRANË- Dalin detaje të reja nga vrasja e një dite më parë e Arben Lleshit brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Raportohet se referuar dëshmisë së tij të dhënë para prokurorëve, Mjacaj ka deklaruar se e ka vrarë Arben Lleshin pasi kishte një konflikt me të dhe se armën e krimit e ka siguruar rreth një muaj më parë. Shkak për sherrin referuar dëshmisë së Mjacaj është bërë fakti se Lleshi se ka pranuar në sektor. 

Por kjo alibi e tij nuk është bindëse për Prokurorinë, e cila ka dyshime se vrasja është bërë me pagesë dhe se Mjacaj nuk ka vepruar i vetëm. Aktualisht në polici janë të shoqëruar 18 punonjës të burgut. Dy muaj para ngjarjes, Sokol Mjacaj kishte takuar dy familjarë të tij ndërsa Arben Lleshi prej tre vitesh nuk kishte kontakte me asnje familjar. 

Poll

MOS HUMB