Vrasja e Arben Lleshit brenda qelisë në Peqin, FNSH kontrolle në burgjet e sigurisë së lartë

KORÇË- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mësyrë mbrëmjen e kësaj të premteje në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë. Raportohet se kontrollet kanë të bëjnë me sigurinë në burgje pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Peqin, ku Arben Lleshi u ekzekutua me armë zjarri brenda qelisë nga Sokol Mjaçja. Efektivët e FNSH-së po kërkojnë për sende të jashtëligjshme dhe armë zjarri.
Përveç kontrolleve të imtësishme në burgun e Drenovës, mësohet se kontrolle janë duke u zhvilluar edhe në burgjet e sigurisë së lartë në të gjithë vendin.
Çfarë ndodhi sot?
Ngjarja e rëndë cënoi rëndë sigurinë në burgjet e vendit duke përbërë një skandal të paprecedentë. Arma që i nevojitej Mjaçajt për të ekzekutuar Arben Lleshin u soll në burg me dron. Pasi ka marrë armën në zonën e ajrimit ai i ka thërritur Arben Lleshit tre herë, në momentin që ky i fundit ka dalë në dritare e ka ekzekutuar me tre plumba, një prej të cilëve në qafë duke rezultuar dhe më fatali.
Pas ngjarjes ai ka tentuar të marr peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet pasi u garantua se nuk do të vritej.
Sokol Mjaçaj po merret në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, por ende nuk ka rrëfyer se kush e urdhëroi dhe kush e ndihmoi nga brenda burgut. Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë.
Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Bis”, por me sa duket kishte dhe një mision për të kryer. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabtitur makinën Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit./ZËRI
U ekzekutua brenda qelisë së tij nga Sokol Mjaçaj, Arben Lleshin tentuan ta vrasin edhe 5 vite më parë

TIRANË- Arben Lleshi, i cili u ekzekutua këtë të premte me armë zjarri brenda qelisë së tij nga Sokol Mjaçaj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin është tentuar të vritet dhe më parë. Raportohet se në vitin 2018 ai u plagos me thikë, por ngjarja u mbyll si një sherr mes të burgosurish dhe jo si një tentativë vrasjeje.
Llleshi ndodhej në burg pasi akuzohej nga drejtësia britanike për vrasjen e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe. Pas vrasjes, Lleshi e ka marrë trupin e të ndjerit, e ka futur brenda makinës së tij dhe i ka vënë flakën, duke e shkrumbuar. Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë prishja e pazareve të drogës. Lleshi u ekstradua në Shqipëri kishte për të vuajtur 28 vite burg nga 31 që kishte në total. (Vrasja e Hoxhës solli një sage hakmarrjeje mes dy familjave).
Arma që i nevojitej Mjaçajt për ta ekzekutuar u soll në burg me dron. Mister mbetet se si askush nuk pikasi asgjë duke cënuar rëndë sigurinë. Pasi ka marrë armën në zonën e ajrimit ai i ka thërritur Arben Lleshit tre herë, në momentin që ky i fundit ka dalë në dritare e ka ekzekutuar me tre plumba, një prej të cilëve në qafë duke rezultuar dhe më fatali.
Pas ngjarjes ai ka tentuar të marr peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet pasi u garantua se nuk do të vritej.
Sokol Mjaçaj po merret në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, por ende nuk ka rrëfyer se kush e urdhëroi dhe kush e ndihmoi nga brenda burgut. Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë.
Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Bis”, por me sa duket kishte dhe një mision për të kryer. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabtitur makinën Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit./ZËRI
Vrasja në burgun e Peqinit, VOA: Cenim i rëndë i sigurisë

Në Shqipëri, një i dënuar, Arben Lleshi dhe një tjetër Ilir Shaqja, u qëlluan sot me armë në mjediset e burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Autor i ngjarjes rezulton të ketë qenë i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj. Lleshi humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa Shaqja, mbeti i plagosur. Të dy ishin po ashtu të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Ngjarja ka ndodhur ndërsa një pjesë e të burgosurve ndodheshin jashtë qelisë, në zonat e ajrimit. Mes tyre edhe Mjacaj, i cili sipas të dhënave ende jo zyrtare dyshohet të jetë afruar të dritarja e qelisë së Lleshit, të cilin e ka thirrur me emër. Në momentin që ai është shfaqur, drejt tij Mjacaj mësohet të ketë qëlluar me disa plumba, njëri prej të cilëve ka kapur në këmbë të dënuarin tjetër Shaqja, i cili ndodhej në qeli me të. Mjacaj më pas,sipas burimeve, është tërhequr në një mjedis të brendshëm dhe vetëm pas bisedimeve të gjata me autoritetet e burgut, është vetëdorëzuar.
Ndërsa kanë kaluar shumë orë nga ngjarja, ende autoritetet nuk kanë dhënë asnjë njoftim, të paktën për dinamikën e ngjarjes, e cila shënon një cënim të rëndë të sigurisë, në një prej burgjeve që duhet të garantojë elementët më të lartë të saj, edhe sepse në këtë institucion penitenciar, vuajnë dënimin persona të akuzuar për vepra penale me rrezikshmëri të madhe.
Pikëpyetja kryesore lidhet me faktin se si është arritur të futet një armë zjarri, në një burg të sigurisë së lartë. Dyshimet e para janë ato të përdorimit të mundshëm të një droni, që i ka shpëtuar vëzhgimit të rojeve që mbikqyrin perimetrin e jashtëm, por që sërish do të kërkonte bashkëpunim edhe nga brenda vetë burgut.
Ndërsa mbeten të paqarta motivet, një nga pistat kryesore mendohet të jetë ajo e një vrasjeje me pagesë.
Në vitin 2016, Mjacaj, vrau gjatë një grabitjeje, dy turistë çekë. Të dënuarit e tjerë që u qëlluan prej tij, ishin akuzuar po ashtu për vrasje. Lleshi kishte vrarë një shqiptar në Britaninë e Madhe në vitin 2012, ndërsa Shaqja është autor i vrasjes së dy grave të moshuara në Durrës, në vitin 2016, gjatë një grabitjeje./VOA
Krimi në Burgun e Peqinit, Mjaçaj kërkonte siguri për jetën! Armën e hodhi pasi iu dha 'besa'

TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Arben Lleshit nga Sokol Mjaçja në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin. Mësohet se autori i ngjarjes pas kryerjes së krimit nuk ka pranuar të dorëzohet duke bërë rezistencë pasi ka kërkuar siguri për jetën. Kështu negociatat kanë nisur pas mbërritjes aty të drejtorit të Burgut të Peqinit, i cili e ka garantuar se nuk do të vritet.
Pas kësaj, Sokol Mjaçjes i janë hedhur prangat brenda qelisë ku ishte futur dhe ai i ka vënë vetë në duar, më saktë ka prangosur njërën dorë ndërsa tjetrën e ka lidhur tek hekurat e qelisë. Më pas ka hedhur në tokë pistoletën me mulli me të cilën ekzekutoi Arben Lleshin. Në këtë moment është bërë e mundur ndërhyrja e Policisë së Burgjeve, e cila e ka arrestuar.
Pas kësaj, Mjaçaj është dërguar nën masa të rrepta sigurie në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Ende po merret në pyetje, por ende nuk ka treguar se kush pagoi për vrasjen e Arben Lleshit? Kush e ndihmoi të fuste armën? A kishte bashkëpunëtorë brenda burgut?
Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Arma e krimit është futur në ambientet e burgut me dron.
Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Biss”, por me sa duket kishte dhe një mission për të kryer. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabtitur makinën Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit./ZËRI
'O Arben', Mjaçaj i thërriti Lleshit, sa doli në dritaren e qelisë e vrau!

TIRANË- Arben Lleshi është vrarë brenda qelisë së tij këtë të premte në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin. Ai është thirrur tre herë nga autori i ngjarjes Sokol Mjaçaj, i cili qëndronte në ambientet e ajrimit, sapo Lleshi ka dalë në dritare është qëlluar duke marrë katër plumba në trup, më fatali prej të cilëve në qafë.
Detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë i ka dhënë vetë Sokol Mjaçaj, i cili në këto momente po merret në pyetje nga prokurorët në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit. Pas ngjarjes Sokol Mjaçaj ka hyrë në ambientet ku kryen takimet e të burgosurve me familjarët dhe ka marrë peng personat që ndodheshin aty.
Në fillim ai i ka bërë rezistencë efektivëve të burgut, por pas mbërritjes së RENEA-s është dorëzuar. Deri më tani shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Arma e krimit është futur në ambientet e burgut me dron.
Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Bis”, por me sa duket kishte dhe një mission për të kryer. Vrasësi Sokol Mjacaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabtitur makinën Sokol Mjaçaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit./ZËRI
Vrasja dhe plagosja në burgun e Peqinit, Ulsi Manja: Presim hetimet...familjarët e të dënuarve të rrinë të qetë

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka dalë në një prononcim për mediat fill sapo ka dalë nga ambientet e burgut të Peqinit. Para kamerave, ministri ka kërkuar nga gazetarët që mos t’i bëjnë pyetje për dinamikën e ngjarjes apo sesi u fut arma e zjarrit në burgun e Peqinit, pasi më shumë detaje lidhur me ngjarjen do të japin hetuesit. Megjithatë dha një mesazh për të gjithë familjarët e të dënuarve, duke i garantuar se situata dhe rendi jo vetëm në Peqin, por në të gjitha burgjet e vendit, është nën kontroll.
"Nuk do të bëj një dinamikë të ngjarjes, do të bëj një deklaratë të shkurtër lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Dua të ngushëlloj familjarët e të dënuarit që kanë humbur jetën. Situata e rendit është nën kontroll. Autori është dorëzuar dhe është vendosur në dispozicion të prokurorit. Në asnjë moment nuk është cënuar jeta e gardianëve. Unë jam ministër i Drejtësisë dhe nuk jam prokurori. Janë çështje që i përkasin hetimit. Nuk dua ta cënoj hetimin do të ketë një komunikim për opinionin publik. Sokol Mjaçaj ka qenë duke vuajtur dënimin në Peqin. Kemi dhe regjim të posaçëm. Pasi del urdhëri i ministrit. Ka një procedurë për vendosjen e një personi në regjimin e posaçëm. Edhe mënyra e komunikimit ka një procedurë. Kjo është ajo që kam për të komunikuar me ju. Të gjitha detajet...mos më bëni pyetje që cënojnë hetimet. Unë jam këtu sonte dhe do të jem edhe në ditët në vazhdim për të nxjerrë të gjitha përgjegjësitë ligjore dhe administrative, përgjegjësitë e tjera i takojnë organeve. Po është e vërtetë që i kam kaluar burgjet e tjera në sigurinë e lartë. Ndoshta kjo ngjarje e rriti nivelin e gatishmërisë sepse është praktikë që bëhet në prag të festave. Dua ta them qartë, të gjithë familjarët e të dënuarve të qetësohen sepse është ngjarje e rëndë. Situata e rendit është nën kontroll. Sa i takon regjimit të 41biz, kam filluar që pardje, do të ketë të tjerë që do i bashkohen këtij regjimi,"- tha Ulsi Manja.
Pa me sytë e tij gjithçka! Rrëfimi i një të dënuari: Ju tregon si ndodhi vrasja në burgun e Peqinit

PEQIN- Një i burgosuri në Peqin ka treguar detajet që i ka dëshmuar vetë në ambientet e burgut të Peqinit. Në një bisedë telefonike, e zhvilluar nga një kabinë telefonike në ambientet e burgut të Peqinit, i burgosuri i ka treguar gazetares Anila Hoxha sesi ka ndodhur vrasja dhe plagosja brenda ambienteve të burgut. Në rrëfimin e tij, i burgosuri i cili nuk është identifikuar me emër, tregon se autori Sokol Mjacaj kishte vetëm pak ditë që ishte transferuar. E po ashtu, ka bërë me dije se ngjarja nuk ka ndodhur në ambientet e ajrimit siç edhe u raportua paraprakisht, por pikërisht në qëlinë e viktimës, Arben Lleshit. Atje ku edhe u plagos shoku i tij i qelisë, Indrit Shaqja.
BISEDA ME TË BURGOSURIN:
ANILA HOXHA:- Mori fund pengmarrja?
: –Po mori fund e pamë me sytë tanë që e nxorën nga ambienti ku ishte.
ANILA HOXHA: -Po ku e gjeti armën?
-E ka futur në mënyrë të fshehtë, ndryshe nuk ka sesi. Dëgjova se thanë ia mori gardianit. Gardianët këtu nuk kanë armë. Nuk duhet të ekzistojnë armë brenda institucionit, nuk ka njeri armë as nga policia as nga njeri tjetër.
ANILA HOXHA:-Ishte në regjim në momentin që nisi konflikti?
-Ishte në regjim të zakonshëm.
ANILA HOXHA:-Dy personat Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi ishin shokët e qelisë së tij?
-Jo ai ishte në sektorin e dytë në katin e dytë. Vete te dritarja dhe i godet këta dy persona nga ana që dalin në ajrim.
ANILA HOXHA:-Kishin ndonjë konflikt në dijeninë tënde? U përleshën para se të ndodhte kjo ngjarje?
-Jo nuk kishin konflikt dhe është pista më e mundshme që është vrasje me pagesë.
ANILA HOXHA: Po pse ke dalë në këtë deduksion?
-Ta them unë pse: Ai erdhi përfundimisht para 40 ditësh te Sektori 1 në katin e dytë dhe ka të paktën disa muaj që kërkon, të vijë në Sektorin 2. Është një rrjet i gjerë ky, sepse kishte dy, tre muaj që donte të vinte te sektori im ose te sektori ku ishin këta të burgosur që qëlloi.
ANILA HOXHA: -Po pse mendon ti se është e porositur?
-Sepse në këtë sektor ai ose ka pasur një mbështetje sepse nuk vete dot unë të kërkoj të shkoj në një sektor X pa pasur një shok ose mik ose kur kam një punë për të kryer aty.
-ANILA HOXHA: Dhe te ky sektor gjendeshin dhe dy të burgosurit që qëlloi?
-Po te Sektori 2 ose të Sektori ku jam unë janë ngjitur njëri me tjetrin. Ai kërkonte të vinte pikërisht te këto dy sektorë. Unë kam problemet e mia ashtu si Arben Lleshi prandaj u interesova dhe debatova me drejtorët që të mos ma sillnin në sektorin tim atë person se unë e di lidhjen. Ne këtu dëgjojmë, ne jemi këtu dhe i dimë problemet e kësaj botës sonë ndaj i thashë drejtuesve mos ma sillni në këtë sektor atë person se unë jam me probleme dhe nuk e di çfarë bën pala kundërshtare nga jashtë.
ANILA HOXHA: Çfarë kërkonte ai ndërsa mbante peng?
Nuk e di se çfarë. Ne vetëm mund të shihnim nga këtu çfarë ndodhte atje brenda.
Mbeti i plagosur pas atentatit në Burgun e Peqinit, Shaqja niset drejt Traumës! 'Blindohet' rruga

TIRANË- Indrit Shaqja, i cili mbeti i plagosur në këmbë pas të shënave me armë zjarri në burgun e Peqinit ku mbeti i vrarë shoku i tij i qelisë Arben Lleshi është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ai është nisur drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga shumë makina policie dhe nga dhjetëra policië. Në momentin që Sokol Mjaçja vrau Arben Lleshin brenda qelisë, Shaqja ka qenë brenda qelisë dhe nuk ka mundur që të dale.
Gjasat janë që vrasja e Arben Lleshit të ketë lidhje me sagën e hakmarrjes mes familjeve Lleshi dhe Hoxha, e cila deri më tani ka regjistruar 4 viktima (5 nëse konfirmohet që Lleshi është vrarë me porosi të tyre). Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëmm për vrasjen e dy tursitëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabtitur makinën Sokol Mjaçaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit. Mjacaj do të tranferohej në sektorin “41 biss”, por nuk iku pa mbyllur misionin./ZËRI
Versioni i ri, Sokol Mjacaj e vrau Arben Lleshin në qelinë e tij! Shaqjan e plagosi në ajrim

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e Arben Lleshit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin. Raportohet se Arben Lleshi është vrarë brenda qelisë së tij në katin e parë nga Sokol Mjaçaj. Ndërsa Indrit Shaqja ka mbetur i plagosur në këmbë pasi qelia ishte e vogël dhe shënjestrimi i Lleshit nuk ishte i lehtë. Lleshi dyshohet se ka marrë një plumb në qafë, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.
Mister mbetet personi apo personat që ndihmuan Sokol Mjaçajn në këtë krim ndërkohë që ende nuk dihet as se kush është porositësi i krimit. Në këto momente Sokol Mjaçaj po merrte në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit nga Prokuroria.
Pas krimit Sokol Mjaçaj mori peng dhe stafin e kuzhinës së burgut ndërsa pas negociatave dhe mbërritjes së ekipeve të RENEA-s ai është vetëdorëzuar. I plagosuri Indrit Shaqja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gjasat janë që vrasja e Arben Lleshit të ketë lidhje me sagën e hakmarrjes mes familjeve Lleshi dhe Hoxha, e cila deri më tani ka regjistraruar 4 viktima (5 nëse konfirmohet që Lleshi është vrarë me porosi të tyre). Mjaçaj do të izolohej në regjimin e posaçëm “41 Biss”, por me sa duket kishte dhe një mission për të kryer. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabtitur makinën Sokol Mjacaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit./ZËRI
Vrasja e Arben Lleshit/ PAMJET e para nga Burgu i Peqinit! Policia në 'këmbë'

TIRANË- Pamjet që po shihni tregojnë ambientet e Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin, i cili këtë të premte u përgjak dhe u kthye në skenë krimi pasi Sokol Mjaçaj ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan. Siç mund të shihet Policia, është e gjitha në gatishmëri, ndërsa shihet një numër i lartë efektivësh që po mbikqyrin zonën. Arma që do vriste Arben Lleshin brenda ambienteve të burgut ishte siguruar nga persona jashtë tij ndërsa ishte futur brenda me dron.



Mister mbetet personi apo personat që ndihmuan Sokol Mjaçajn në këtë krim ndërkohë që ende nuk dihet as se kush është porositësi i krimit. Në këto momente Sokol Mjaçaj po merrte në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit nga Prokuroria.
Pas krimit Sokol Mjaçaj mori peng dhe stafin e kuzhinës së burgut ndërsa pas negociatave dhe mbërritjes së ekipeve të RENEA-s ai është vetëdorëzuar. I plagosuri Indrit Shaqja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Gjasat janë që vrasja e Arben Lleshit të ketë lidhje me sagën e hakmarrjes mes familjeve Lleshi dhe Hoxha, e cila deri më tani ka regjistraruar 4 viktima (5 nëse konfirmohet që Lleshi është vrarë me porosi të tyre). Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëmm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015. Në tentativë për të iu grabtitur makinën Sokol Mjaçaj i ekzekutoi të dy. Ngjarje e ndodhur në fshatin Lotaj të Dukagjinit. Mjaçaj do të tranferohej në sektorin “41 biss”, por nuk iku pa mbyllur misionin./ZËRI
Kush negocioi për dorëzimin e autorit, Mjacaj mori peng familjarët e disa të dënuarve

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e ndodhur brenda ambienteve të burgut të Peqinit. Sokol Mjaçaj vrau me armë zjarri në qelinë e tij Arben Lleshi, ndërsa një plumb në këmbë mori edhe i dënuari tjetër, Indrit Shaqja. Deri më tani është mësuar se Sokol Mjaçaj ka qenë në ajrim dhe më pas është futur brenda qelisë së Lleshit.
Pasi ka kryer vrasjen, i riu i dënuar me burg përjetë ka mbajtur peng edhe disa persona brenda burgut, të cilët sipas një të dënuari ishin familjarët që kishin ardhur të takonin personat që vuajnë dënimin. Sipas të dhënave paraprake, pengmarrja ka zgjatur disa orë. Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi ishte personi i cili negocioi dhe e bindi Sokol Mjaçajn të dorëzohej dhe aktualisht është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë të Elbasanit, ku edhe po merret në pyetje.
Ndërkohë që në këtë momente, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, situata është e qetë. Por për arsye sigurie, i gjithë perimetri i burgut është i rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit./ZËRI
POROSIA u krye! Kush e 'urdhëroi' ekzekutimin e Arben Lleshit, 'zbërthehet' Sokol Mjaçaj

TIRANË- Vetëdorëzohet Sokol Mjaçaj, i dënuari me burg përjetë, i cili kreu një vrasje brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit në Peqin. Një armë, e cila u fut me dron, i mori jetën Arben Lleshit, i dënuar për vrasjen dhe më pas, djegien e Agim Hoxhës brenda një makine në Britaninë e Madhe. Ndërsa i plagosur nga përplasja e nisur në ambientet e ajrimit të burgut ka mbetur edhe Indrit Shaqja, por deri më tani raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Pas neutralizimit të tij, Mjaçaj ka pranuar të flasë me hetuesit dhe të tregojë se cili është personi që i ka dërguar armën me dron brenda ambienteve të burgut të Peqinit. Gjithashtu, hetuesit duhet që të zbulojnë porositësin e vrasjes së Lleshit dhe mënyrën sesi kanë rënë në kontakt me të dënuarin tjetër.
E gjitha pa rënë në sy të autoriteteve të burgut, të cilët duhet që të mbajnë nën vëzhgim të gjithë të dënuarit, shumica prej tyre janë persona me rrezikshmëri të lartë. Duke shënuar kështu një precedentë që nuk ka ndodhur më parë, që një i burgosur në një burg të sigurisë së lartë, të mund të kryejë një vrasje të porositur brenda ambienteve të burgut duke e çuar në fund misionin e marrë./ZËRI
Vrau Arben Lleshin brenda burgut të Peqinit, Sokol Mjacaj merret në pyetje në Policinë e Elbasanit

TIRANË- Ka qenë vetë Kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi ai që ka negociuar me Sokol Mjacajn për dorëzimin e tij pas revoltës në Burgun e Peqinit, ku vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shqen. Mësohet se në këto momente ai është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Nuk dihet ende se kush porositësi për vrasjen e Arben Lleshit.
Burgu i Peqinit deri më tani është në duart e forcave RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë blinduar veten pas skandalit të cënimit flagrant të sigurisë. Sokol Mjacaj pas ngjarjes, mori peng stafin e kuzhinës së burgut./ZËRI
Revolta dhe vrasja në Burgun e Peqinit/ Manja: Të gjitha burgjet kalojnë në sigurinë më të lartë

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin ku Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqen. Ky i fundit mori një plumb në këmbë. Manja ka urdhëruar që të gjitha burgjet në vend të kalojnë në gjendje gatishmërie të lartë.
Ndërkohë raportohet që ai është nisur drejt Burgut të Peqinit. Ky i fundit deri më tani është në duart e forcave RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë blinduar veten pas skandalit të cënimit flagrant të sigurisë. Sokol Mjacaj pas ngjarjes, mori peng stafin e kuzhinës së burgut, ndërsa mësohet se është vetëdorëzuar.
Në këto momente ai po merret në pyetje. Dyshohet se Mjacaj ka marrë urdhër për vrasjen e Arben Lleshit, ndërsa arma e krimit është futur brenda me dron./ZËRI
Vrau Arben Lleshin, vetëdorëzohet Sokol Mjacaj. Pranon të flasë me hetuesit

PEQIN- Sokol Mjacaj, që vrau të dënuarin Arben Lleshi dhe dyshohet se ka plagosur të dënuarin tjetër Indrit Shaqja, mësohet se është vetëdorëzuar. Mjacaj ka dorëzuar armën e krimit dhe ka pranuar të flasë me hetuesit.
Lleshi nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në spital. Ndërsa, Shaqja është jashtë rrezikut për jetën. Përpos konfliktit me armë me 2 të dënuarit, raportohet se Mjacaj ka marrë peng edhe punonjësit e kuzhinës të institucionit të vuajtjes së dënimit në Peqin.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka informuar më herët se nga ngjarja, nuk ka polic apo civil të plagosur. “Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej dhe ndërkohë situata po menaxhohet! Ju sqarojmë që s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar“, njoftoi Drejtoria e Burgjeve.
Ditën e sotme, Ministria e Drejtësisë kishte urdhëruar vendosjen e Macjes në regjimin ’41-biss’. Sokol Mjacaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e turistëve çekë Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015. Ngjarja ndodhi në fshatin Prekal të Dukagjinit.
Viktima e ngjarjes së sotme, Arben Lleshi gjithashtu ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte dënuar për vrasjen e një bashkëatdhetari në Britaninë e Madhe. Lleshi me origjinë nga Burreli akuzohet se ka vrarë Agim Hoxhën më 10 prill 2012. Vrasja ndodhi në një apartament në qytetin e Southempton në Angli, ndërsa trupi i pajetë i Hoxhës u gjet në një makinë tip Mercedez Benz./ZËRI/
REVOLTA/ "ZI' me RENEA dhe FNSH, 'hapet' dera e burgut të Peqinit

PEQIN- Dalin pamjet e para nga ambientet e jashtme të burgut të Peqinit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga "ZËRI", e gjithë godina është e mbushur me efektivë të forcave speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Dera kryesore është hapur vetëm në një moment, kur një mjet është futur në ambientet e burgut, ku edhe u vra Arben Lleshi.

I plagosur ka mbetur edhe Indrit Shaqja, i cili gjithashtu u qëllua me armë zjarri nga Sokol Mjaçaj./ZËRI
Një nga "kryengritësit" e burgut të Peqinit, kush është Indrit Shaqja

PEQIN- Zbulohet një tjetër emër i përfshirë në revoltën e burgut të Peqinit. Indrit Shaqja u arrestua në Barcelonë të Spanjës për vrasjen e dy të moshuarave në qytetin bregdetar të Durrësit, më 2 shtator 2014.

Shaqja u fut në banesën e dy kunatave, Elsa Vava 72 vjeç dhe Gjinovefa Vava 77 vjeç, për të vjedhur sende më vlerë dhe para, por kishte hasur në kundërshtinë e tyre, ndaj edhe nisi torturën deri në vdekje. Viktimat u gjetën nga policia të lidhura dhe mbytura me qese plastmasi në kokë në shtëpinë e tyre në lagjen nr.11 të Durrësit mbrëmjen e 2 shtatorit 2014./ZËRI
Pistoleta hyri me dron! Si nisi konflikti në burgun e Peqinit, dyshohet se u vra Arben Lleshi (DETAJET)

PEQIN- Arben Lleshi, i dënuar në burgun e Peqinit dyshohet se është vrarë. Konflikti ka nisur në zonën e ajrimit bëjnë me dije burime për ZËRI.
Paraprakisht mësohet se sherri ka nisur mes Sokol Mjacajt, Arben Lleshit dhe Ilir Xhakes. Lleshi mendohet se është qëlluar me armë zjarri dhe ka humbur jetën.
Burime i thanë ZËRI se ngjarja ka ndodhur pas goditjes me një armë tip pistoletë që dyshohet se ka hyrë me dron në ambientet e burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin. /ZËRI
'POROSIA' me dron! U vra në burgun e Peqinit, kush është Arben Lleshi? Gjaku i hakmarrjeve në Burrel, e gjeti edhe në qeli

TIRANË- Arben Lleshi, i dënuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, është vrarë këtë të premte me armë zjarri brenda ambienteve të burgut. Ekzekutor i tij ishte Sokol Mjacaj. I riu i dënuar për vrasjen e dy turistëve çek në Theth dhe që do të trasnferohej në sektorin “41 Biss”, për shkak të rrezikshmërisë, por që nuk iku pa mbaruar dhe dhe “misionin” e fundit që iu ngarkua. Porositësit ende nuk dihen, por gjurmët të çojnë drejt një hakmarrjeje, të nisur prej vitesh mes familjeve Lleshi dhe Hoxha.
Si nisi hakmarrja?
Gjithçka nisi në Britaninë e Madhe, ku pas një sherri që dyshohet për pazare droge u vra Agim Hoxha. Vrasësi i tij ishte Arben Lleshi. Hoxha dhe Lleshi kishin një miqësi të hershme së bashku, e cila datonte që prej fëmijërisë së tyre, por u kris. Shkak dyshohet të jenë bërë pazaret e drogës. Agim Hoxha u vra në Britaninë e Madhe dhe më pas trupi iu dogj brenda makinës.
Autoritetet britanike e gjetën fajtor Lleshin për ngjarjen dhe e dënuan me 32 vite burg. Pas ekstradimit drejt Shqipërisë, ai kishte për të kryer dhe 28 vite të mbetura, të cilat këtë të premte nuk i çoi deri në fund pasi u ekzekutua nga Sokol Mjacaj.
Pavarësisht se drejtësia e tha fjalën e saj, familja Hoxha kishte tjetër skenar në mendje. Të niste hakmarrjen, e cila deri më tani ka regjistruar katër viktima. (5 nëse konfirmohet se vrasja e Lleshit erdhi me urdhër të tyre).
Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi. Atij iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’. Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel. Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz, ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo kohë nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.
Hakmarrjet vijuan. Me Arben Lleshin në burg, familja Hoxha priti që Klevis Hoxha, djali i Xhavit Lleshit, të ekzekutuar në vitin 2013 të rritej dhe të vijonin sagën e hakmarrjes. Klevisit, atëherë 22 vjeç i erdhi radha. Ai u mor peng në qendër të Burrelit dhe më pas u zhduk. Derisa dy vite më parë eshtrat e tij u gjetën të groposura në Mamurras. Gishtin i fajtorëve në të gjitha rastet u drejtua nga familja Hoxha.
Me sa duket vrasja e Arben Lleshit, do të jetë dhe pika e fundit e njjë sage të pamëshirshme hakmarrjeje që nga Britania e Madhe u shtri dhe u finalizua në Shqipëri./ZËRI
Shteti në këmbë drejt Peqinit, kaos mes të burgosurve, niset RENEA&FNSH, të dënuarit ende të paneutralizuar

PEQIN- Revolta në burgun e Peqinit ka nisur në ambientin ku të burgosurit dalin për ajrim. Sherri ka nisur mes Sokol Mjaçajt, Arben Lleshit dhe Ilir Xhakjat. Në përplasje ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku 1 person ka mbetur i vrarë dhe 1 tjetër i plagosur. Ende nuk dihet se përse ka nisur përplasja mes tyre. Për të mbajtur nën kontroll situatën, drejt Peqinit janë nisur forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Kjo pasi burgu i Peqinit është institucioni i vuajtjes së dënimit që ka "grumbulluar" kriminelët më të rrezikshëm në vend, ku dhjetra prej tyre janë të dënuar me burg përjetë./ZËRI
Drejtoria e Burgjeve: 2 të plagosur në Peqin, s'ka të vrarë!

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mohon vrasjen e gardianit në burgun e Peqinit. DPB deklaron se konflikti ka nisur mes 3 të dënuarve dhe është duke u menaxhuar. 2 të dënuar janë të plagosur sipas njoftimit.
"Njoftim paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve:
Per shkak te nje konflikti mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm kane mbetur te plagosur dy prej tyre dhe situata po menaxhohet! Ju sqarojme që s’ka asnje gardian, staf policor dhe civil te lenduar!"-thuhet në njoftim.
Ndërkohë informacionet në rrugë jozyrtare flasin për një gardian të vrarë dhe një të dënuar të plagosur. Raportimi fillestar është se Sokol Mjaçaj ka qëlluar një gardian me armë zjarri, ndërsa Arben Lleshi dhe Ilir Xhakja, kanë mbajtur peng me kërcënimin e armës stafin e kuzhinës. Pritet qartësimi i ngjarjes./ZËRI
REVOLTË në burgun e Peqinit! Çfarë dimë deri më tani?

PEQIN- Një revoltë ka nisur në burgun e të Peqinit nga 3 të dënuar. Deri më tani burime për "ZËRI" bëjnë me dije se nga revolta që ka nisur brenda ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit 2 të dënuar kanë mbetur të plagosur, por ende nuk dihen identitetet e tyre. Revolta ka nisur nga ambientet e ajrimit, teksa po bëhej shoqërimi i Sokol Mjaçajt në ambientet e izolimit "41 bis". Por dinamika e plotë e ngjarjes ende nuk dihet se si ka nisur. Ndërkohë që institucionet ende nuk kanë bërë asnjë reagim sqarues lidhur me ngjarjen e ndodhur./ZËRI
Kryengritja me armë në burgun e Peqinit, 1 i vrarë dhe 1 i plagosur
PEQIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit, ku po ndodh një kryengritje me armë.
3 të dënuar dyshohet se janë përplasur me armë, dhe më pas kanë marrë peng stafin e kuzhinës në burg.
Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se deri tani 1 person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, identitetet e të cilëve nuk bëhen ende me dije.
Ka qenë fillimisht i dënuari përjetë Sokol Mjaçaj, ai që është konfliktuar me të dënuarit e tjerë Ilir Xhakja dhe Arben Lleshi, si dhe dyshohet se ka marrë peng një pjesë të stafit të burgut.
Mësohet se përplasja ka nisur fillimisht në zonën e ajrimit të burgut.
Nuk dihet ende nëse ka përfunduar apo jo revolta brenda në burg, ndërsa në Peqin janë nisur RENEA dhe drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit dhe të policisë së burgjeve.
“Për shkak të një konflikti mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm kanë mbetur të plagosur dy prej dhe ndërkohë situata po menaxhohet! Ju sqarojmë që s’ka asnjë gardian, staf policor dhe civil të lënduar“, njofton Drejtoria e Burgjeve.
Sokol Mjaçaj është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, ngjarje e ndodhur disa vite më përpara në Dukagjin.
/ZËRI
Revoltë në burgun e Peqinit, famëkeqi Ilir Xhakja mban peng me armë zjarri stafin e kuzhinës
PEQIN- Një situatë alarmante në Burgun e Peqinit. ZËRI ka mësuar se pas vrasjes të gardianit nga Sokol Mjaçaj, i dënuari Ilir Xhakja është duke mbajtur nën kërcënimin e armës peng stafin e kuzhinës. Bashkë me të dënuarin tjetër, Arben Lleshi, Xhakja po mban peng stafin.
I gjithë konflikti ka nisur për shkak të vendosjes së tyre në regjimin 41 BIS. /ZËRI
SKANDAL në Peqin, i dënuari vret gardianin e burgut

TIRANE- Një ngjarje e paimagjinueshme ka ndodhur brenda ambienteve të burgut të Peqinit. I dënuari për vrasje Sokol Mjaçaj ka ekzekutuar një nga gardianët e burgut pasi ishte duke e transferuar brenda regjimit 41 bis. ZËRI ka mësuar se Mjaçaj e ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vrarë efektivin, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12:00, ku Mjaçaj pasi ka qëlluar efektivin dhe e ka vrarë ka mbajtur peng stafin e kuzhinës përmes kërcënimit me armë. Ende nuk dihet nëse është neutralizuar, por deri më tani mësohet se ai është duke mbajtur peng bashkë me dy të dënuar stafin e kuzhinës.
Sokol Mjaçaj ndodhet në burgun e Peqinit prej disa vitesh. Sot u raportua se ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka urdhëruar futjen e tij në 41 Bis, pasi cenonte sigurinë në burgun e Peqinit. Mjacaj ka vrarë dy turistët çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Mjacaj i grabiti dy të rinjtë e më pas i ekzekutoi me armë zjarri në automjetin e tyre. Izolimi i Mjacaj vjen pasi katër ditë pasi një tjetër eksponent i botës së krimit u izolua në regjimin e posaçëm. Më 11 dhjetor u izolua në ’41 Bis’ edhe Ilir Kupa, i njohur si drejtues i “bandës së babagjyshëve”. Ilir Kupa, i dënuar me 25 vite burg, në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të grupit të “Babagjyshëve”, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje./ZËRI
Cenon sigurinë e burgut të Peqinit, izolohet në '41 bis' Sokol Mjaçaj

TIRANË- Sokol Mjacaj, autori i vrasjes së dy turistëve çekë në zonën e Prekalit në Shkodër, është vendosur në regjimin "41 bis". Izolimi i tij është bërë për shkak se qëndrimi i tij në qeli me të dënuarit e tjerë cënon sigurinë e burgut të Peqinit. Megjithatë ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur brenda ambienteve të burgut, ku edhe vuan dënimin i riu.
Lidhur me zhvendosjen e tij në regjimin e veçantë, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili shkruan: Asnjë tolerancë për të dënuarit që kryejnë aktivitet kriminal brenda burgjeve.
Sokol Mjacaj u dënua me burgim të përjetshëm në nëntor të vitit 2015. Sipas Policisë, 20-vjeçari kishte takuar në rrugë dy turistët çekë, Mikael Svatos dhe Ana Kosinova. Ai kishte hipur në makinën e tyre në fshatin Lotaj dhe ka udhëtuar për disa kilometra me ta. Në afërsi të fshatit Prekal, turisti çek Michael Svatosh ka tentuar t’i marrë armën tip kallshnikov dhe në këto momente 20-vjeçari ka qëlluar duke i vrarë të dy të rinjtë.
Sipas tij, për qëllim ka pasur t'u marrë makinën çiftit çek, por ishte larguar vetëm me një nga telefonat e viktimave që e kishte pëlqyer.
Por Sokol Mjacaj nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2010 kur ishte vetëm 15-vjeç ai ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Shkallës së parë në Shkodër. Ai së bashku me dy persona të tjerë kishin ndaluar në rrugë një 13-vjeçar për t’i grabitur varësen. Por kur u kundërshtuan nga Agim Leraj, e vranë. Për të fshehur krimin, autorët e hodhen trupin e 13-vjeçarit në lumin Shalë. Gjykata e Apelit e Shkodrës vendos ta dënojë me 5 vite burg për shkak se ai bashkëpunoi me drejtësinë duke treguar të gjithë ngjarjen. Për këtë arsye u dënua me burgim të përjetshëm Besnik Kodra dhe 25 vite, vëllai i tij Edmondi.
Çfarë është regjimi “41-bis”?
Regjimi ’41 bis’ hyri në fuqi në vitin 2019, ku u premtua se do të futeshin 200 të dënuar të rrezikshëm. Të mbyllur në regjim të ashpër vijojnë të jenë: Genci Balla, Arbjon Aliko, Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja. Ky sistem iu ndalon të dënuarve çdo formë komunikimi me botën e jashtme. Edhe takimet e tyre me familjarët do të jenë të monitoruara./ZËRI