LIVE UPDATES

Vrasja e Gentian Bejtjas, arrestohet një prej autorëve! Në pranga edhe 'transportuesi' (Lidhja me Martinajn)

➤ Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas ➤ Në pranga kanë rënë Edison Haxhiu, 30 vjeç dhe Ilir Beqaraj, i cili njihet edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari. ➤ Ky i fundit, është edhe si kushëriri i Ylli Brahimit, miku i Ervis Martinajt. ➤ Ilir Beqaraj mendohet se është një nga autorët që ka marrë pjesë në momentin e ekzekutimit, ndërsa Edison Haxhiu, akuzohet se u ka vënë në përdorim autorëve mjetin tip ‘Golf’ me të cilin janë larguar nga Fushë Kruja. ➤ Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushk-Thumanë. ➤ Por, hetimet vijojnë, pasi dyshohet se ka qenë më shumë se 1 autor.

5 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Pasi e përdori makinën në atentat, e çoi për ta larë në lavazh/ Si ra në pranga Edison Haxhiu

Vrasja e Gentian Bejtjas, arrestohet një prej autorëve! Në pranga
Edison Haxhiu

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me arrestimin lir Beqaraj, (Brahimi, Mançellari) dhe Edison Haxhiut, të cilët akuzohen si pjesëmarrës në atentatin ku mbeti i vrarë Gentjan Bejtja në Larushk të Fushë Krujës. Rapotohet se Haxhiu, i cili është dhe pronari I mjetit tip “Golf”, me të cilin janë larguar autorët e vrasjes së Bejtja pasi kishin djegur mjetin, është arrestuar teksa lante mjetin në lavazh.

Edison Haxhiu, dhe Ilir Beqaraj kanë tashmë mbi shpinë akuzat për krijimin e rrethanave për vrasjen e Gentjan Bejtjas. Policia e Shtetit ka vendosur në pranga dy të rinj të lindur në Milot, duke i mbajtur përgjegjës për atentatin e ndodhur në oborrin e shtëpisë së Bejtjas, ku ky i fundit u qëllua me breshëri automatiku. 30-vjeçari Edison Haxhiu, i cili akuzohet për “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, pasi mendohet se ishte në drejtim të mjetet me të cilët largoi autorët nga vendngjarja. Deri më tani, Haxhiu ka akuzën me të lehtë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Atentati ndaj Bejtjas, dy të dyshuarit ‘kyçin’ gojën, makina që i implikon në ngjarje

Vrasja e Gentian Bejtjas, arrestohet një prej autorëve! Në pranga
Vrasesit e dyshuar

TIRANË- Dy të arrestuarit si të dyshuar për atentatin ndaj Gentjan Bjejtjas, deri tani kanë vendosur që të heshtin përpara hetuesve dhe të mos bashkëpunojnë për zbardhjen e ngjarjes. Ilir Beqaraj, (Brahimi, Mançellari) si dhe Edison Haxhiu, të dy të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Bejtjas, kanë zgjedhur që të mbrohen përmes heshtjes përpara hetuesve.

Skema, si u krye vrasja e Gentjan Bejtjas

Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor, autorët janë afruar te banesa e Gentjan Bejtjas me automjetin e markës "Land Rover Discover" me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë - Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës dhe janë kthyer majtas. Pak metra më tutje, në fshatin Hasan kanë djegur automjetin "Land Rover Discover".  

Për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë marrë një tjetër makinë, tip "Golf" me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

/ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, lidhja e ekzekutorit të dyshuar me Ervis Martinajn

Vrasja e Gentian Bejtjas, arrestohet një prej autorëve! Në pranga
Gentjan Bejtja dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e prokurorisë për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, që ndodhi të premten në zonën e Fushë-Krujës. Njëri prej personave të arrestuar, që ka disa identitete, Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, rezulton që të jetë kushëriri i Ylli Brahimit, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Vetë Ylli Brahimi iu ka shpëtuar disa atentateve, ku janë vrarë persona të afërt me të.

Atentati ndaj Bejtjas po hetohet nga një grup i posaçëm me hetues të policisë dhe prokurorisë së Tiranës. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët e atentatit ndaj Bejtjas, pas djegies së mjetit, janë larguar nga vendngjarja me një Golf 5, që rezulton në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, gjithashtu i arrestuar nga policia.

Vrasja e Gentian Bejtjas, arrestohet një prej autorëve! Në pranga
Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj (Brahimi)

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Po kështu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip Golf me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit E. H. dhe shoqërimin në ambientet e policisë.

Në vazhdim të veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe shoqërimi në ambientet e policisë edhe të shtetasit Ilir Beqaraj.

“Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit të tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG.

Të gjitha provat e administruara i janë nënshtruar ekzaminimeve kriminalistike dhe janë siguaruar elemente provash me prespektivë për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Në përfundim u arrestua në flagrancë shetasi I. B., alias I. B., alias I. M., i datëlindjes 21.04.1983, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuara nga nenet 278/2 dhe 186 të Kodit Penal.

Po kështu ky shtetas është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së shtetasit Gentjan Bejtja.

U ndalua shetatsi E. H., i datëlindjes 30.07.1994, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vazhdon me intesitet punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, identifikimin dhe vënien para përgjegjsisë ligjore edhe të autorëve të tjerë. Për ecurinë e hetimit do të informojmë median dhe publikun në vazhdimësi”, njofton policia.

/ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Vrasja e Gentian Bejtjas/ 2 të rinjtë nga Miloti në pranga...BENELLI me shkrimin "Valter" lidhi fijet e hetimit, ç'ju gjet tjetër në banesë

Vrasja e Gentian Bejtjas, arrestohet një prej autorëve! Në pranga
Gentjan Bejtja

FUSHË KRUJË- Edison Haxhiu, dhe Ilir Beqaraj kanë tashmë mbi shpinë akuzat për krijimin e rrethanave për vrasjen e Gentjan Bejtjas. Policia e Shtetit ka vendosur në pranga dy të rinj të lindur në Milot, duke i mbajtur përgjegjës për atentatin e ndodhur në oborrin e shtëpisë së Bejtjas, ku ky i fundit u qëllua me breshëri automatiku. 30-vjeçari Edison Haxhiu, i cili akuzohet për “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, pasi mendohet se ishte në drejtim të mjetet me të cilët largoi autorët nga vendngjarja. Deri më tani, Haxhiu ka akuzën me të lehtë. 

Përveç tij në pranga ka përfunduar edhe 41-vjeçari, po nga Miloti, me 3 emra. Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, akuzohet për dy vepra: “mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “falsifikimit të dokumenteve”. Por asnjë prej tyre, nuk akuzohet drejtpërdrejt për vrasjen e 42-vjeçarit. Gjatë kontrollit në banesën e Haxhiut, i kanë gjetur edhe një pistoletë "BENELLI", e cila kishte mbishkrimin "Valter". Ndaj edhe për ngjarjen është marrë në pyetje Valter Bami, një prej personazheve më të njohur të zonës, i cili ka pretenduar se nuk ka lidhje me atentatin e ndodhur. 

Vrasja e Gentian Bejtjas, arrestohet një prej autorëve! Në pranga
Pistoleta

Bashkë me armën, i është gjetur edhe një brez me 29 fishekë arme zjarri, 5 radio "marrëse-dhënëse" me mbishkrimin "MIDLAND XT70" dhe një pasaportë e Republikës së Kosovës. Kjo dyshohet se është e falsifikuar, pasi është në emër të një personi tjetër me inicialet B.A., por në foto, është i riu nga Miloti. Po ashtu, të dyve u janë marrë edhe telefonat, nga ky pritet që të zbulohet se me kë kanë biseduar para dhe pas vrasjes./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Vrasja e Gentjan Bejtjas, arrestohen 2 persona. Njëri prej tyre i dyshuar si ekzekutor

Vrasja e Gentian Bejtjas, arrestohet një prej autorëve! Në pranga
Gentjan Bejtja

TIRANË- Dy persona janë vënë në prangat e policisë, për atentatin e ndodhur të premten në Fushë Krujë, ku mbeti i vrarë Gentjan Bejtja. Në pranga ka rënë shtetasi Edison Haxhiu, që dyshohet se është pronari i automjetit, që ka larguar autorët nga vendngjarja, si dhe shtetasi Ilir Beqaraj (Brahimi, Mançellari), që dyshohet se ka qenë një nga pjesëmarrësit në atentatin ndaj Bejtjas.

Gjatë kontrollit në banesën e Beqaraj, i cili njihej dhe me dy identitete të tjera, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70.

Po ashtu i janë gjerue një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës IPHONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG.

Beqaraj akuzohet për veprat penale “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, ndërsa policia ngre dyshime për vrasje, por pa e akuzuar zyrtarisht. 

Ndërsa Haxhiu akuzoher për “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal. 

Dy autorët e dyshuar janë tradhtuar nga lëvizjet e mjetit 'Golf' me të cilin u larguan pasi kryen krimin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Siç kemi njoftuar më parë, më datë 15.03.2024 është vrarë me armë zjarri, brenda rrethimit të banesës së tij, shtetasi Gentjan Bejtja.

Për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer dhe vazhdon të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me iniciativë apo të urdhëruara nga Prokurori.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës "Land Rover Discover" me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë - Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip "Golf" me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip "Golf" me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit E. H., lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Po kështu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi I. B., alias I. B., alias I. M., lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë.

Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip Golf me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit E. H. dhe shoqërimin në ambientet e policisë.

Në vazhdim të veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe shoqërimi në ambientet e policisë edhe të shtetasit I. B., alias I. B., alias I. M.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit I. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin MIDLAND XT70, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit I. B., dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG.

Të gjitha provat e administruara i janë nënshtruar ekzaminimeve kriminalistike dhe janë siguaruar elemente provash me prespektivë për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Në përfundim u arrestua në flagrancë shetasi I. B., alias I. B., alias I. M., i datëlindjes 21.04.1983, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuara nga nenet 278/2 dhe 186 të Kodit Penal.

Po kështu ky shtetas është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së shtetasit Gentjan Bejtja.

U ndalua shetatsi E. H., i datëlindjes 30.07.1994, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vazhdon me intesitet punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, identifikimin dhe vënien para përgjegjsisë ligjore edhe të autorëve të tjerë.

Për ecurinë e hetimit do të informojmë median dhe publikun në vazhdimësi.

Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB