LIVE UPDATES

Horrori në Krujë/ Vrau foshnjën, 42-vjeçarja nuk e tregon arsyen, mjeku: Ishte nënë model

➤ Një ditë pas zbardhjes së ngjarjes horror, ku nëna lindi, futi në qese dhe më pas hodhi në lumë foshnjën e porsalindur, ende nuk dihet shkaku. ➤ Leta Koçi lindi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, por gjithçka u zbulua pasdite kur shkoi për t'u kuruar në spital. ➤ Atje mjekët e kallëzuan, ndërsa të gjithë pretendojnë se askush nuk e dinte për shtatzëninë, madje as bashkëshorti. ➤ Ka dyshime se pasi e ka lindur ka qenë e vajza e madhe, ajo që ka marrë foshnjën dhe e ka lënë në lumë. ➤ Për ngjarjen që ka shokuar vendin, 42-vjeçarja aktualisht ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë. Nëna e 3 vajzave dhe 2 djemve ku më i madhi 20 vjeç, pretendon se foshnja kishte lindur e pa jetë. Por ky detaj do të provohet nga ekspertiza që do i kryehet fetusit.

4 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Horrori në Tapizë/ Fqinjët mësuan për ngjarjen kur arriti policia në lagje, çfarë zbuluan hetimet

Horrori në Krujë/ Vrau foshnjën, 42-vjeçarja nuk e tregon
FOTO ILUSTRUESE

KRUJË- Hetimet vijojnë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tapizë të Fushë-Krujës, ku 42-vjeçarja Leta Koçi pasi lindi, e hodhi foshnjen në lumë. Deri tani duket se askus nuk kishte djeni për shtatëzëninë e 42-vjeçares dhe motivi i ngjarjes së rëndë mbetet një mister.

Të pyetur nga policia, të gjithë familjarët kanë thënë se nuk e kanë ditur se 42-vjeçarja ka qenë shtatzënë dhe as mbi motivet që e shtynë për vrasjen e foshnjës së saj. Gjithashtu edhe fqinjët janë shprehur se ngjarjen e kanë mësuar pasi policia u paraqit në vendngjarje.

Fillimisht ngjarja u zbulua pasi Leta Koçi shkoi në spital në gjenje të rënduar dhe u zbulua se kishte kryer lindje. Pas marrjes në pyetje nga policia, ajo rrëfeu se çfarë kishte ndodhur dhe efektivët gjetën trupin e foshnjës të futur në qese në breg të lumit.  Po ashtu edhe familjarët e 42-vjeçares kanë deklaruar jashtë kamerave se e gjetën 42-vjeçaren në gjendje të rëndë shëndetësore në tualetin e shtëpisë por nuk kishin informacion që ajo kishte lindur dhe e kishte hedhur foshnjën në lume.

Nga verifikimet që policia ka bërë, ka rezultuar se lindjen gruaja e ka bërë në tualetin e shtëpisë e vetme dhe më pas ka larguar foshnjën nga shtëpia, duke e hedhur buzë lumit rreth 100 metra larg banesës së saj. Më vonë, i kanë filluar komplikacionet shëndetësore dhe ka kërkuar ndihmën e të motrës që e ka fqinje dhe së bashku kanë shkuar në maternitet ku dhe u arrestua në flagrancë. Mbi të rëndon akuza e vrasjes së foshnjës, vepër penale për të cilën rrezikon deri në 5 vite burgim.

Leta Koçi ndodhet në spital, ndërsa kufoma e foshnjës ndodhet në morgun e Tiranës, ku edhe po kryhet autopsia për të mësuar më shumë detaje lidhur me rrethanat e vdekjes./ZËRI

1 VITE ME PARE

Hodhi foshnjën në lumë/ Familjarët e 42-vjeçares: E gjetëm në gjendje të rëndë në tualet

Horrori në Krujë/ Vrau foshnjën, 42-vjeçarja nuk e tregon
BANESA E LETA KOÇIT

KRUJË-Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku 42-vjeçarja, Leta Koçi pasi lindjes hodhi foshnjën në lumë. 42-vjeçarja, nënë e 5 fëmijëve ndodhet në spital ku është e arrestuar për vrasjen e foshnjës së saj. Familjarët e Leta Koçit, 42-vjeçares që dyshohet se i mori jetën foshnjës së saj të porsalindur thonë se nuk e dinin që ajo ishte shtatzënë.

Jashtë kameras fëmijët e saj tregojnë se e gjetën nënën e tyre në gjendje të rëndë shëndetësore në tualetin e shtëpisë por nuk kishin informacion që ajo kishte lindur dhe e kishte hedhur foshnjën në lume. Fëmijët po ashtu nuk deklaruan nëse foshnja lindi me shenja jete apo e vdekur. Familja jeton në një banesë me qira në fshatin Tapizë, në kushte jo të mira. 

Askush nuk e di se përse e vrau të porsalindurin, ndërsa ka informacione se vajza e saj e madhe ndihmoi në kryerjen e krimit makabër. Dyshohet se është pikërisht ajo që e çoi foshnjën në bregun e lumit dhe e la atje për të gjetur vdekjen. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera, ndërsa vetë pretendon se nuk ka gisht lidhur me ngjarjen. Sa i përket familjarëve të tjerë, të gjithë pretendojnë se nuk e kanë ditur se 42-vjeçarja ishte në pritje të një fëmije, madje dhe bashkëshorti i saj. 

Leta Koçi ndodhet në spital, ndërsa kufoma e foshnjës ndodhet në morgun e Tiranës, ku edhe po kryhet autopsia për të mësuar më shumë detaje lidhur me rrethanat e vdekjes./ZËRI

1 VITE ME PARE

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës: E njohim si nënë të përkushtuar të 5 fëmijëve

Horrori në Krujë/ Vrau foshnjën, 42-vjeçarja nuk e tregon
Ismail Kozi

TIRANË- Mjeku i Qendrës Shëndetësore Tapizë, Ismail Kozi tha se lajmin që nëna vrau foshnjën duke e hedhur në lumë e ka marrë vesh nga mediat. Në një deklaratë për "ReportTv", Kozi tha se nuk ka pasur dijeni as për shtatzëninë e 42-vjeçares, duke theksuar se ajo nuk kishte shkuar për t'u vizituar në Qendrën Shëndetësore.

Ndërkohë, ai e përshkruan 42-vjeçaren si nënë të përkushtuar të 5 fëmijëve.

"Për rastin në fjalë jemi informuar nga mediat. Ne i njohim si familje e mirë, nënë e përkushtuar, ka 5 fëmijë. Për pjesën e shtatzanisë nuk kemi dijeni dhe nuk janë paraqitur në ambulancë. I gjithë lajmi është marrë vesh nga mediat,"-tha ai në fjalën e tij. 

Po ashtu, edhe familjarët e saj pretendojnë se nuk kishin dijeni për shtatzëninë, madje dhe as bashkëshorti. Megjithatë deklaratat e tyre janë marrë të dyshimta, pasi 42-vjeçarja e ka kryer në shtëpi lindjen. 42-vjeçarja aktualisht ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë. Nëna e 3 vajzave dhe 2 djemve ku më i madhi 20 vjeç, pretendon se foshnja ka lindur pa jetë, ndaj edhe ka vendosur që ta hedhë në lumë. Pas dëshmisë së saj, kufoma e foshnjës, e gjinisë vajzë, është gjetur në breg të lumit, pa shenja jetë. Aktualisht kufoma ndodhet në morgun e Tiranës, ku edhe do i bëhet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes./ZËRI

1 VITE ME PARE

Horrori në Krujë, dyshohet se vajza e madhe ndihmoi nënën të hidhte foshnjën në lumë

Horrori në Krujë/ Vrau foshnjën, 42-vjeçarja nuk e tregon
Foto ilustruese

KRUJË- Leta Koçi, nëna monstër, nuk ishte e vetmja fajtore për vrasjen e foshnjës së saj të porsalindur. Në ngjarjen makabër ka përfshirë edhe vajzën e saj më të madhe, duke e bindur që ta ndihmonte në vrasje. Detaje të reja dhe po aq tronditëse kanë dalë lidhur me ngjarjen horror në Krujë, ku 42-vjeçarja, solli në jetë, e futi në qese dhe më pas e la në bregun e lumit foshnjën e saj.

Shumë shpejt, gjendja e saj shëndetësore u komplikua dhe u detyrua që të shkonte në spital, ku tentoi që t'ja fshihte dhe mjekëve faktin që disa orë më parë kishte sjellë në jetë një foshnjë. Por bluzat e bardha menjëherë njoftuan Policinë e Shtetit, të cilët e vendosën në pranga nënën që vrau foshnjen e saj. Aktualisht, ajo ndodhet në spital që të marrë kujdesin e duhur mjekësor, por në shtratin e spitalit, i janë vendosur prangat. 

Edhe pse e ka pranuar aktin e vrasjes, nuk tregon shkakun. Askush nuk e di se përse e vrau të porsalindurin, ndërsa ka informacione se vajza e saj e madhe ndihmoi në kryerjen e krimit makabër. Dyshohet se është pikërisht ajo që e çoi foshnjën në bregun e lumit dhe e la atje për të gjetur vdekjen. Megjithatë ende nuk dihen detaje të tjera, ndërsa vetë pretendon se nuk ka gisht lidhur me ngjarjen. Sa i përket familjarëve të tjerë, të gjithë pretendojnë se nuk e kanë ditur se 42-vjeçarja ishte në pritje të një fëmije, madje dhe bashkëshorti i saj. 

Edhe pse Koçi pretrendon se fëmija ka lindur i vdekur, hetuesit e kanë marrë me rezerva deklaratën e saj. Ndaj edhe pse ajo pretendonte që nuk e mbante mend se ku e kishte hedhur fëmijën, mbrëmë rreth orës 21.00 të mbrëmjes, kufoma e foshnjes u gjet. Aktualisht, kufoma ndodhet në morgun e Tiranës, ku edhe po kryhet autopsia për të mësuar më shumë detaje lidhur me rrethanat e vdekjes. 

Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 5 fëmijëve të tjerë të mitur, ndaj edhe nuk dihet se përse Koçi ndjeu të nevojshme që të kryente aktin makabër. Por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore./ZËRI

Poll

MOS HUMB