LIVE UPDATES

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së Tiranës, s'mungojnë molotovët

➤ Pas thuajse 4 orësh, mbyllet protesta e 5-të e opozitës ka nisur para Bashkisë së Tiranës. ➤ Tubimi i sotëm ka nisur në orën 16:30 pranë Bashkisë së Tiranës, e përfundoi pak para orës 20.00, kohë kur demokratët kanë takimin e përnatshëm me kryedemokratin Sali Berisha. ➤ Tubimi i sotëm nisi në të njëjtën orë kur kryebashkiaku Erion Veliaj la ambientet e SPAK. ➤ Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posçame rreth orës 9.00 në mëngjesit, e ka dalë pak minuta pas nisjes së protestës nga opozita. ➤ Pas daljes nga SPAK, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ky ishte takim i kërkuar nga vetë ai dhe se nuk mund të japë më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor. ➤ Më pas, u fut në godinën e Bashkisë për të zhvilluar online mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa jashtë nuk munguan përplasjet me Policinë dhe molotovët. ➤Për Veliajn kjo është hera e parë që merret në pyetje nga SPAK. Ka qenë prokurori Dritan Prençi, ai që ka kërkuar marrjen në pyetje të tij. ➤ Për inceneratorin e Tiranës ndodhen në burg Alqi Bllako, Taulant Tusha, Namik Simirxhiu, Bledar Karoli dhe Lefter Koka. Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë. ➤Në kërkim janë biznesmenët pronar të "Integrated Energy”, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

11 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë, "ndeshje' orari me fjalimin e Berishës

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
Pamje nga mbyllja e protestës

TIRANË- Përfundon pas thuajse 4 orësh protesta e opozitës tek Bashkia e Tiranës. Tashmë një nga një qytetarët e mbledhur para Bashkisë janë larguar për një tjetër angazhim, tashmë të përnatshëm, takimin me kryedemokratin Sali Berisha. Ky i fundit e ka kthyer në ritual që çdo mbrëmje të dalë në ballkonin e banesës së tij dhe të mbajë nga një fjalim për mbështetësit e tij.

E duke qenë se ora po shkon 20.00, opozitarët e mbledhur tek Bashkia, duket të zhvendosen në një tjetër vendndodhje, për të qenë pranë liderit të Partisë Demokratike. Por ky nuk do të jetë tubimi i fundit para Bashkisë së Tiranës, pasi takimi i radhës është vendosur për të martën, javën që vjen./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

FOTOT/ Berisha "pushim", por jo truprojat e tij, shfaqen në protestën e opozitës

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
Truprojat e Sali Berishës

TIRANË- Pavarësisht se kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, truprojat e tij duket se nuk bëjnë “pushim” nga aksioni opozitar. Ata u panë këtë të martë në protestën e opozitës, e cila po zhvillohet para bashkisë së Tiranës. Krah tyre ishte vajza e Berishës, Argita Malltezi. Momentalisht situata në Bashkinë e Tiranës është agravuar pasi protestuesit janë përplasur me Policinë dhe kanë shkulur gardhin metalik./ZËRI

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
Truprojat e Sali Berishës
Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
Vajza e Sali Berishës
9 MUAJ ME PARE

Përshkallëzohet situata! Protestuesit shkulin gardhin metalik, përplasen fizikisht me efektivët

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
PAMJE NGA NGJARJA

TIRANË- Është tensionuar situata gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë arritur të shkulin gjithë gardhin metalik që rrethonte godinën. Po ashtu ata kanë tentuar të thyejnë edhe kordonin e forcave të Polisisë.

Protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë. Pas agravimit, policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i larguar.

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
PROTESTA
Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
PROTESTA

/ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Këlliçi: Policia të arrestojë lepurushin bandit Erion Veliaj, ka vjedhur 132 mln euro

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
Belind Këlliçi

TIRANË- Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se sot pamë një lepurush të vogël, pa ngjyrë në fytyrë, që shkoi në SPAK, aty ku e kishin thërritur, për të dhënë shpjegime për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku ai është pronari faktik. Në protestën qytetare para Bashkisë së Tiranës, Këlliçi tha se policia e shtetit duhet të arrestojë një bandit dhe të arrestojë atë që vodhi 30 mln euro me “5D”, të kapë atë bandidin që as nuk skuqet dhe as nuk nxihet.

'Kjo protestë është kundër hajdutit më të madh që ka parë Shqipëria, banditit më të madh që ka parë bashkia e Tiranës. Erion Veliaj ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin e Tiranës, 60 mln euro me dherat, 30 mln euro me ‘5D’, dhe kjo banda këtu vjedh taksat e qytetarëve. Do jemi këtu për bandën e 5D. Janë një sërë drejtorësh që presin të strehohen tek shokët e tjerë të 5D, si Herion Rrapaj e të tjerë. Elton Kacidhja, banditi i Zall Herrit Arben Maloku të gjithë e keni vendin aty ku ndodhen drejtorët e tjerë. Ne nuk tërhiqemi. Është rast unikal në Shqipëri, që një kryetar bashkie tregohet me gisht si përtfitues dhe pronar faktik i inceneratorit të Tiranës. Ku janë ndërkombëtarët që nuk shohin vjedhjen që ndodh në Bashkinë e Tiranës, ku janë këta ndërkombëtarë që nuk shohin se si nuk lejohen anëtarët e këshillit bashkiak të marrin pjesë në mbledhje. Kjo protest është kundër hajdutëve, po na vjedhin të gjithëve”,-tha Këlliçi.

9 MUAJ ME PARE

Efektivit i bie të fikët në protestë, mjeku Alimehmeti i jep ndihmën e parë

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
Pamje nga momenti

TIRANË- Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është ndjerë keq gjatë protestës së sotme të opozitës dhe i ka rënë të fikët. Efektivi ka humbur ndjenjat dhe ka rënë përtokë, ndërsa në ndihmë i kanë ardhur kolegët e tij dhe mjeku Ilir Alimehmeti, i cili ndodhej vetëm pak metra larg tij. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, pasi mjeku i ka dhënë ndihmën e parë, menjëherë është afruar ambulanca dhe e ka marrë për ta dërguar në spital.

MOMENTI ME VIDEO: 

Deri më tani, nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Opozita protestë para Bashkisë, Veliaj: Nëse dikush ka gabuar në vendimet për të pastruar Tiranën, të mbajë përgjegjësi

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
Erion Veliaj

TIRANË- Pasi u paraqit për rreth 9 orë në ambientet e SPAK, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka arritur që të hyjë në Bashkinë e Tiranës. Teksa nisi mbledhja online, Veliaj diskutoi lidhur me atë që ndodhi në Prokurorinë e Posaçme. Në fjalën e tij, kryebashkiaku tha se ka dhënë sqarime me detaje lidhur me çështjen e inceneratorëve, duke zbuluar edhe disa nga pyetjet që i janë bërë nga prokurorët e SPAK.

"Kush ka punë me drejtësinë duhet ta bëjë me ato institucione që ne i kemi besuar për ta bërë. Ndenja me kolegët për t'ju përgjigjur çdo pyetjeje e pikëpyetjeve, e çdo situate përse i kemi marrë ato vendime. Nëse dikush ka gabuar në ato vendime për të pastruar Tiranën, duhet të mbajë përgjegjësi,"-tha Veliaj ndër të tjera në fjalën e tij. 

FJALA E VELIAJT: 

Iu kërkoj shumë ndjesë për vonesën, kur dola nga SPAK u informova që stani me lepuj ishte mbledhur para Bashkisë. Por nuk e kishin as mendjen kur kryetari hyri. Është një mbledhej që nuk e shtyjmë dot dhe kur mendoj që sot në SPAK në vend që të më prisnin prokurorët, më pritën makinat me nga 100 mijë euro të këtyre që mbushin stanin me lepuj e kuptoj që për në është e rëndësishme që të japim ndihmat ekonomike, bursat dhe emërtimin qytetar nderi të Ali Ahmetit. Ju kërkoj ndjesë për vonesën. Pata një mundësi të jashtëzakonshme për të qenë në SPAK për t'i treguar punën e kësaj bashkie dy kolegëve hetues. Dola me ndjesi krenarie që kjo forcë politike po bën institucion. Pashë një organizatë të disiplinuar, të mënçur, pashë staf të Republikës së Shqipërisë që me votën e PS ka arritur të ndërtojë një institucion për t'u pasur zili. Që duan të sqarojnë shapin me sheqerin, si u ndërpre projekti i Bankës Botërore. Sigurisht që të gjithë janë të qartë që Tirana është sot ku e ku më e pastër. E kishin mbushur pleh të gjithë Tiranën. I ka marrë malli për kjoskat dhe të luajnë mbi fekale. Këta janë stan me lepuj, sheshi ishte i mbushur me turistë që i fotografonte këta. Shqipëria dhe Tirana nuk do të kthehet më kurrë pas, jo në paralele apo palestër, por edhe në majë të Himalajes të shkojë ai që ka lepurin në bark, nuk kanë çfarë ti bëjnë Tiranës. Ju jeni shumica dërrmuese, kur të shkruhet historia e këtij qyteti, këta çapaçulat me molotov, këta nuk kanë vend në Tiranë. Ftesa ime për ta është shkoni nga humbja në humbje pa e humbur entuziazmin. Nuk do ndalet humbja e tyre pasi nuk ka asnjë ide. Ai që humbi me 60 mijë vota ka qenë drejtor në bashki, nuk mbaj mend të jetë shquar për ndonjë gjë të madhe. Gjithë këto punë të jashtëzakonshme dhe gjithë këto kantiere, kush ka punë me drejtësinë duhet ta bëjë me ato institucione që ne i kemi besuar për ta bërë. Ndenja me kolegët për t'ju përgjigjur çdo pyetjeje e pikëpyetjeve, e çdo situate përse i kemi marrë ato vendime. Nëse dikush ka gabuar në ato vendime për të pastruar Tiranën, duhet të mbajë përgjegjësi. E kuptoj që për ne është shumë e rëndësishme të japim ndihmën ekonomike, të japim bonusin e qirasë, të japim bursat për fëmijët, të japim shpërblimin për ekipin e Partizanit dhe të bëjmë disa emërtime që i kanë bere nder qytetit tonë, siç është titulli Qytetar Nderi per Ali Ahmetin, patriotit të madh nga Maqedonia e Veriut, shqiptarit me zemër të luftës, por edhe të punës dhe të paqes. Si dhe disa emërtime të tjera në qytet, që kane të bëjnë me figura shumë të rëndësishme, si Remzi Hoxha, të cilin SHIK-u i Sali Berishës e vrau dhe e la pa varr. Ky qytet sot duhet të kujtojë që Sali Berisha me lepurin në bark, - se stani me lepur është këtu jashte, por lepuri në bark është te rruga Mustafa Matohiti, - jo vetëm i vrau dhe i la pa varr, por nuk kërkoi kurrë ndjesë dhe ky qytet ka detyrim që t’i kujtojë. Duhet të jemi krenar jo vetëm për punët, por edhe sesi e kemi mbledhur llumin bashkë. Një nga meritat tona më të mëdha është se kemi bashkuar kundër nesh të gjithë llumin. Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës. E di ai çfarë ka kërkuar 'Ben Rreli' për atë portalin që nuk jepet leje në Kopshtin Zoologjik. E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhe që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme. Dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri e shofin akoma me përbuzje. Dhe prandaj vlerësohet Tiraana edhe në Kosovë. Se njerëzit më të poshtër që ata i kanë përzënë, nuk qasen në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë pikë aksesi. Ai që ka ndërtuar pallat në mes të Bllokut, e ka shumë kollaj të bëjë emision se ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë një pallat në mes të bllokut duke iu vjedhur motrave fetare tokën e vetë. Kështu që asnjë të mos ketë asnjë iluzion. Secili prej maskarenjve që është aty përballë ka interesin e vetë. Ka fundshpinën e vetë në interes. Nuk i qan halli as për pastrimin, as për ndërtimin e shkollave, por për llogarinë e vetë. Ata nuk kanë qenë metor i askujt, që nuk kanë rritur asnjë talent, por përkundrazi. Keni parë burra nga 55, 60, 65 vjeç rrinë natën televizioneve sikur janë te "peshqirat", sikur po shikojnë Pornhub të eksituar si ata pitbullat dhe shqyejnë çdo gjë të re që ju del përpara. Jam krenar për punët dhe llumin e bashkuar kundër nesh, sepse kemi inspiruar armiqtë që të bëhen bashkë. Kanë harruar çfarë kanë thënë për njëri-tjetrin, vetëm që të bëhen bashkë. 

Për Veliajn kjo është hera e parë që merret në pyetje nga SPAK. Ka qenë prokurori Dritan Prençi, ai që ka kërkuar marrjen në pyetje të tij. Për inceneratorin e Tiranës ndodhen në burg Alqi Bllako, Taulant Tusha, Namik Simirxhiu, Bledar Karoli dhe Lefter Koka. Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë. Në kërkim janë biznesmenët pronar të "Integrated Energy”, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

8 orë në SPAK, Erion Veliaj: Ezauruam çështjen e inceneratorëve, jam i lehtësuar

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dalë nga ambientet e SPAK, pas 8 orësh që ndodhet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Menjëherë sapo doli, qëndroi për të dhënë një prononcim për mediat, duke u shprehur edhe njëherë se ky ishte takim i kërkuar nga vetë ai. Më pas, theksoi se sot ezauruan çështjen e inceneratorëve, duke shtuar se ka dhënë edhe detaje të tjera lidhur me dosjen. Por shtoi se nuk mund të japë më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor.

"Falenderoj kolegët e SPAK, ma ka rritur bindjen që është krijuar një institucion serioz në Shqipëri. Është një institucion me të cilin unë nuk kisha bëja më herët. Isha këtu si bashkëpunëtor. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, dhashë të gjitha shpjegimet e nevojshme pasi kisha kohë që kërkoja një takim. Ezauruam çështjen e inceneratorëve. U thanë edhe detaje të tjera, dy kolegët më kanë kërkuar që për çështje të hetimit që të mos i ndaj me gazetarët. Ndjehem mirë që unë dhe ata që dua të ndjehen më të lehtësuar, por edhe armiqtë e mi ndjehen më të lehtësuar. Çdo koment tjetër do tua jap pasi të mbaroj mbledhjen e këshillit bashkiak. Ka nisur mbledhja e këshillit Bashkiak dhe duhet të shkoj. Erdha një orë më parë sepse.... Mund të merreni me makinën e Fahri Balliut dhe milionerëve të opozitës *nuk kuptohet mirë fjalia.,"-tha Veliaj.

Në lidhje me hetimet e inceneratorit të Tiranës ndodhen në burg Alqi Bllako, Taulant Tusha, Namik Simirxhiu, Bledar Karoli dhe Lefter Koka. Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë. Në kërkim janë biznesmenët pronar të "Integrated Energy”, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Operacioni i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi mbrëmjen e 8 dhjetorit ku u lëshuan 15 urdhër-arreste.

Për Veliajn kjo është hera e parë që merret në pyetje nga SPAK. Ka qenë prokurori Dritan Prençi, ai që ka kërkuar marrjen në pyetje të tij. Për inceneratorin e Tiranës ndodhen në burg Alqi Bllako, Taulant Tusha, Namik Simirxhiu, Bledar Karoli dhe Lefter Koka. Ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë. Në kërkim janë biznesmenët pronar të "Integrated Energy”, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Pak para protestës së opozitës, Policia e Shtetit "blindon" Bashkinë e Tiranës

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
Pamje nga Bashkia

TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur përgatitjet në lidhje me protestën që do të mbajë opozita para Bashkisë së Tiranës. Para se protesta të nisë, Policia ka “blinduar” bashkinë e kryeqytetit, duke vendosur kangjella hekuri rreth e rreth godinës përpara Bashkisë së Tiranës. Tubimi i sotëm është planifikuar që të mbahet në orën 16.30 të pasdites së sotme. 

Edhe në protestën e mëparshme opozita përdori bomba molotov si dhe pati edhe përplasje fizike me efektivët e policisë, dhunë kjo e cila u dënua fort nga ambasadat e huaja në vendin tonë./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës tek Bashkia, Policia merr masa: Jo akte dhune!

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
Foto nga protestat e shkuara

TIRANË- Pasditen e sotme, opozita do të mbajë tubimin e radhës, të pestin, para Bashkisë së Tiranës. Pas lejes për tubim, Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku lajmëron se protesta do të mbahet në orën 16:30, pranë Bashkisë së Tiranës. Ndaj edhe kësaj here do të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. Por kërkojnë edhe njëherë që të mos ketë akte dhune.

"Cenimi i rendit e sigurisë publike dhe rrezikimi i shëndetit e jetës së punonjësve të policisë dhe pjesëmarrësve në tubim përbëjnë shkelje të ligjit dhe Policia e Shtetit do të veprojë gjithnjë me profesionalizëm,"-njoftoi Policia.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e sotme, 30 prill 2024, ora 16:30, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, sot, prej orës 16:00 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune. Cenimi i rendit e sigurisë publike dhe rrezikimi i shëndetit e jetës së punonjësve të policisë dhe pjesëmarrësve në tubim përbëjnë shkelje të ligjit dhe Policia e Shtetit do të veprojë gjithnjë me profesionalizëm.

Edhe në protestën e mëparshme opozita përdori bomba molotov si dhe pati edhe përplasje fizike me efektivët e policisë, dhunë kjo e cila u dënua fort nga ambasadat e huaja në vendin tonë./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve”/ MESAZHI i Veliajt para se të shkonte në SPAK

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
Erion Veliaj

TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizur. Por që në mëngjes ka ndarë një mesazh në rrjetin social "What'sApp", duke cituar një nga shprehjet e famshme të Presidentit Amerikan, Frenklin D. Ruzvelt.

“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë,”-shkruhet në postimin e bërë nga kryebashkiaku Veliaj, si një mesazh për të gjithë akuzat që opozitarët kanë drejtuar ndaj tij.

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së

Burime bëjnë me dije se Veliaj do të merret në pyetje nga SPAK për aferën e inceneratorëve, ku ai i Tiranës është ende nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Por jo për dosjen 5D, pasi ajo çështje është duke u hetuar në dosje më vete. Me urdhër të SPAK, pak javë më parë u arrestuan disa drejtorë të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, të cilët kishin ngritur një kompani, duke fituar miliona euro tendera nga vetë institucioni ku kishin role drejtuese.

Megjithatë për Veliajn kjo është hera e parë që merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë që me interes do të pritet një komunikim i tij pasi të lërë ambientet e SPAK./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Erion Veliaj paraqitet në SPAK, e presin me protesta: O hajdut...! Kryebashkiaku: Thuaja Fahri Balliut

Veliaj 8 orë SPAK, opozita protestë para Bashkisë së
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme. Jashtë SPAK është pritur nga disa qytetarë që e kanë thirrur me fjalët ‘hajdut’. 

Në krye të qytetarëve, mbështetës të Rithemelimit, qëndonte Klevis Balliu, të cilit Veliaj i ka kutjuar makinën e shtrenjtë me të cilën qarkullon në Tiranë.

"Hajdut thuaj Fahri Balliut që ka makinë 100 mijë euro”, ishte përgjigja e Veliajt, që nuk e ka pritur aspak me sportivitet, pritën e bërë nga një grup qytetarësh.


Burime bëjnë me dije se Veliaj do të merret në pyetje nga SPAK për aferën e inceneratorëve, ku ai i Tiranës është ende nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. 

Pavarësisht interesit mjaft të madh të gazetarëve të pranishëm në hyrje të SPAK, Veliaj nuk ka pranuar që të komentojë për këtë zhvillim, dhe është futur menjëherë në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Ka qenë prokurori Dritan Prençi ai që ka kërkuar marrjen në pyetje të Erion Veliajt, i cili pak ditë më parë e paralajmëroi edhe vetë paraqitjen përpara Prokurorisë së Posaçme. Veliaj tha se do të ofronte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që mund t’i shërbejnë prokurorëve të SPAK. Veliaj nuk pritet që të pyetet për dosjen 5D, pasi ajo çështje është duke u hetuar në dosje më vete.

Me urdhër të SPAK, pak javë më parë u arrestuan disa drejtorë të rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës, të cilët kishin ngritur një kompani, duke fituar miliona euro tendera nga vetë institucioni ku kishin role drejtuese.

Për Veliajn kjo është hera e parë që merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë që me interes do të pritet një komunikim i tij pasi të lërë ambientet e SPAK.  

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB