I vunë eksploziv në banesë, gjyqtari: Isha në shtëpi me gruan, dolëm në ballkon kur dëgjuam shpërthimin

SHKODËR- Është zbardhur dëshmia e gjyqtarit të gjykatës së Shkodrës, Tonin Stërkaj, të cili iu vendosi një sasi eksplozivi në banesë. Ai ka rrëfyer përpara autoriteteve se ka qenë në banesë me bashkëshorten në momentin që ka ndpdhur shpërthimi, por nuk e ka kuptuar që bëhej fjalë për shtëpinë e tij. Stërkaj ka thënë se ka dalë në ballkon për të parë dhe se një fqinjë i ka treguar se shpërthimi kishte ndodhur në banesën e tij.
“Kur kam dëgjuar shpërthimin, isha në banesë së bashku me gruan. Për shkak të shpërthimit të fuqishëm, kemi dalë jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur, por s’kishim kuptuar se ky shpërthim ishte aktivizuar në banesën tonë. Nuk kam dijeni se kush e ka bërë, unë jam gjyqtar dhe kam çështje penale çdo ditë në gjykim”, mësohet të ketë thënë ai.
Tonin Sterkaj ushtron prej shumë vitesh detyrën e gjyqtarit në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër. Dy vite, ai ka punuar edhe si gjyqtar në gjykatën e Apelit të Shkodrës. Deri më tani, tre persona janë shoqëruar që dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.
Shpërthimi me tritol në banesën e gjyqtarit, KLGJ mblidhet nesër për ta marrë në mbrojtje

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet që të mblidhet nesër, ku do të marrë vendimin për të marrë në mbrojtje gjyqtarin e Shkodrës Tonin Sterkaj, në banesën e të cilit, shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi tritoli. Mësohet se pas rastit, ministri i brendshëm Taulant Balla ka patur një komunikim telefonik me gjyqtarin Sterkaj, të cilin e ka siguruar për marrjen e masave të menjëhershme për garantimin e sigurisë së tij.
Gjithashtu nesër në KLGJ do të mblidhet edhe komisioni i posaçëm për mbrojtjen e gjyqtarëve, ku do të marrë pjesë dhe vetë Ministri i Brendshëm. Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi këtë të diel pasi persona të paidentifikuar vendosën lëndë plasëse në oborrin e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.
Ndërsa e cilëson akt kriminal, KLGJ i bën thirrje prokurorisë të zbardhë ngjarjen dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh mbështetjen për të gjithë gjyqtarët e sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve.
Ndër të tjera thekson se respektimi i funksionit dhe dinjitetit të gjyqtarëve është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.
“Duke marrë shkas nga informacionet e përcjella nga media e shkruar dhe vizive si edhe bazuar në informacionin paraprak të Policisë, ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në banesën e magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor përcjell shqetësimin për këto akte që cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.
Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës”, shkruhet në reagimin e KLGJ-së./ZËRI
Tritoli në banesën e gjyqtarit Stërkaj, KLGJ: Kërcënim serioz për të gjithë shoqërinë

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dënuar sulmin me tritol që është bërë në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër. KLGJ kërkon që ngjarja të zbardhet sa më shpejt, dhe autorët të vendosen përpara drejtësisë. KLGJ thekson se akte të tilla në drejtim të gjyqtarëve, përbëjnë një kërcënim serioz për të gjithë shoqërinë shqiptare.
NJOFTIMI I KLGJ:
Duke marrë shkas nga informacionet e përcjella nga media e shkruar dhe vizive si edhe bazuar në informacionin paraprak të Policisë, ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në banesën e magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor përcjell shqetësimin për këto akte që cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.
Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.
Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.
FOTO/ Kush është gjyqtari që i hodhën tritol në banesë, autori i maskuar u largua në këmbë

SHKODËR- Personi që shikoni në foton e mësipërme është gjyqtari Tonin Stërkaj, të cilit iu vendos tritol në banesë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.
Autori ka qenë me kapele në kokë dhe është afruar pranë portës së hekurt ku ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar sërish në këmbë, duke shfrytëzuar disa rrugica në zonë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen dhe po ashtu janë marrë dhe pamjet e kamerave të tjera në zonë për të parë lëvizjet e autorit.
Në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse, në banesë kanë qenë të gjithë familjarët e 62-vjeçarit.
Dyshimet e para lidhen me detyrën e Tonin Sterkajt si gjyqtar, megjithatë po hetohen dhe pista të tjera që mund të kenë lidhje me konflikte pronësie. Vetë gjyqtari ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë çështje madhore në shqyrtim dhe se së fundmi nuk ka marrë kërcënime që lidhen me detyrën e tij.
“Nuk kam dijeni se kush e ka bërë, unë jam gjyqtar dhe kam çështje penale çdo ditë në gjykim”, mësohet të ketë thënë ai.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ZËRI
Shpërthimi me tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në derën e një banese rreth orës 03.00, të mëngjesit në qytetin e Shkodrës.
Burime nga blutë e Shkodrës bëjnë me dije se banesa ku është vendosur lënda plasëse i përket gjyqtarit Tonin Sterkaj.
Nga raportimet e para nuk ka përsona të lënduar por vetëm dëme materiale. Sterkaj prej vitesh punon si gjyqtar në shkallën e parë në Shkodër.
Burime bëjnë me dije për ZËRIN se kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person, që afrohet në këmbë dhe lë sasinë e lëndës plasëse. Gjithashtu ai largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë përmes rrugicave.
Nga raportimet mësohet se personi i dyshuar si autori i vendosjes së lëndës plasëse është i veshur me rroba të errëta dhe në kokë mban një kapele, në formën e një maskimi.
Vetë gjyqtari është shprehur se nuk ka konflikte të hapura me askënd, përvecc atyre që mund të lidhen me detyrën e tij.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/ZËRI