E kishte injoruar deri tani, Berisha "shkrin akullin", uron Metën për postin e ri: Urime!

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka "shkrirë akullin" me tashmë presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në fjalimin e tij të përnatshëm nga ballkoni, teksa Meta ishte poshtë, e uroi për zgjedhjen e tij. Kjo ndodhi për herë të parë në 4 muaj që Berisha është ndodhet në "arrest shtëpie".
"Urimet më të përzemërta presidentit të Partisë së Lirisë. Anëtarëve, mbështetësve, drejtuesëve të saj për konventën historike, konventën e kthesës dhe të betejës fitimtare. Një përshëndetje të përzemërt dhe atdhetares së flaktë, zonjës Edita Tahiri. Një nderim të madh dhe të veçantë heroit të vërtetë të lirisë dhe dinjitetit, Ylli Bodinakut,"-tha Sali Berisha./ZËRI
'Më afër Zotit'/ Meta rrugës për tek Berisha: Tedi Blushin e kam 'Vojo Kush', i kam shumë borxhe Shqipërisë

TIRANË- Për herë të parë, kreu i Partisë së Lirisë, që tashmë ka statusin president, shkoi sot për herë të parë poshtë shtëpisë së kryedemokratit Sali Berisha. Në fjalën e tij për mediat që e ndoqën në të gjithë rrugën që ai përshkroi, Meta foli për disa çështje, duke u ndalur më gjatë tek mbështetja që ai i jep Berishës, duke u zotuar se do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Si shenjë për mbështetjen e tij ndaj kryedemokratit, veshi edhe bluzën që mban mbishkrimin: Lironi liderin e opozitës!
Pasi nisi fjalimin e tij, Meta kujtoi edhe një bisedë që kishte pasur me kryeministrin Edi Rama në prani të Petrit Vasilit dhe ish-kryeparlamentarit Gramoz Ruçit.
“Kam këtu Vasilin, më larg duhet të jetë Ruçi që na dëgjon, çfarë i kam thënë Edi Ramës në 2017-ën? I kam thënë sy më sy, “Mos e provoko më PD-në dhe opozitën, është fatkeqësi e madhe për mua që u bë 20 e ca vite në opozitë duke bashkëpunuar me ty, me Nanon e me Majkon dhe pas kaq vitesh, prapë politikani më serioz më del Sali Berisha,”- u shpreh kreu i PL.
PJESË NGA PRONONCIMI I METËS:
Ilir Meta: 27 vota kundër meje në votimet e sotme i quaj të sinqerta. E përgëzoj zotin Basha, Faikun. Zoti Faik është një atdhetar mbi të gjitha. Ka shërbyer në forcat e sigurisë. Ka kontribute publike. Nuk ka lidhje me atë përfituesin. PL është e qartë për dobësitë e saj. Beteja me mafian nuk është shaka, por betejë për jetë a vdekjes. Ankesat e Kryemadhit për Tedi Blushin? Ajo nuk mund të ketë ankesa për Vojo Kushin. Sikur të gjithë anëtarët e këshillit bashkiak, të hidheshin mbi patronazhistët si Tedi Blushi, Shqipëria sot do ishte vend tjetër.
Ju zgjodhët politikën para familjes?
Meta: Është e shtrenjtë për mua, por Shqipëria edhe më e shtrenjtë, edhe detyrimet ndaj vendit tim janë të jashtëzakonshme. Kam shumë borxhe dhe detyrime. Nuk shkoja dot më parë tek Berisha sepse isha kryetar, tani jam president. Ai është presidenti i përgjithshëm i të gjithë shqiptarëve. Nuk shkoja dot si kryetar. Pastaj ai nuk është në ballkon por në podium. Ata kujtojnë se e kanë izoluar por e kanë ndihmuar që të ngrihet në podium, që të jetë më afër qiellit dhe më afër zotit. I kam marrëdhëniet shumë të mira me opozitarët e vërtetë, mbi të gjitha me Sali Berishën. Unë besoj se Bardhi është opozitar i vërtetë. Ftesën për Këlliçin dhe Balliun i ka bërë Haxhinasto. Ai ka ftuar vetëm shkëlqesinë e tij, Sali Berisha. Se kë ka sjellë ai...Zoti Berisha nuk mund të vinte por është lider, lider në lartësi, jo kështu...Zoti Berisha edhe në tokë e sheh horizonin me lart, po në katin e 7 ku është ai? Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe me zemrën më të fortë se kurrë.
Keni një mesazh të fshehur për lëvizjet e fundit?
Meta: Konventa është një shkundje. Mbaj mend që e kam pasur shtëpinë në katin e 5, shkundja qilimin që të pastrohej shtëpia. Edhe opozita ka nevojë për shkundje. Atë që kam shkund unë. Secili bën të vetëm./ZËRI
‘Cfarë sjell minuti, s’e sjell sekondi'/ A paralajmëroi Monika Kryemadhi largimin nga politika?

TIRANË- Monika Kryemadhi mund të ketë paralajmëruar sot largimin nga politika! Para se të futej në sallën ku u mbajt Konventa e Partisë së Lirisë, Kryemadhi u rrethua nga gazetarët. E shoqëruar nga dy bashkëpunëtorët e saj, Endrit Braimllari dhe Elona Guri, Kryemadhi u shfaq e keqardhur për spostimin që po i bëhet në parti nga vetë bashkëshorti i saj, Ilir Meta. Këtë të fundit, kësaj here e krahasoi me Neoronin, i cili vlerësohet si një nga perandorët më të këqij dhe më mizorë në historinë e Romës së Lashtë.
Megjithatë u kujdes që të jepte disa mesazhe, së pari lidhur me "nepotizmin" që po e largon atë vetë nga Partia. Ajo theksoi se ata në konflikt interesi, s'duhet të kenë në të ardhmen poste politike. Më pas, u ndal tek fraksionet, por theksoi se nuk beson në to, duke lënë të kuptohet se nuk do ta krijojë një të tillë.
"Unë nuk besoj tek fraksionet, unë besoj tek vërtetësia e secilit nga ne. Frakisonin nuk e bën për shfaqje. Jam gladiatore me taka, nuk kam turp të vishem as nga takat, as të vishem si grua, nuk jam burrë. Por dua të theksoj se beteja e Kryemadhit është një betejë që ka të bëjë me rritjen dhe përgatitjen e shumë figurave të reja. Ashtu si Erisa Xhixho është kandidate për zv.presidente, që janë prapë 3 gra që kandidojnë, kjo do të thotë se vërtetë Partia e Lirisë ka elementin civilizues që është gruaja dhe vajza, dhe kjo të mos kthehet në fasadë por të prodhojë vlera, politikë, demokraci, lirime. Ajo çka dua të them është që aktrimi në politikë nuk iu shërben të rinjve dhe të reja mund të shërbej njerëzve momentalë, të cilët vijnë për të përfituar diçka."
"Bombën" e la për në fund, duke u shprehur se tani është koha që ajo të fokusohet tek fëmijët e saj, duke përmendur disa herë moshën dhe kohën në politikë.
"Normal që ndjej keqardhje pasi nuk mund të t'i fshijnë 30 vite politikë me një vendim për shkak se ke zgjedhur të ndërtosh familje dhe jo të ndërtosh përfitime. Për mua familja është më e rëndësishme se politika. Në 30 vjet jam investuar që në FRESSH për të ndërtuar të rinjtë dhe të rejat për ato që janë. Jam një nga akademitë politike më të vjetra në Shqipëri. Ka ardhur koha që prioritetet e Monika Kryemadhit janë Bora, Besi dhe Era. Në 30 vjet Monika ka qenë gladiatore në arenën e luftës, kur Neroni ngrinte gishtin, vrite ose lërë të jetojë. Por do të shikoj prioritet të tjera. Kam mbushur 50 vjeç, kam bërë një gjysmë shekulli, një gjysmë shekulli i ri do të vijë. Jeta është shumë e gjatë, çfarë sjell minuti nuk e sjell sekondi."
Paralajmërimi u dha, na mbetet të shohim nëse vërtetë do të heqë dorë nga politika, por duhet që të presim deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku do të zbulohet nëse do të garojë sërish për deputete. Me sa tha sot nga Kryemadhi, gjasat janë për "jo"./ZËRI
Meta 'bojkoton' Kryemadhin? Bisedon me sipatizantët jashtë

TIRANË-Ilir Meta vendosi të mos e ndiqte fjalën e Monika Kryemadhit në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë. Ai doli jashtë godinës së Pallatit të Kongreseve dhe takoi disa simpatizante vajza që po marrin pjesë në Konvetën Kombëtare të Partisë së Lirisë.
Në nisje të fjalimin të tij në Konventën e Partisë së Lirisë, thirrur me qëllim Rithemelimin dhe shkëputjen nga nepotizmi të partisë, Ilir Meta përsëriti akuzat për nepotizmin në parti si dhe fajësoi Monika Kryemadhin sërish për djegien e mandateve. Gjthesei Kryemadhi vijoi fjalimin me propozimet dhe nuk komentoi fjalët e kreut të PL.
“Nuk kisha ndërmend të flisja, por përderisa isha në axhendë i qëndroj fortë dy propozimeve të mia, për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputete apo këshillat bashkiakë. Nuk është diskriminim pozitiv, por e domosdoshme për gratë dhe vajzat. Propozimi im është për 30%, po të jetë vullneti i delegatëve e çojnë edhe më shumë. Sa i përket propozimit numër 2, për nepotizmin, i qëndroj që të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm. Në një parti politike nuk ka të bëjë nepotizmi, por meritokracia. Në Pushtet vendoset me emërim, aty emëron kryetari apo përfaqësuesi, Unë mendoj se edhe në PL ka ardhur koha, meqë na u përmend ligji për konfliktin e interesit. I shtoj pikës 70 propozimin për konfliktin e interesit, ku anëtari i PL nuk mund të propozojë individë që ka konflikt interesi”, tha Kryemadhi.
/ZËRI
Meta "përballet" me akuzat e Lulzim Bashës: Uuaaaaa, flet ai për moral

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas hodhi votën për zgjedhjen e presidentit dhe zëvëndëspresidentit të PL-së, dha edhe një koment për mediat e pranishme. Papritur tregoi se kishte pasur një telefonatë me kryedemokratin Sali Berisha, ndërsa shtoi se dikur në zgjedhje për shpërblim bashkëshortes i kishte blerë një mjet tip "Tuareg". Po ashtu, ndër të tjera komentoi reagimin e Partisë Demokratike (të vulës) që sollën në vëmendje akuzat që kanë bërë ndër vite Meta dhe Berisha.
Meta: Do t'ju tregoj një gjë të bukur se doktori tha një gjë të madhe. Se pak më parë fola me doktorin më uroi për konventën se i kishte pëlqyer dimensioni kombëtar. Ju e dini se Monika e kishte garën shumë të vështirë në Kombinat se sapo kishte lindur vajza dhe përballë saj Fatos Nano vuri ish-ministrin e Brendshëm me të cilin nuk kishim miqësi, por sot jemi shumë shokë me vjehrrin e tij. Iu rekomandua që të shkonte në Fier, por Fatos Nano e donte përballë Monikës. Në fund fare kjo bëri një fushatë të paparë, fitoi 30%, fitoi i ndjeri president Nishani. Pavarësisht nga raportet me doktorin që kanë qenë më turbulenca normale...edhe...Monika u gëzua shuëm që fitoi i ndjeri zoti Nishani se fushata i kaloi caqet se u bë terror, por mbasi kaloi kënaqësia e parë që ndodhi rotacioni. Më tha mua, po mirë u lodha u copëtova, çfarë fitova unë? Ajo kishte pasur dëshirë për një Tuareg, edhe unë ia plotësova këtë dëshirë edhe pse Tuaregun e përdorja më shumë vetë për punë të familjes. Po tani çfarë tha doktori i madh, i thotë Fevziu që në 2007, LSI ka rrezik që të dalë vetë dhe të vërë Monikën kandidate për kryetare bashkie në Tiranë. Unë e kam të zgjidhur tha ai, vë sërish Bujarin. Kjo ishte në sensin e fuqisë së saj elektorale. Ajo e ka patur edhe ka, është e mirëpritur që të japë kontributet e saj.
Ka një reagim të PD zyrtare, ka publikuar një video të akuzave ndaj Berishës, keni përgjigje?
Meta: Uaaaa, flet partia e vulës për moral? Po si doli vulaxhiu kur kandidoi për Tiranën. Me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa heroike e Arben Ristanit. Ai jo vetëm që gënjen për orën, por edhe kur flet nuk ngopet së gënjyeri./ZËRI
Meta rrit financimin për gratë në parti, Kryemadhi: Bravo! Prandaj është lider

TIRANË-Konventa e Partisë së Lirisë, ka miratuar propozimin e Monika Kryemadhit për të futur në statutin e Partisë së Lirisë, që një pjesë e buxhetit të fushatës t’i kalojë grave që janë në listat për deputete. Konventa e votoi propozimin, por me ndryshimin që të mos jetë 30% por 50%. Ndryshimi i shifrës u bë nga Ilir Meta.
Pjesë nga diskutimi:
Haxhinasto: Kjo përqindje nuk ka pse të ngelet 30% kur kandidatet zonja në listat tona mund të jenë shumë më tepër se sa 30%.
Mënyra si e kemi formuluar që në shpërndarjen e fondeve zgjedhore të aplikohet parimi i barazisë gjinore të kemi një kuotë të caktuar për buxhetin që përdorin kandidatet zonja. (Monika Kryemadhi ndërhyn) 30% akomodohet në mënyrën se si e kemi formuluar ne, që do të thotë se zbatojmë parimin e plotë të barazisë gjinore.
Monika Kryemadhi: Jo zoti Haxhinasto mos gënjeni, Në statut nuk është e formuluar fare buxhetimi…. (Ndërhyn Ilir Meta)
Ilir Meta: Miniumi 50%
Monika Kryemadhi: Bravo (Duartrokasin)
Haxhinasto: Nuk thashë që një statut është përcaktuar një %, thashë që parimi i barazisë gjinore do të thotë që buxheti ndahet proporcionalisht me % e grave në listat e konkurrimit.
Meta ngrihet dhe shkon në podium
Ilir Meta: Mondi të lutem! Faleminderit shumë për propozimin.
30% është pak sepse kemi gra e vajza të mrekullueshme. Ta vendosim minimum 50%,
(Monika Kryemadhi duartroket dhe thotë ‘bravo”.
Ilir Meta: E keni parë ju piktori nxjerr duart para si 5 për të na kopjuar neve por nuk na arrin dot sepse marrim shpejtësi tjetër nga sot me këto votime statuore.
Monika Kryemadhi: Ja pse është lider Ilir Meta, sepse nuk ju lë të mos mbani premtimin që keni dhënë për gratë e vajzat, për buxhetimin 30% por ju jep atë që ju takon 50%. Ndaj është lider Ilir Meta., nuk është lider Ilir Meta për të bërë mashtrimin e radhës, e kemi në statut në faqen online ku keni 0 buxhetin për gratë. i konsideroni si të barabarta në buxhetimin vjetor jo të fushatave elektorale. Të jemi seriozë.
Janë qindra gra dhe vajza që kanë besuar tek Ilir Meta dhe PL, nuk kanë besuar tek paragrafët.
Haxhinasto: Faleminderit zonja Kryemadhi, besoj që referencën për mashtrim nuk e kishit për mua sepse nuk jam shquar ndonjëherë për të tillë.
Kryemadhi tregon votën pro Metës: Për ata që thonë se jam tradhtare

TIRANË-Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka bërë transparente votën e saj për president të Partisë së Lirisë, ku duket që ka shënuar me X emrin e Ilir Metës.
“ Për të gjithë ata që thonë se jam tradhtare,"-tha ajo.
Mesa duket, pavarësisht tensionevee brenda partisë, Kryemadhi nuk e tradhton bashkëshortin e saj.
Konventa e Partisë së Lirisë, ka miratuar propozimin e Monika Kryemadhit për të futur në statutin e Partisë së Lirisë, që një pjesë e buxhetit të fushatës t’i kalojë grave që janë në listat për deputete. Teksa Monika Kryemadhi propozoi që 30 % e buxhetit të fushatës t’i jepet grave, Konventa e votoi propozimin, por me ndryshimin që të mos jetë 30% por 50%. Ndryshimi i shifrës u bë nga Ilir Meta.
/ZËRI
Meta 'bojkoton' Kryemadhin? Ikën sapo ajo nis fjalimin, kthehet në fund

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zgjedhur të "bojkotojë" fjalimin e bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi në Konventën e PL-së. Sapo zonja Kryemnadhi ka marrë fjalën, Meta është larguar dhge ka shkuar të votojë, ndërsa u takua dhe me mbështetës të tij dhe bëri foto. Gazetarët insistuan vazhdimisht duke i thënë se Kryemadhi po mbante fjalim, por Meta i injoroi. Në një moment ai thotë se po ngjitet sërish sipër ta dëgjojë, por ishte vonë, Kryemadhi tashmë ishte ulur në vendin e saj./ZËRI
Kryemadhi ul 'armët' përballë Metës, por s'i kursen 'thumbat': Jo konflikt interesi në PL! Me kë e ka?

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadoi ka mbajtur fjalën e saj këtë të shtunë në Konventën e PL-së ku nuk i ka kursyer ‘thumbat’ ndaj Ilir Metës dhe pse në mënyrë të tërthortë këtë të herë. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se në PL ka ardhur koha se përpos nepotizmit të shtohet një nen që ndalon emërimet në kupolën drejtuese të personave që janë në konflikt interesi me kryetarin. Ndërsa në fund i ftoj delegatët që të votonin të lirë.
Monika Kryemadhi: Nuk kisha ndërmend të flisja, por përderisa isha në axhendë i qëndroj fortë dy propozimeve të mia, për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputete apo këshillat bashkiakë. Nuk është diskriminim pozitiv, por e domosdoshme për gratë dhe vajzat. Propozimi im është për 30%, po të jetë vullneti i delegatëve e çojnë edhe më shumë. Sa i përket propozimit numër 2, për nepotizmin, i qëndroj që të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm. Në një parti politike nuk ka të bëjë nepotizmi, por meritokracia. Në Pushtet vendoset me emërim, aty emëron kryetari apo përfaqësuesi. Unë mendoj se edhe në PL ka ardhur koha, meqë na u përmend ligji për konfliktin e interesit. I shtoj pikës 70 propozimin për konfliktin e interesit, ku anëtari i PL nuk mund të propozojë individë që ka konflikt interesi. Këto janë proozimet e mia të nderuar delegatë, ju ftoj të votoni të lirë./ZËRI
Meta: Kur isha i 'rrethuar', tre gjëra ma ruajtën mendjen, malet, Selltiku dhe Sasha

TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka rrëfyer dhe momentet e vështira gjatë “sfidës” politike, që sipas tij u la vetëm dhe nga partia e tij. Gjatë fjalës në Konventë, Meta tha se ishte i rrethuar nga tradhtarë, por sërish nuk tha emra, ndërsa shtoi dhe tre gjërat që i rujatën “mendjen”. Ai tha se tre gjërat që i ruajtën ekuilibrin mendor ishin malet, Selltiku dhe Sasha.
Ilir Meta: A e dini ju pse e dua unë Selltikun se në atë kohë që ngela vetëm edhe nga partia ime. Që isha i rrethuar më keq se Vojo Kushi e përditë kërcënohesha, e provokohesha. Si e përballova unë, se thoshin dhe atëherë që isha i çmendur e Luli ishte në rregull, se 7 x7 42. Tre gjëra më ruajtën ekuilibrin mendor, malet, Selltiku dhe Sasha. Dhe jo vetëm lidhja prej Rudi Vatës. U takuam me tifozët e Selltikut në Sarajevë u thashë atyre Rudi Vata dhe ata u çmendën. Ditën tjetër më thotë Tedi Blushi shpërtheu tëitter, dërguan falënderime ata. Ata janë besnikë, e mbështesin Celltikun edhe më shumë kur humbet. Janë 3 milionë fansa. Morën çmimin si fansat më të jashtëzakonshëm. Vajtën në Seville 35 mijë përkrahës. Edhe Ilir Meta ka nevojë për besnikëri dhe jep fjalën që do ta çojë këtë betejë deri në fund. Kemi qenë të tradhtuar si opozitë, jemi zgjuar, nuk ka më natë./ZËRI
Meta tregon se kur do largohet nga politika, ka dhe një mesazh: Kam nevojë për DASHURI pa KUSHTE

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka treguar këtë të shtunë nga Konventa e Partisë së Lirisë se nuk do të tërhiqet nga politika pa u realizuar 5 kushtet e propozuara nga PL, por dhe ka treguar atë për të cilën ai ka nevojë. Gjatë fjalës së tij. Meta tha se ka nevojë për dashuri pa kushte.
Ilir Meta: Kam nevojë për dashuri pa kushhte. I vetmi kusht që kam unë është të betohemi sot për ty adhe. Kush do që Ilir Meta të largohet nga politika duhet të votojë 5 prioritetet. Kur të bëhen 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë atëherë do iki. Gjyshet tona në Skrapar na kanë mësuar malet e larta. Malet tona edhe më të larta kur kohët tona ishin më të vështira. Never give up'./ZËRI
Meta ngre tonet: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur non-grata!

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë këtë të shtunë nga Konventa e Partisë së Lirisë. Ai tha se do e shpallte “Non grata”, por nuk e kishte bërë për shkak të marrëdhënieve që vendi ynë ka me Italinë. Ndër të tjera ai tha se nëse do të kishte një ambasador sot që komenton dekretet e Presidentit Bajram Begaj ai i pari do të protestonte.
Bëhet fjalë për ish-ambasadorin Italian në Tiranë Alberto Cutillo, i cili komentoi dekretin e Ilir Metës, asokohe Presoident i Republkikës për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Ish-Ambasadori tha atëherë se shtyrja e zgjedhjeve pa arritur një marrëveshje mund të sjellë probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës për të ndryshuar vazhdimisht ato.
Ilir Meta: McGonigalët kujtojmë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni kushtetutën. Kështu e bëni në vendet tuaja? I emëroni gjyqtarët tek Lana? Nuk bëhen në një vend europian këto. Prandaj respektin për partnerët që na respektojnë si popull, turp për McGonigalët. Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz. Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte. Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit. Të jeni të sigurtë se nuk është vepër e sekretarit të shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje do ta kishte takuar Dvoranit. Mirë dakord unë u çmenda, po ti tarrallak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çoje në GJK./ZËRI
Meta 'merr' shembull Ramën për 'like' në FB: Prandaj rri 12 vite në pushtet

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka treguar këtë të shtunë dhe politikanin që merr si “shembull” sa i përket rrjeteve sociale. Gjatë fjalës së tij në Konventën e Partisë së Lirisë, Meta tha se ka ngritur një ekip monitorimi për share dhe like në rrjetet sociale dhe këtu u ndal tek rasti i Kryeministrit Edi Rama., Sipas Rama, prandaj i kushton rëndësi like-ve dhe share-ve në rrjetet sociale, pasi është një mënyrë komunikimi me njerëzit. Në fund ai kishte një mesazh për delegatët, sipas tij, krah tij duhet të qëndrojnë vetëm ata që duan të dalin kampionë.
Ilir Meta: Po lëvizim ngadalë. Do të organizohemi krejt ndryshme. Me këtë program të mrekullueshëm. Do ta bëjmë Shqipërinë të ketë diell për të gjithë. Kam ekipin e monitorimit për share, like unë nuk jam i apasionuar. Por mos kujtoni e Edi Rama është budalla, po të ishte nuk rrinte 12 vite në pushtet. Ai bën mbledhje qeverie vetëm për të diskutuar si administrata e patronazhistëve është ne rregull apo jo me planin e share dhe komenteve dhe me radhë. Po neve çfarë na kushton të shpërndajmë mesazhin e Ilir Metës, Erisa Xhixhos. Po nëse ne përtojmë të bëjmë diçka kaq të vogël... kjo nuk është gjithçka po tregon sa organizuar je sa nerv ke të dalësh kampion. Ne po luajmë për kampion, në krah të Ilir Metës do të jenë ata që luajnë për kampion. Edhe mund të mos dalin, por ne ndeshjen nuk e shesim./ZËRI
Meta: Basha dhe 'tarallaku' morën nga 2 mln euro për të vënë të parët në listat e deputetëve

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha dhe Kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Konventën e PL-së, me tone të ashpra ai tha se Basha dhe Rama kanë marrë deri në 2 milion euro për të vendosur kandidatët për deputetë të parët në listë. Sipas tij, ai bëri të kundërtën, pasi zgjodhi të rinjtë.
Ilir Meta: Organizimi sot fillon nga e para, në darkë do të mblidhemi me komisionin e organizimit dhe do të bëjmë bilancin e ditës së sotme, do e fillojmë nga vetja. Pse gënjehet Ilir Meta me foto, bëj një foto 5 veta aty. Bënë mbledhje ata të rinisë e u mblodhën 15 veta. Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe tarallaku të merrte nga 1 mln euro, 2 mln euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu. Unë vura të rinj që të bëhen modele për të rinjtë./ZËRI
Meta MESAZH 'tradhtarëve': Kam bërë shkollën e Alisë, Nanos dhe Berishës, s'ma hidhni dot

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës ë tij në Konventën e PL-së i është rikthyer sërish djegies së mandateve dhe tregoi gabimin që ka bërë në atë kohë. Sipas tij, nuk duhet të kishte marrë në telefon vetëm dy deputetë, por të gjithë. Po ashtu ai kishte një mesazh për anëtarët e Konventës, ai tha se kush është me të të qëndrojë, ndërsa ata që duan lojëra nuk ja dalin dot. Ndër të tjera Meta tha se ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos dhe Sali Berishës në politikë.
Ilir Meta: Unë dua tu them një gjë gjithë Shqiptarëve, e dinë që unë Kushtetutën jo që nuk e kam shkelur, dhe këtë e ka thënë dhe Venecia ku është hedhur para e madhe kundër Presidentit. Një gabim e kam bërë unë, kam bërë gabim që natën e zgjedhjeve, pasi u zgjova nga ora 2 e natës në Vlorë, për të bërë presion ndaj mafias, që nxitën dhunë e vrasje në Elbasan, që kishin plan ta linin opozitën me 20 mandate, unë i vetëm bëja presionin që duhet të bëja për të shpëtuar pluralizmin. Më dhimbsej partia ime që kisha krijuar, me po po, jo-jo. Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush qëndron këtu për të bëra lojërat e atij torollaku, e ka shumë gabim, se Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Sali Berishës, etj. Ndaj gabimi që unë bëra, filloi me 9% numërimi i LSI, kur u zgjova unë vajti me 6%. E dija që ishin dy kompani izraelite, që kishin lidhje bashkë që punon një për Ramën e një për Lulin, kundër LSI. Dogjën mandatet, bëra gabim që fola me dy deputetët, por duhet ti kisha marrë të gjithë./ZËRI
Metës nuk i del 'inati' me Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë, as duke shumëzuar 7x7=42

TIRANË- Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, me sa duket nuk i ka dalë ende inati me kryedemokratin Lulzim Basha. Këtë të shtunë teksa fliste në Konventën e PL-së ai ka ironizuar Bashën, duke i kujtuar ngatërresen matematikore të bërë prej tij në Kuvend, 7x7 bëjnë 42. Sipas Metës, me këtë llogari nuk vihet në pushtet.
Ilir Meta: Më thotë Mondi a mund të shoqëroj! Faleminderit që më ke shoqëruar me besnikëri këto 26 vite. Bëhu gati të bëjëm stërvitje bashkë të më shoqërosh edhe 26 vite të tjera. Kisha një lutje. Të çohemi në këmbë për atë vajzën e Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit dhe Pukës që fituan kundër mafies. E puthe edhe Rrokun kryetarin e Pukës dhe Hilën dhe Bert Malaj e Memaliajn. Ashtu fitohet. Nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar dhe shumëzuar 7 herë 7, 42./ZËRI
Meta sherr me gazetarët para nisjes së Konventës së PL

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët para nisjes së Konventës së Partisë së Lirisë ku u përball me pyetjet në lidhje me largimin e Monika Kryemadhit nga kupola drejtuese e partisë. Në një moment, Meta u pa i irrituar nga pyetjet e gazetarit dhe i kthehet me tone të ashpra.
Ilir Meta: Të lutem, të lutem kur të hipësh atje bashkë me Osmanin ke të drejtë të më ndërpresësh. Sa vjeç je ti? S’ke hipur akoma.
Pyetje: Kush e ka marrë peng Monoikën?
Ilir Meta: Të lutem, të lutem
Këlliçi dhe Balliu pjesë e Konventës së PL-së

TIRANË- Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi do të jenë dy përfaqësuesit e Partisë Demoktratike në Konventën e Partisë së Lirisë, e cila po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Konventa pritet të zgjedhë Presidentin, zëvnedësin e tij, Kryesinë dhe Sekretarin e Përgjithshëm. Po ashtu sot priten të miratohen ndryshime thelbësore në statut./ZËRI
A do përjashtohet Kryemadhi? Meta i hap sfidë: Nëse do të qëndrojë të votohemi të dy!

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat u pyet në lidhje me përjashtimin e Monika Kryemadhit nga partia. Meta deklaroi se Monika Kryemadhi është deputete dhe anëtare e Komitetit drejtues të partisë së tij. Në fjalën e tij ai i hapi sfidë për të shkuar së bashku në votim, nëse ajo dëshiron që të qëndrojë në Kryesinë e kësaj force politike.
Ilir Meta: Kush e gënjeu Monikën? Monika Kryemadhi është deputete, dhe mund të zgjidhet deputete sa herë që të dojë. Ajo ka dyfishin e votave, dyfishin e Luçiano Boccit. Ajo është anëtare. Do të luftojmë nepotizmin. Kjo nuk është një konventë kundër Monikës. Të lutem, kur të hipësh atje bashkë me Osmanin, atëherë do të pyesësh. Sa vjeç je? (I drejtohet gazetarit). Ka punë, por nuk ka profesionistë. Ashtu thotë ai torollaku. Do të garantojmë Shqipërinë me 4 mln plus. Nepotizmi është problem i madh për shoqërinë tonë. Monika Kryemadhi është më e mbrojtura nga neni ndaj nepozitimit sepse duke qenë osh kryetare e Partisë, duke qenë deputete sot, por edhe nesër kjo varet nga kontributi i saj, ajo është anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, në Kryesi jemi të dy të barabartë. Nëse do që të qëndrojë në Kryesi le të votohemi të dy dhe unë respektoj çdo vendim të forumit të partisë.
Partia e Lirisë po zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir Meta, me qëllim sipas këtij të fundit, Rithemelimin dhe shkëputje nga nepotizmi të partisë./ZËRI
Meta e nis me 'sherr' Konventën, i bërtet bashkëpunëtorit dhe ironizon anëtarët e PL

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë e ka nisur me "sherr" dhe i nervozuar Konventën e Partisë së Lirisë, e cila po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Pasi iu dha dorën anëtarëve që ishin jashtë ai debatoi me një nga bashkëpunëtorët, ndërsa nuk munguan as ironitë me të pranishmit.
Pjesë nga doiskutimi:
Ilir Meta: Hajde shpejto, shpejto. U zgjove ti? Po atë e pe që e kishte vënë famur, atë flamurin? A e pe famurin?
Bashkëpunëtori: Po.
Ilir Meta: Pe gjë? Kur e pe ti? Edhe në ditën më të rëndësishme? Shikoje ti si është shkrujt famurin. Rinia e plakur, hajde.
Ilir Meta: Po ti ça bën, jo mo jo ti je i ri. Ti je gangster./ZËRI
Kryemadhi mbërrin në Konventën e PL-së, 'thumba' Metës! Paralajmëron largimin nga politika?

TIRANË- Monika Kryemadhi ka mbërritur në Konventën e Partisë së Lirisë, e cila po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Ajo “thumboi”, Metën dhe deklaroi se është një gladiatore me taka ndërsa iu shmang pyetjes nëse do krijojë fraksione në PL.
Monika Kryemadhi: Nuk besoj tek fraksionet, por vërtetësia e secilit prej nesh. Fraksionin Monika Kryemadhi nuk e bën për të bërë për shoë, jam gladiatore me taka, nuk kam turp as nga takat dhe as të vishem si grua, sepse jam grua, nuk jam burrë. Beteja e Kryemadhi ka të bëjë me rritjen e shumë figurave të reja. Ka ardhur koha që politika për Kryemadhin janë; Bora, Besi dhe Era. Kam qenë gladiatorë. Tani nuk dua të luftoj më dhe të bëj shfaqje, por do të shohë. Çfarë sjell ora, nuk sjell minutë/ZËRI
Sot Konventa e PL-së, Meta 'spastron' grupin e Kryemadhit! Nga gara tek përballja, në fund...tek ballkoni i Berishës

TIRANË- Partia e Lirisë do të mbledhë këtë të shtunë në orën 10:00 Konevntën Kombëtare, ku pritet të ketë ndryshime statutore dhe një “spastrim” nga ‘’tradhtarët’’, siç shprehet kreu i PL-së Ilir Meta. Kështu sot, delegatët pritet që të zgjedhin Presidentin e partisë dhe zëvendësin e tij, në garë për postin e kreut të partisë janë Ilir Meta dhe ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha. Ndërsa për zëvendëspresident, janë në garë dy zonja, Erisa Xhixho, e cila është dhe e përzgjedhura e Metës për këtë post, pasi ishte propozimi i tij dhe anëtarja e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri. Ndërsa Tedi Blushi, shkon i vetëm në garë, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Ndërkohë që një garë e fortë do të jetë dhe për Kryesinë e partisë. Duket se Ilir Meta, me këtë lëvizjes synon të nisë një “spastrim” nga mbështetësit e Monika Kryemadhit, deputete e PL-së dhe bashkëshortja e tij. Mes emrave që pritet të marrin një vend në Kryesi kanë Edmond Haxhinasto, Agim Nesho, Ines Shehu apo Floida Kërpaçi. Kryemadhi nuk figuron kandidate në asnjë post. Po ashtu as ish-nënnkryetari Endrit Braimllari, i cili dha dorëheqjen nga posti pak ditë më parë për shkak të përplasjeve në PL.
Aanëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare janë:
Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)
Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)
Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)
Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)
Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)
Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)
Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)
Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)
Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)
Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)
Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)
Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë
Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)
Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)
Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)
Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)
Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)
Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)
Këtë të shtunë pritet të ketë një tjetër përballje të fortë mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Konventë. Meta ka “premtuar” të zhdukë nepotizmin nga Partia e Lirisë, rrjedhimisht dhe emrin e Kryemadhit nga postet drejtuese në parti. Ajo do mbetet deputete e PL-së, por fati i saj politik mbetet ende i paqartë.
Në fund Ilir Meta, ka deklaruar se bashkë me mbështetësit do të shkojnë poshtë ballkonit të Sali Berishës, kreut të PD-së, i cili qëndron në masën “Arrest shtëpie”, me vendim të Gjykatës së Posaçme.
Ndërkohë, Meta prej ditësh flet për tradhtarë në radhët e Partisë së Lirisë, por emrat e tyre nuk i ka përmendur. Ai është shprehur vazhdimisht ditët e fundit se po kërkohet ti “merret” partia nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orgaizuar, ndërsa ka shtuar se ka dhe një “luftë” të brendshme brenda partisë që po kërkojnë ti “uzupojnë” karrigen. A do flasë Ilir Meta me emra sot? Kjo mbetet për tu parë…/ZËRI