LIVE UPDATES

VD- Në kërkim për atentatet ndaj Durim Bamit, arrestohet Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Shijakut

➤Policia me ndihmën e RENEA-s ka zhvilluar sot një operacion në zonën e Shijakut, ku ka vënë në pranga Astrit Avdylajn. ➤Arrestimi është bërë në kuadrin e operacionit Revanshi, pasi në përgjime rezultonte se Avdylajt ishin kontaktuar nga Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj, për vrasjen e Durim Bamit. ➤50-vjeçari Avdylaj ishte i armatosur në momentin e prangosjes në Shijak. ➤Në maj 2024, ndaj dy vëllezërve të botës së krimit në Shijak, Astrit dhe Altin Avdylaj, janë lëshuar urdhër arreste nga Prokuroria e Posaçme, mes 50 të tjerëve. ➤ Ai cilësohet se kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza për trafikim droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.

7 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Historia e Astrit Avdylajt në fushën e krimit, gjithçka nisi me “gjobën” e papaguar

VD- Në kërkim për atentatet ndaj Durim Bamit, arrestohet Astrit
Astrit Avdylaj

TIRANË- Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Shijakut që u vu sot në pranga pasi akuzohet se ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e Valter dhe Durim Bamit, e ka nisur “karrierën” e tij kriminale shumë herët. Në vitin 2013, edhe pse nuk ishte lakuar në media, Astrit Avdylaj ishte një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri, pasi ishte dënuar me 12 vite burg për vrasje.

Kë vrau Astrit Avdylaj?

Në vitin 1996 është vrarë me armë zjarri Dritan Avdylaj, kushëriri i parë i Astrit Avdylaj. Dritan Avdylaj i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronarit të fabrikës së tullave në Vlorë. Një bashkëpunëtor i Hykës e telefonoi Avdykajn dhe i kërkoi të shkonte në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë paratë e gjobës. Ai shkoi pa e ditur se në momentin që do të mbërrinte në lokal, do të përballej me breshëri plumash.

Durim Kusi, një vrasës me pagesë që kishte udhëtuar nga Tirana për në drejtim të Shijakut, hapi zjarr dhe e la të vdekur Dritan Avdylajn.

Hakun ia mori Astrit Avdylaj, i cili eliminoi njeriun që i nxorri në pritë kushëririn. Por, Avdylajt nuk u mjaftuan me kaq. Vëllai i Astritit, Shkëlqim Avdylaj vrau në Tiranë Durim Kusin.

Me kalimin e kohës, Avdylajt u kthyen në një nga grupet më me influencë në vend. Ata kanë shtrirë tentakulat në fushën e politikës, gjë që u zbulua nga përgjimet e dosjes “339” dhe në fushën e biznesit, pasi zotërojnë një sërë lokalesh e firmash në zonën e Durrësit dhe jo vetëm.

11 MUAJ ME PARE

Për çfarë akuzohet konkretisht Astrit Avdylaj, angazhoi ‘manecin’ dhe Aldon nga qelia (PLANET)

VD- Në kërkim për atentatet ndaj Durim Bamit, arrestohet Astrit
Arben Mërkuri, Aldo Avdykaj dhe Astrit Avdylaj

TIRANË- Astrit Avdylajt, kreu i bandës së Shijakut që u vu sot në pranga akuzohet se ka siguruar personat që do të merrnin pjesë në vrasjen e Durim dhe Valter Bamit. Sipas bisedave të zbërthyera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 9SPAK), Avdylaj ka aktivizuar të besuarit e tij për të kryer këtë vrasje.

Ai ndodhej pas hekurave bashkë me Emiljano Shullazin, kreun e bandës së Rrugës së Kavajës, në momentin që zhvillonte biseda me Ervis Martinajn, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të vitit 2022.

Martinaj kishte lidhur aleancë me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, që gjithashtu është shpallur në kërkim, dhe thurnin planin për vrasjen e Durim Bamit. Një prej ndihmësve ishte Abdylaj që rezulton se ka aktivizuar Arben Mërkurin, të njohur ndryshme dhe si ‘maneci’ dhe nipin e tij Aldo Avdylaj, për të realizuar vrasjen, për llogari të Martinajt e Ndokës.

Mërkuri është ekzekutuar, ndërsa Aldo Avdylaj është në kërkim gjithashtu.

11 MUAJ ME PARE

Publikohet fotoja e parë e Astrit Avdylajt

VD- Në kërkim për atentatet ndaj Durim Bamit, arrestohet Astrit
Astrit Avdylaj

TIRANË- Jemi mësuar që në çdo lajm që është publikuar të shohim një identikit apo foto bardhezi të tijën. Sot, pas vendosjes në pranga, është publikuar dhe fotoja e parë e Astrit Avdylajt.

50-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit “Revanshi” dhe akuzohet për sigurimin e personave për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit. Emri i Avdylajt doli nga përgjimet e zbardhura nga SPAK. Ai fliste nga qelia me të zhdukurin Ervis Martinaj, i cili bashkë me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka, thurte plane për eliminimin e vëllezërve Bami.

11 MUAJ ME PARE

Kontakti i fundit i Ervis Martinajt, kush është Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Shijakut që doli në përgjimet e dosjes “339”

VD- Në kërkim për atentatet ndaj Durim Bamit, arrestohet Astrit
Astrit Avdylaj

TIRANË- Astrit Avdylaj, kreu i bandës së Shijakut që u vu sot në pranga do të japë llogari përpara autoriteteve pasi akuzohet se ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen e Valter dhe Durim Bamit.

Në bisedat e zbardhura e të publikuara vetëm një muaj më parë, Astrit Avdylaj rezulton se ka pasur komunikime dhe aleancë të ngushtë me grupin e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe ish-bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, i cili është zhdukur pa gjurmë që në 9 gusht të vitit 2022.  

Grupi kriminal i Martinajt ishte në aleancë të ngushtë me grupin e Lezhës, atë të drejtuar nga ish deputeti i PS-së Arben Ndoka. Martinaj dhe Ndoka i kishin hapur luftë Durim Bami dhe nga bisedat rezulton se kanë kërkuar ndihmën e Avdylajve. Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdylaj, edhe pse në atë kohë ndodheshin pas hekurave, e ndihmonin Martinajn dhe Ndokën.

Por kush është Astrit Avdylaj?

Familja Avdylaj kanë vepruar gjithmonë në heshtje, me ose pa mbështetjen e autoriteteve e politikanëve që zgjidheshin në zonën ku jetonin, ata nuk ishin përmendur deri në vitin 2018, kur u vunë në pranga gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet në Has.

Astrit dhe Altin Avdylaj, i njohur ndryshme si “Niçja i Shijakut” ishin protagonistët e përgjimeve në dosjen “339” që u publikuan nga Bild dhe që nxorrën zbuluar përfshirjen e grupeve kriminale në shitblerjen e votave si dhe afrimitetin e tyre me ish-kryebashkiakun e Durësit, Vangjush Dako.

Ashtu si herët e tjera, edhe këtë radhë, dyshja lanë qelinë për tejkalim të afateve të paraburgimit dhe hetimi vijoi në gjendje të lirë.

Në vitin 2020, Operacioni Forca e Ligjit trokiti në derën e Avdylajve për justifikimin e pasurisë së tyre.

Zhdukja e të shumëkërkuarit dhe të njohurit ndryshme dhe si bosi i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, e riktheu edhe njëherë në media dhe përballë autoriteteve emrin e Astrit Avdylajt. Ky i fundit u lakua si kontakti i fundit i Martinajt, para se të zhdukej pa gjurmë më 9 gusht të vitit 2022.

Dy muaj pas zhdukjes së Martinajt, ndërkoh që fati i tij ishte mister, policia kreu disa kontrolle në disa zona të Shqipërisë ku operojnë grupe të ndryshme kriminale. Mes tyre, ishin edhe Avdylajt. Forcat Speciale dhe rrethuan zonën ku jetojnë Avdylajt dhe kryen kontrolle në banesat e tyre, me shpresën se do të gjenin gjurmë të të zhdukurit.

Astrit Avdylaj u mor dhe në pyetje nga prokuroria e Kurbinit si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por ka mohuar që të ketë dijeni për fatin e Martinajt apo të ketë pasur kontakte me të.

Dy vite më vonë, Astrit Avdylaj është vënë sërish në pranga. Këtë herë për sigurimin e personave që do të kryenin vrasjen e Valter dhe Durim Bamit.

11 MUAJ ME PARE

Pamjet kur Policia dhe RENEA i rrethojnë banesën, momenti i arrestimit të Astrit Avdylajt

VD- Në kërkim për atentatet ndaj Durim Bamit, arrestohet Astrit
Momenti i arrestimit

SHIJAK- Kanë dalë pamjet e arrestimit nga Policia në banesë të Astrit Avdylajt, i cilësuar edhe si kreu i bandës së Shijakut. 

Avdylaj u vu në pranga në banesën e tij, ndërsa gjatë kontrolleve iu gjet dhe një armë pa leje. Në lidhje me operacionin e policisë ka reaguar dhe ministri i brendshëm Taulant Balla.

“Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe RENEA, për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak. Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar”, shkruan Balla në reagimin e tij.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon operacioni policor i koduar “Revanshi”. Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.

Operacioni në masa të larta sigurise, bazuar në inteligjencën policore për vendodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.

Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Operacioni "Revanshi" vijon./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Përfundon arratia për Astrit Avdylajn, RENEA blindoi Shijakun, në banesë iu gjet armë

VD- Në kërkim për atentatet ndaj Durim Bamit, arrestohet Astrit
Astrit Avdylaj

SHIJAK- Ka marrë fund këtë të shtunë, arratia e një prej personazheve më të njohura të botës së krimit në Shqipëri, Astrit Avdylaj. Në operacionin për kapjen e tij, përveç policisë janë angazhuar dhe forcat RENEA, ndërsa arrestimi i kreut të bandës së Shijakut, është bërë në banesë, ku i janë gjetur dhe armë.

Ai cilësohet se kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza për trafikim droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj. Së fundi ai ishte në kërkim në kuadër të operacionit Revanshi, ku SPAK lëshoi 50 urdhëarreste.

Historia kriminale e Avdylajve 

Operacioni masiv i tetorit 2018 “Vol-Vo 4” arrestoi 22 persona. Sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, rezultoi se ekzistonin lidhje mes disa organizatave kriminale më në zë në vend, të cilët trafikonin kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian, të drejtuara nga Shijaku e Maminasi, ndërsa për kanabisin ishin të angazhuara dhe organizatat e tjera kriminale. Banda e Avdylajve në Shijak bashkëpunonte me atë të Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë.

Në krye të tyre ishte i njohuri Astrit Avdylaj ose ndryshe Astrit Balliu, që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet për këtë çështje janë nisur që në dhjetor të vitit 2016.

Rrugëtimi kriminal i Avdylajve ka nisur që në vitet 90′, ku në 1996-ën është vrarë me armë zjarri Dritan Avdylaj, kushëriri i parë i Astrit Avdylit.

Astrit Avdylaj, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali ka marrë hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Hakmarrja nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin.

Edhe familjarë të tjerë, si Jasmin Avdylaj apo Flamur Avdylaj janë të lidhur me botën e kriminit.

Në fillim të vitit 2019, VOA dhe BIRN bënë një investigim të dosjes 339, ku u fokusua tek një nga kapot e grupit Avdylaj, i cili u lirua nga burgu, ku ishte për vrasje para se të mbaronte dënimin. Astrit Avdylaj u lirua 3 vite para se të mbaronte dënimin pasi u ekzaminua me “depresion dhe tentativa vetëvrasëse”.

Media gjermane “Bild” publikoi biseda të tij dhe me ish-kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako ku flitej për sigurimin e votave, por edhe për influencë në përzgjedhjen e kandidateve për deputetë të PS në këtë qark në zgjedhjet e 2017.

I dënuar me 16 vjet burg për një vrasje të ndodhur në vitin 1997, Avdylaj ndërmori një betejë ligjore 10-vjeçare për lirim të parakohshëm nga burgu i Shënkollit-dhe në fund e fitoi.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se Astrit Avdylaj u lirua pas 13 vitesh burg, pasi siguroi më parë një raport mjekësor që e diagnostikonte atë me “depresion endogjen me tentativa vetëvrasëse”. Ai doli nga burgu më 2 mars 2016, pasi Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e tij me argumentin se “qëndrimi në burg i rrezikonte jetën”.

Për dy vjet e gjysëm, Prokuroria e Krimeve të Rënda kreu me qindra orë përgjime dhe ndërroi tre grupe prokurorësh, derisa në tetor 2018 ngriti akuza për 44 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm apo falsifikime masive me pronat.

Astrit Avdylaj është liruar nga qelia e paraburgimit dy vite pas arrestimit të bujshëm, në korrik 2021 dhe përfundoi në ‘arrest në shtëpi’. /ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

Iu kërkua ndihmë nga Ndoka dhe Martinaj për vrasjen e Durim Bamit, policia arreston kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj

VD- Në kërkim për atentatet ndaj Durim Bamit, arrestohet Astrit
durim bami astrit avdylaj

SHIJAK- Policia ka vënë në pranga Astrit Avdylin, kreun e bandës së Shijakut. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se arrestimi i tij është bërë në banesë, në zonën e Shijakut, ndërsa Avdylaj ka qenë në kërkim në kuadër të operacionit Revanshi. Emri i tij ishte pjesë në përgjime, si një prej organizatorëve për atentatet ndaj Durim Bamit, që rezultuan të dështuara.

Burimet bëjnë me dije për ZËRI-n se në momentin e arrestimit, Avdylajt i është gjetur në banesë një armë zjarri e llojit pistoletë. Avdylaj është një emër i njohur për uniformat blu, pasi ai konsiderohet kreu i bandës së Shijakut, ndërsa është lakuar si pjesë e dosjes 339.

Më herët ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion, por edhe për lidhje të forta politike, së bashku me vëllanë e tij Altin Avdylaj.

Në maj 2024, ndaj dy vëllezërve të botës së krimit në Shijak, Astrit dhe Altin Avdylaj, janë lëshuar urdhër arreste nga Prokuroria e Posaçme, mes 50 të tjerëve. Sipas burimeve, hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve “Sky” që këta persona përdornin me njëri-tjetrin.

Sipas dosjes së SPAK, personat e interesuar për vrasjen e Durim Bamit dhe vëllait të tij, Valter Bami janë ish-deputeti i PS Arben Ndoka, Ervis Martinaj, Emiljano Shullazi dhe më pas Avdylajt e Shijakut.

Në komunikimet në SKY që ka në dorë SPAK, dhe përmes të cilave është nisur për kryerjen e hetimeve dhe lëshimin e më shumë se 50 urdhër arresteve, zbardhen edhe rolet e secilit prej tyre.

Plani prishet disi në fund të korrikut 2020 ku merret vendimi që Emiljano Shullazi të futet në regjimit “41BIS”. Në lidhje me këtë, janë zbardhur komunikimet mes Arben Ndokës dhe Ervis Martinajt, ku ndër të tjera, ky i fundit i thotë Ndokës se “Milin e qitën jashtë loje..”.

Në këto kushte, Martinaj dhe Ndoka si organizatorë dhe financues të vrasjes së Durim Bamit kërkojnë zgjidhje të tjera dhe ata trokasin te fisi Avdylaj në Shijak, të cilët ndërkohë duan të hakmerren pasi dyshojnë se Valter Bami ka marrë pjesë te atentati ndaj Rrumit të Shijakut.

Kështu, në lojë futen edhe Avdylajt, të cilët i japin Arben Ndokës nipin e tyre, Aldo Avdylaj që të rrijë në Lezhë deri në ekzekutimin e Durim Bamit. Bashke me Samuel Ndokën, Aldo Avdylaj vihet në kërkim të Durim Bamit për ta evidentuar diku ose edhe për ta ekzekutuar. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB