FOTOT/ Nga jashtë çifti perfekt! Çfarë e shtyu drejt vetëvrasjes gruan, mori me vete dhe tre fëmijët e mitur
SHKODËR- Erdgys Arrazi denoncoi disa ditë më parë zhdukjen e të shoqes dhe 3 fëmijëve të tyre të mitur, por duket se fati i tyre ka qenë fatal. Mesditën e sotme është gjetur e mbytur në lumin Buna, vajza 9-vjeçare e çiftit. Polumbarët e forcave RENEA po kërkojnë 3 kufomat e tjera edhe gjatë natës.
Sipas Policisë dyshohet se ajo është vetëmbytur, e nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë tragjedi është bërë dhuna sistematike psikologjike dhe fizike që Arrazi ushtronte ndaj të shoqes dhe fëmijëve. Madje i kërkonte edhe që të largoheshin nga shtëpia për të jetuar me të dashurën e tij, të cilën e kishte prezantuar me vajzën e madhe. Por ndryshe nga sa pretendon Arrizi që kurrë nuk i kishte "prekur me dorë" fëmijët dhe gruan, kunata e tij është shprehur për të kundërtën. Ndaj edhe është vendosur në pranga.
Megjithatë ai vazhdon dhe i mohon pretendimet për dhunë, duke shtuar se e shoqja vuante nga depresioni, madje dhe se konsumonte anti-depresantë. Deri më tani, dinamika e ngjarjes nuk është e qartë. Deri më tani ka dyshime se gruaja me tre fëmijët është vetëhedhur nga ura, por nuk përjashtohet pista tjetër që të jetë Arrazi, autori i vrasjes. Ai ka mohuar këtë akuzë, por një detaj që ka ngjallur dyshime është fakti se në momentin që ka shkuar në morgun për identifikimin e trupit të të bijës, ka qenë i ftohtë dhe i qetë. Po ashtu, edhe gjatë ditëve që nuk e dinte vendndodhjen e tyre, ka vijuar rutinën i qetë duke konsumuar kafe me miqtë.
Ndërsa të dy, në rrjetet sociale, pasqyronin një jetë si të dashuruar dhe të dhënë pas fëmijëve. Në profilin 31-vjeçarit në Facebook, fotot më të shpeshta janë ato të fëmijëve, duke i etiketuar si me nofka përkëdhelëse. Të njëjtat fjalë nuk kanë munguar as për të shoqen, por me të nuk ka postuar kurrë foto. E as ajo me të.
Në dukje ishin familja perfekte, deri 2 ditë më parë! Se çfarë ka ndodhur brenda 4 mureve të shtëpisë së tyre ende nuk dihet, pritet që vetë 31-vjeçari të zbardhë dinamikën e plotë të ngjarjes. E teksa ai flet, polombarët vijojnë kërkimet për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, 8 dhe 4 vjeç./ZËRI
'Me gruan konfliktohesha, 3 fëmijët s'i prekja'/ Tragjedia në Shkodër, gruaja u hodh nga ura e Bunës

SHKODËR- Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër. Alma Arrazi është hedhur nga ura e Bunës së bashku me 3 fëmijët e saj, por deri tani është gjetur vetëm kufoma e 9-vjeçares. Ajo u zhduk bashkë me fëmijët, 2 ditë më parë, pasi konsumoi një kafe me kunatën, nusen e vëllait të Erdgysit, e cila i konfirmoi tradhëtinë e bashkëshortit. Më pas, bashkë me fëmijët ka shkuar në Bunë, nga ku është hedhur.
E motra e viktimës pretendon se e motra dhe nipi me mbesat dhunoheshin nga 31-vjeçari, version që i arrestuari e ka mohuar.
“Kam pasur konflikte me bashkëshorten, por fëmijët nuk i kam dhunuar,”-është shprehur ai para forcave të Policisë së Shtetit.
Duke mos përjashtuar presionin në familje dhe kërkesën që i bënte të shoqes për të lënë shtëpinë, Arrazi e nxirrte "live" të dashurën e tij, madje ia tregonte dhe vajzës. Por deri më tani, personi i tretë nuk raportohet të jetë marrë në pyetje. Ndërkohë që orët kalojnë, polumbarët e forcave RENEA vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të tjerë.
Deri më tani, krejt rastësisht nga një peshkatar i zonës, është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare./ZËRI
Polumbarët do kërkojnë edhe natën/ Zhdukja në lumin Buna të nënës dhe 2 fëmijëve, peshkatari tregon tmerrin

SHKODËR- Kërkimi i polumbarëve për trupat e dy të miturve dhe nënës së tyre do të vijojë edhe gjatë natës në lumin e Bunës. Deri më tani, përveç kufomës së vajzës 9-vjeçare nuk ka asnjë shenjë të vëllezërve të saj dhe as të ëmës, Alma Arrazit. Ndaj, për të gjetur kufomat, polumbarët e RENEA-s do të vazhdojnë kërkimet edhe natën. Por nuk janë vetëm!
Me ta, i vetëm, është edhe peshkatari, i cili gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares së mbytur në lumin Buna në Shkodër. Pasi ka dalë në breg për një çast, ai ka treguar i tronditur se ku e kishte gjetur kufomën e të miturës. Por nuk dha detaje të tjera, duke lënë të kuptohej se ajo ç'ka kishte përjetuar, e kishte rënduar emocionalisht.
“E gjeta në fund të pyllit, isha duke gjuajtur për peshk, veç kur e pashë...të lutem mos më,”- shprehet ai shkurtimisht për RTSH.
9-vjeçarja u gjet e pajetë në lumin Buna mëngjesin e kësaj të diele (5 maj), ndërsa po ashtu dyshohet se janë mbytur edhe nëna e saj, Alma Arrazi sëbashku me dy fëmijët e tjerë të moshës 8 dhe 3-vjeçare. Deri më tani, për ngjarjen është vendosur në pranga 31-vjeçari Erdgys Arrazi, i cili akuzohet për dhunë në familje dhe shtyrje drejt vetëvrasjes. 39-vjeçarja Alma Arrazi, prej 3 ditësh ishte larguar nga banesa, sëbashku me 3 fëmijët. Ishte vetë i shoqi që bëri denoncimin, duke pretenduar se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Por e motra e viktimës ka zbuluar se ai i dhunonte, madje kishte nisur dhe një histori jashtëmartesore, pas të cilës i kërkonte që të largoheshin nga banesa e tij./ZËRI
'Dil nga shtëpia ime'/Erdgys Arazi kishte një lidhje tjetër, në Polici tregoi se merrte anti-depresantë, e motra e viktimës kundër: E dhunonte

SHKODËR- Erdgys Arrazi, edhe pse ka humbur tre fëmijët dhe bashkëshorten, është shfaqur i qetë para uniformave blu të Shkodrës. I riu, gjatë marrjes në pyetje ka mohuar faktin se ka ushtruar dhunë ndaj gruas apo fëmijëve të tij. Në rrëfimin e tij, 31-vjeçari është shprehur se nuk ka qenë ai shkaktari i vetëvrasjes së gruas, duke u shprehur se të dy kanë pasur një marrëdhënie normale.
“Marrëdhënia ime me bashkëshorten ka qenë normale dhe nuk jam unë shkaktari i ndërmarrjes së një veprimi të tillë,”-është shprehur ai, por familjarët e viktimës kanë zbuluar detaje të tjera. Sipas tyre, Erdgys Arrazi kishte nisur një marrëdhënie paralale, ndaj edhe zihej me të shoqen dhe i kërkonte që të largohej nga shtëpia bashkë me fëmijët e tyre. Por një ditë Alma u zhduk vërtetë nga shtëpia, ndaj 2 ditë më parë Erdgysi kishte shkuar në Polici ta denonconte. Sipas "Top Channel", ditën kur denoncoi zhdukjen, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës, Arrazi e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” duke shtuar se trajtohej me ilaçe depresioni.
Por ky është vetëm versioni i tij, pasi deri më tani nuk është konfirmuar zyrtarisht, pasi ende nuk është gjetur ndonjë kartelë e 39-vjeçares apo një mjek që ta ketë orientuar në marrjen e medikamenteve anti-depresantë. Një detaj tjetër që bie në sy është qetësia e të riut, i cili edhe pse nuk e dinte ku e kishte gruan dhe fëmijët kishte dalë për të konsumuar kafen e pasdites. Miqtë e tij janë shprehur se ka qenë i qetë dhe nuk u ka lënë të kuptojë se diçka nuk kishte shkuar mirë në familje.
Por ndryshe nga sa pretendon Arrazi se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor, motra e 39-vjeçares së zhdukur ka deklaruar në policia se Erdgys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike në familje. Por vetë Arazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”, duke theksuar se nuk është ai shkaktari i ngjarjes që ka tronditur vendin./ZËRI
Zbuloi tradhëtinë e bashkëshoriti/ Pasi piu kafen me kunatën, u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët

SHKODË- Detaje të tjera tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku nëna Alma Arrazi dyshohet se është hedhur bashkë me tre fëmijët nga ura e lumit Buna. Raportohet se fillimisht, ajo ka pirë një kafe me kunatën e saj së bashku me fëmijët dhe më pas ka ndërmarrë aktin ekstrem. E reja sipas A2 CNN kishte mësuar së fundmi një tradhti bashkëshortore nga i shoqi, ndërsa më parë nuk ka pasur asnjë denoncim për dhunë në familje nga ana e saj.
Dyshohet se Alma bashkë me tre fëmijët janë hedhur nga ura e Bunës, duke u mbytur kështu në ujërat e lumit Drin, ndërsa deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare të familjes, ndërkohë që, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë.
39-vjeçarja Alma Arrazi është larguar nga banesa bashkë me tre fëmijët e mitur. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 9, 6 dhe 4 vjeç. “Zhdukjen” e gruas e ka denoncuar në polici vetë bashkëshorti i saj. Ai ka thënë se që prej s ditësh nuk ka asnjë kontakt me të shoqen. Policia ka nisur hetimet për për gjetjen e saj. Pas denoncimit për zhdukjen e tyre ka qenë motra e Alma Ajazit, e cila ka dëshmuar para uniformave blu për dhunën që ushtronte 31-vjeçari ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve. Kjo ka shërbyer si Indicie për të kryer hetime./ZËRI
Dhunonte gruan dhe fëmijët! Kush është Erdgys Arrazi, vëllai i tij u akuzua për vrasjen e Endri Mustafës

SHKODËR- Erdgys Arrazi, 31-vjeç është arrestuar ditën e djeshme nga policia pasi akuzohet për dhunë ndaj gruas dhe tre fëmijëve të tij, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna. Në dëshminë e tij Arrazi ka mohuar akuzat e dhunës dhe nuk dha asnjë detaj rreth ngjarjes. Vetë ai ka denoncuar në polici “zhdukjen” e gruas. Ai ka thënë se që prej dy ditësh nuk ka asnjë kontakt me të shoqen. Policia ka nisur hetimet për për gjetjen e saj.
Kush është Erdgys Arrazi
Arrazi, 31 vjeç, i arrestuar nga policia e Shkodrës për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”, është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar disa vite për parë për kultivim kanabisi.
I arrestuari është vëllai i Edison Arrazi. Vëllai i Arrazit ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës. Por, Edison Arrazi u la në burg vetëm për posedim kanabisi, pasi nuk u provua se ishte përfshirë në ngjarje. Ibrahim Lici është shpallur në kërkim pasi akuzohet si urdhëruesi i eliminimit të Endri Mustafës. Vetë bashkëshortja e Mustafës do të deklaronte disa kohë pas ngjarjes, se Lici nuk ishte në listën e të dyshuarve.
Arrestimi i Erdgys Arrazi
Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të motrës së Alma Arrazit, se Erdgysi e dhunonte barbarisht së bashku me fëmijët. Alma Arrazi, 39 vjeç, së bashku me tre fëmijët e mitur ishte larguar nga shtëpia dy ditë më parë. 9-vjeçarja, vajza e çiftit u gjet e pajetë në ujërat e lumit Drin, ndërsa dyshohet se është vetëmbytur. Ndërkohë palombarët vijojnë kërkime, pasi dyshohet se edhe Alma Arrazi së bashku me dy fëmijët e tjerë të jenë vetëmbytur./ZËRI
Vajza 9-vjeçare u gjet e pajetë! I ati mohon akuzat për dhunë

SHKODËR-Erdgys Arrazi, 31-vjeç është arrestuar ditën e djeshme nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje. Po ashtu akuzohet edhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare për shkak të dhunës. Në dëshminë e tij Arrazi ka mohuar dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve dhe gruas.
Ndërkohë Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e pajetë të 9-vjeçares, e cila u gjet në lumin Buna nga një peshkatar i zonës.
“Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune. Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punen për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti,"-thuhet në njoftim.
Deri tani është gjetur vetëm trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare në ujërat e lumit të Bunës, e cila sipas policisë dyshohet se është vetëmbytur për shkak të dhunës që i shkaktonte i ati. Polumbarët e RENEA-s po vijojnë kërkimet për trupat e 39-vjeçares dhe dy fëmijëve të tjerë, të cilët gjithashtu dyshohen të jenë vetëmbytur.
39-vjeçarja Alma Arrazi është larguar nga banesa bashkë me tre fëmijët e mitur. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 9, 6 dhe 4 vjeç. “Zhdukjen” e gruas e ka denoncuar në polici vetë bashkëshorti i saj. Ai ka thënë se që prej ditës së djeshme nuk ka asnjë kontakt me të shoqen. Policia ka nisur hetimet për për gjetjen e saj. Pas denoncimit për zhdukjen e tyre ka qenë motra e Alma Ajazit, e cila ka dëshmuar para uniformave blu për dhunën që ushtronte 31-vjeçari ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve. Kjo ka shërbyer si Indicie për të kryer hetime./ZËRI
Nëna me fëmijët e zhdukur prej 3 ditësh! E mitura gjendet e pajetë, arrestohet babai

SHKODËR-Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. 39-vjeçarja Alma Arrazi është larguar nga banesa bashkë me tre fëmijët e mitur. Një prej fëmijëve, 9-vjeçarja, është gjetur nga një peshkatarë në ujërat e Lumit Drin. Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 9, 6 dhe 4 vjeç. Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja Alma Arrazi kanë humbur jetën.
“Po gjuaja peshk kur e pashë. E gjeta në fund të pyllit”,-deklaroi peshkatari Safet Hasani.
Policia ka ndaluar bashkëshortin shtetasin Erdgys Arrazi për dhunë në familje. “Zhdukjen” e gruas e ka denoncuar në polici vetë bashkëshorti i saj. Ai ka thënë se që prej dy ditësh nuk ka asnjë kontakt me të shoqen. Policia ka nisur hetimet për për gjetjen e saj.
Njoftimi i policisë:
Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje. Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës. 9-vjeçarja ështe gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna. Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.
Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.
Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve. Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj.
Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Polumbarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë. /ZËRI
'Zhduket' nëna me tre fëmijët në Shkodër

SHKODËR- Një 39-vjeçare e identifikuar me inicialet A.A është larguar nga banesa bashkë me tre fëmijët e mitur. “Zhdukjen” e gruas e ka denoncuar në polici bashkëshorti i saj. Ai ka thënë se që prej ditës së djeshme nuk ka asnjë kontakt me të shoqen. Policia ka nisur hetimet për për gjetjen e saj.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 03.05.2024, shtetasi E. A., 31 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe, së bashku më 3 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre./ZËRI