Të moshuarit u gjetën të pajetë me shenja dhune/ Policia me pistë të re, shoqërohen 3 persona

DROPULL-Policia ka nisur hetimet në një tjetër pistë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Dropull, ku një çift të moshuarish u gjetën pa jetë në banesë, me shenja të forta dhune. Në polici janë shoqëruar tre persona, dy banorë të këtij fshati dhe një bari shtegtar i të imtave. Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin. Një tjetër pistë që po hetohet nga Policia e Gjirokastrës është ajo e vrasjes.
Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe u gjetën të pajetë në banesë. Dyshohet se çifti mund të jenë dhunuar për vdekje, ndërkohë që autorët dhe shkaqet ende nuk dihen. Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se 84-vjeçari është gjetur i vdekur në oborr, ndërsa bashkëshortja e tij brenda në banesë. Deri më tani, nga këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar shenja, që lihet të kuptohet se personi që ka hyrë ka pasur qëllim grabitjen e banesës. Policia po kryen hetimet e nevojshme për të zbardhur krimin./ZËRI
E rëndë në Dropull, dhunohet për vdekje çifti i të moshuarve

DROPULL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fsharin Bodrishtë, ku një çift të moshuarish janë dhunuar për vdekje. Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 88 vjeçe, janë gjetur me shenja dhune në trupin e tyre, ndërkohë që policia ka nisur hetimer për ngjarjen e rëndë. Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se 84-vjeçari është gjetur i vdekur në oborr, ndërsa bashkëshortja e tij brenda në banesë. Nuk dihet ende nëse ata jetonin të vetëm, apo me familjarë të tjerë në banesë.
Deri më tani, nga këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar shenja, që lihet të kuptohet se personi që ka hyrë ka pasur qëllim grabitjen e banesës. Ndaj dyshimet janë për një krim në familje.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore. Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI