LIVE UPDATES

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha Ramën, tym & flakë para Kryeministrisë dhe Bashkisë së Tiranës

➤ Opozita ka protestuar këtë të enjte përpara Kryeministrisë nën sloganin “O sot o kurrë”. Protesta nisi zyrtarisht pak pas orës 20:00, ndërsa kërkesat e Partisë Demokratike dhe opozitës ishin dy, njëra dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe tjetra, qeveri teknike. ➤ Protesta nisi me fjalimet e shoqërisë civile ndërsa u përmbyll me fjalimet e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Meta gjatë fjalës së tij nuk i kurseu sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme, ndërsa Berisha e përqëndroi fjalimin e tij në akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Fjalimi i Berishës u shoqërua me hedhje molotovi nga protestuesit drejt Kryeministrisë në fillim dhe fund të tij. ➤ Ndërkohë pas fjalimit të Berishës, protestuesve iu bë thirrje që të drejtohen drejt Bashkisë së Tiranës. Dhe këtu nuk mungoi molotovi. Madje dritarja ballore e institucionit u përfshi nga flakët. Po ashtu nuk munguan përplasjet e protestuesve me efektivët e policisë. Një prej të cilëve mbeti i lënduar➤ Për mbarëvajtjen e protestës, Policia e Shtetit ka vendosur në gatishmëri mbi 1.000 forca policie. Por pas mbërritjes së protestuesve në Bashkinë e Tiranën janë kërkuar përforcime. Më pas protestuesit u drejtuan drejt Kuvendit dhe në fund protesta u mbyll me demokratët e kthyer në seli.

16 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta e opozitës, demokratët kthehen në seli

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Demokrët kthehen në seli

TIRANË- Mbyllet protesta e opozitës. Demokratët janë kthyer në seli. Më herët ata protestuan përpara Kryeministrisë, ndërsa më pas u spostuan tek Bashkia e Tiranës dhe Kuvendi i Shqipërisë. Gjatë protestës nuk mungoi hedhja e molotovit, i cili në një moment rrezikoi dhe jetën e efektivëve të policisë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Protestuesit spostohen tek Kuvendi

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamje nga protesta

TIRANË- Protestuesit spostohen tek Kuvendi i Shqipërisë. Në krye të tyre kanë qenë drejtuesit e PD-së. Por nuk kanë qëndruar më shumë se disa minuta ndërsa nuk janë regjistruar akte dhune./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

'Paqe' tek Bashkia e Tiranës, Bardhi largon protestuesit

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Gazment Bardhi

TIRANË- Protestuesit largohen nga Bashkia e Tiranës. Ka qenë nënkryetari i Partisë Demokratike njëherazi dhe kreu i grupit demokrat, Gazment Bardhi ai që ka bërë thirrje që protestuesit të largohen. Më herët pati një përplasje mes protestuesve dhe Policisë, ndërsa një efektiv mbeti i lënduar. Ndërkohë fillmisht protestuesit hodhën molotov drejt godinës, ku dritarja ballore e Bashkisë së Tiranës u përfshi nga flakët./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Protestuesit përplasen me Policinë tek Bashkia e Tiranës, lëndohet një efektiv

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamje nga përplasja

TIRANË- Protestuesit e opozitës të mbërritur tashmë përpara Bashkisë së Tiranës janë përplasur me policinë. Ata tentojnë të çajnë kordonin tashmë të përforcuar nga Policia. Raportohet se një efektiv ka mbetur i lënduar./ZËRI

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamje nga përplasja
Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamje nga përplasja
Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamje nga përplasja
Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamje nga përplasja
Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamje nga përplasja
Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamje nga përplasja
11 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ Tym dhe flakë tek Bashkia e Tiranës

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamjet

TIRANË- Hidhet molotov drejt godinës së Bashkisë së Tiranës. Flakët përfshijnë dritaren ballore të institucionit dhe flamujt e vendosur. Policia ndërhyn për shuarjen e zjarrit, ndërsa forca të shumta të policisë rrethojnë godinën./ZËRI

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamje nga protesta
Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamje nga protesta
Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamje nga protesta
11 MUAJ ME PARE

Protestuesit e opozitës nisen drejt Bashkisë së Tiranës, efektivët vrapojnë për të siguruar godinën

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamje nga protesta

TIRANË- Protestuesit e opozitës nisen drejt Bashkisë së Tiranës. Pasi kreu i PD-së, Sali Berisha mbylli fjalën protestuesve iu bë thirrje që të spostohen drejt bashkisë së Tiranës. Kjo me sa duket i ka zënë të papërgatitur efektivët, të cilët po vrapojnë për të sigururar perimetrin./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Berisha i bashkohet virtualisht protestës, akuza Ramës! Protestuesit e shoqërojnë me... molotov

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është bashkuar virtualisht protestës së opozitës përpara Kryeministrisë. Ndërsa nisi fjalën, protestuesit hodhën molotov para selisë së qeverisë. Gjatë fjalës së tij, ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se bashkëpunon me bandat ndërsa i kërkoi të pranojë propozimin e opozitës për qeveri teknike. Po ashtu ai u ndal tek arrestimi i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. I ndalur tek situata në Partinë Demokratike, Berisha tha se vitet e fundit kjo forcë politike u përball me shumë sfida për në fund ia doli që të merrte logon dhe vulën.

Fjala e Berishës:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, demokrate e demokratë, misionarë të vërtetës të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë. Të mbledhur sot në Tiranë, nga të katër anët e vendit, nga të katër anët e dheut, diaspora dhe kudo që janë shqiptarët. Një përshëndetje të përzemërt vëllazërore për të gjithë ju. Të dashur miq, plot dhimbje e sakrifica të pamerituara kanë qenë për opzitën dhe Shqipërinë 11 vitet e fundit të Rilindjes së Edi Ramës. Asnjë shqiptar përveç hajdutëve dhe trafikantëve të Rilindjes, nuk ka shpëtuar pa marrë plagë në shpirt dhe mendje nga dekada e Edi Ramës, dekada e zbrazjes së Shqipërisë. Këto plagë do mbeten përjetë shenja mbi ata që i pësuan. Për shumë familje, kjo plagë ka qenë një familjar që sot do ishte gjallë nëse korrupsioni i Rilindjes nuk do kishte përlarë ilaçet e tyre.

Kjo plagë do dëmtojë shëndetin e 47 përqind të fëmijëve shqiparë që janë të kequshqyer, më keq se ata të Ruandës. Kjo plagë do dëmtojë 15-vjeçarët që sipas PISA-s, kanë zbritur në fund të botës për mendimin e tyre krijues. Kjo plagë ishte një pronë e grabitur, linçim politik nga puna, një fermë apo biznes i falimentuar, ku kishin investuar mundin dhe djersën e gjithë jetës së tyre. Është ajo plagë që kanë të rinjtë, që me gjithë sakrificat e tyre, nuk mund të sigurojnë as edhe një garsionerë për të filluar jetën e tyre. Kjo plagë është sa deti për Shqipërinë që sheh veten të boshatisur në 8 vite nga mbi 1 milion bij dhe bija të saj. Ky dërrmim u ka vrarë shpresën, u ka shuar çdo ëndërr për Shqipërinë dhe me të drejtë, si mund të kultivohet shpresa kur nuk siguron dot ilaçet për të shpëtuar fëmijët apo prindin e sëmurë.

Kur të duhen 109 vite për të blerë në Tiranë një apartament. Kur nuk siguron dot 3 vakte ushqimi për fëmijën tënd. Prandaj shpëtimi i vetëm mbetet largimi masiv nga Shqipëria. Por siç thotë populli ynë, e keqja nuk ka fund. Shqipërisë i kanoset një kërcënim akoma më ekzistencial, sepse 83 përqind e shqiptarëve që kanë mbetur, duan të ikin. Pra, gjendemi përballë një katastrofe ekzistenciale. Miqtë e mi, spastrimi etnik i butë i Shqipërisë po ndodh, sepse Edi Rama vendosi në Shqipëri kushtet e llogaritshme për dëbimin e butë masiv të shqiptarëve nga vendi i tyre.

Të dashur miq, ne shqiptarët jemi një popull i vjetër evropian. Por duhet thënë se kemi pasur dhe kemi armiq racistë ndaj kombit, po aq të egër sa ç’ishin nazistët ndaj hebrenjve. 9 dekada më parë, Çubrilloviç shkruante tezat e tij gjenocidale ndaj shqiptarëve. I bëj thirrje çdo shqiptari t’i hedhë një sy këtij dokumenti famëzi sepse aty do zbuloni një të vërtetë shokuese. Do shikoni se platforma e Çubrilloviçit dhe regjimi i sotëm i Edi Ramës ngjasojnë si dy pika uji. Çubrilloviçi propozonte një metodë tinëzare, përdorimin e shtetit për t’ua nxirë jetën shqiptarëve, më taksa të larta, me polici të pashpirt, me mbylljen e shkollave, me gjoba dhe arrestime masive, me prishjen e banesave, me shndërrimin e pasurive përrallore në mallkim për qytetarët. Por më vonë, OKB në nenin 2 konventës kundër gjenocideve, përcakton 5 lloje gjenocidi dhe njëri prej tyre është ai i kalkulimit të kushteve të jetesës që sjellin shkatërrimin e plotë osë të pjesshëm të një popullate.

Thënë këto, çdo shqiptar duhet të pranojë të vërtetën se vjedhjet e pangopura, taksat e larta, shndërrimi i votës në krim dhe krimit në votë, kanabizuimi i vendit, zëvendësimi i shtetit ligjor me narkoshtetit, lirimi i bosëve të krimit, kapja e drejtësisë, lufta ndaj opozitës së vërtetë, uria e fëmijëve shqiptarë, grabitja e ilaçeve, nuk ka qenë keqqeverisje, nuk kanë qenë rastësi, jo dhe jo.

Ato kanë qenë kushte të kalkuluara për nxirjen e jetës së shqiptarëve, me të cilat Edi Rama tejkaloi edhe parashikimet e Çubrilloviçit. Ai arriti të nxisë emigracionin e kaq shumë shqiptarëve sa asnjë pushtues tjetër në histori nuk kishte arritur një gjë të tillë. Ja pse Edi Rama nuk mban asnjë përgjegjësi,nuk shfaq asnjë pengesë apo shenjë dhembshurie. Sepse Edi Rama gjithçka për të e kishte pjesë të axhendës së vet që nisi sapo mori pushtetin në vitin 2013. Sepse Edi Rama ky antishqiptar, e do Shqipërinë pa shqiptarë. Dhe nëse ka ndonjë shqiptar që mashtrohet sot nga Rilindja se sot Shqipëria është në ditët më të mira, u them mos dëgjoni denoncimet e Sali Berishës dhe as ato të medieve ndërkombëtare, por dëgjoni ndërgjegjen dhe memorien tuaj. Kujtoni se si vitin e parë në pushtet ai arrestoi 38 mijë shqiptarë të varfër për çështje civile dhe fill pas kësaj, realizoi kanabizimin e plotë të Shqipërisë me qëllim ndërtimin e narkoshtetit.

Të gjithë jemi dëshmitarë se si Edi Rama për zëvendësimin e shtetit ligjor me narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, emëroi në krye të rendit balozët e drogës, Tahirin, Xhafën, Ballën. Korruptoi dhe angazhoi si këshilltarë delinkuantë McGonigalin dhe Coldean. Vëllai i tij Olti udhëhoqi klanin e Xibrakës. Bashkë me kanabizmin e Shqipërisë nisën vjedhjet më barbare në historinë e vendit. Në 11 vite, nga buxheti total i shtetit prej 57 miliardë euro, vetëm 9 miliardë janë përdorur për rrogat e shqiptarëve. 47 miliardë të tjera janë zhdukur në honet e korrupsionit. Disa miliarda euro pasuri publike po vidhen nga Rama me Dubai Cityn, portin e Durrësit dhe trafikantët si investitorë strategjikë.

Këta bastardë zhdukën qindra milionë për një incenerator që nuk ekziston dhe Duman mercenari amniston Erion Veliajn vetëm pse paratë i ka vjedhur me Edi Ramën. Ilir Beqja arresohet për vjedhjen e 150 mijë euro nga fondet e BE, por ai amnistohet nga Dumani dhe nuk ka akuzë për 300 milionë euro që u ka vjedhur shqiptarëve me Edi Ramën. Kjo është e tmerrshme. Por pse amnistohen Beqaj, Veliaj dhe të tjerë?  Pse dënohet Saimir Tahiri për shpërdorim detyre kur ka bërë trafik ndërkombëtar droge? Përgjigja është vetëm një, kjo ndodh sepse koka e tyre e krimeve është Edi Rama.

Sepse drejtësia e re është bërë për të zbatuar urdhrat e Edi Ramës, për procese politike dhe për të prodhuar statistika kallp për mashtrimin e shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Sepse drejtësia e re është bërë për t’u nxirë jetën shqiptarëve duke pritur për një vendim gjyqësor 15 vite. Se ajo është bërë për t’u mohuar drejtësinë shqiptarëve dhe ky është një krim i shëmtuar.Miqtë e mi, të gjithë këto zhvillime kanë sjellë një realitet të ri alarmant për shqiptarët. Ato kanë sjellë urinë e fëmijëve, vdekjen e shqiptarëve për ilaçe.

Ato kanë sjellë instalimin, vendosjen në Shqipëri të diktaturës së bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, vjedhjen dhe drogën. Shndërrimin e votës në krim dhe krimit në votë dhe bllokimin e rotacionit politik. Sot në Shqipëri, si në Rusinë e Putinit, ndiqen dhe persekutohen nga prokurorët politikë, drejtuesit e forcave kryesore opozitare. Kandidatët e opozitës që zgjidhen kryetarë bashkie burgosen vetëm pse nuk plotësojnë interesat mafioze të Edi Ramës. Ndërsa Edi Rama, rilindësit e tij të shpifur kanë siguruar të paktën 15 breza dhe në mos më shumë me pasuri përrallore të vjedhura shqiptarëve.

Ja pse Edi Rama kurrë nuk pranoi një faj apo përgjegjësi për kanabizimin e Shqipërisë, as për miliardat e vjedhura dhe nuk shfaqi një fije dhembshurie për shqiptarët e vetëvrarë, për fëmijët e uritur, për të rinjtë e braktisur, për pensionistët e harruar. Ai, për të hequr përgjegjësinë nga vetja dhe ministrat e tij, nuk hezitoi as të shpallë mjekët armiq dhe t’i akuzojë për krime ndaj njerëzimit. Edi Rama, ti ke bërë krime ndaj njerëzimit. Më keq akoma, ke bërë genocid ndaj shqiptarëve, ke nxitur emigracionin e vullnetshëm të tyre. Ti, Edi Rama ke shitur interesin kombëtar, për të ruajtur pushtetin tënd. Ti, Edi Rama me vllaun tënd antishqiptar Vuçiç dhe me armikun e shqiptarëve dhe mbarë njerëzimit Xhorxh Soros, kërkove të copëtosh trojet e Kosovës në vitin 2018.

Ti, Edi Rama i le të sëmurët pa ilaçe. Të rinjtë pa të ardhme. Fëmijët pa vakte ushqimi. Ti, Edi Rama mbolle vdekshmërinë, solle Shqipërinë në buzë varri; vendi me më shumë vdekje se sa lindje në vit, për të parën herë në historinë e saj. Ky është realiteti i këtij dhjetëvjeçari për çdo shqiptar. Kjo e vërtetë provon se Edi Rama është sjellë si një pushtues i egër ndaj shqiptarëve. Por, kjo e vërtetë, ky realitet është dhe sfida e madhe historike e Partisë Demokratike.

Kjo është një betejë e madhe që Partia Demokratike, parti e përmbysjes së diktaturës dhe vendosjes së rendit demokratik, do ta fitojë. Ne do t’i rikthejmë Shqipërisë demokracinë! Në betejë tonë, ne shënuam fitoren tonë të parë madhore, fitoren për të vërtetën. Pikërisht sepse ne bëmë opozitë të vërtetë, u tentua më shumë se një herë, asgjësimi ynë politik, por ja ku jemi sot, më shumë se kurrë! Partia Demokratike u përball në këto tre vite me luftën politike mafioze më të egër, sikur të ishim në Rusinë e Putinit, Bjellorusinë e Lukashenkos, me përpjekje monstruoze për ta bërë atë si motër të Partisë-shtet, për t’i caktuar asaj kryetarin, për t’i shkatërruar asaj identitetin.

Por, ja ku jemi sot në këmbë, më të vendosur, më sovranë, më të fuqishëm se kurrë më parë. Na sekuestruan flamurin, na detyruan të merrnim pjesë në zgjedhje pa komisionerë, pa buxhet, pa vulë dhe pa emrin e kryetarit në fletën e votimit. Por dolëm të pamposhtur! Sot jemi shumica e kombit shqiptar!

Me damkën më të zezë, sot Shqipëria është vendi i vetëm në Europë, me liderin e opozitës të arrestuar politik pa asnjë fakt, provë apo dokument. Kjo, sepse Sali Berisha denoncoi i pari narkoshtetin, shumë e shumë vite përpara se ta denonconin të tjerët. Sepse Sali Berisha kundërshtoi dhe luftoi në 2018, kundër ndryshimit të kufijëve të Kosovës, copëtimit të saj dhe projektit ruso-serb të Ballkanit të Hapur. Sepse Sali Berisha çdo ditë, këto 10 vite ka denoncuar çdo aferë të Edi Ramës, familjes, ministrave dhe zyrtarë të tij, por me emër dhe mbiemr edhe korrupsionin ndërkombëtar. Kjo sepse Sali Berisha nuk pranoi bashkëqeverisjen me PS, të vendosur me marrëveshjen Rama-Basha.

Kjo sepse Sali Berisha denoncoi kapjen e plotë të drejtësisë nga Edi Rama, drejtësinë e munguar për shqiptarët.
Dhe ua them sot këtu se, nëse çmimi për të mbrojtur shqiptarët, interesat, dinjitetin, sovranitetin e tyre, qenka një “non-grata”, qenka një arrest pa prova, do ta bëja prapë, jo një, por edhe 1000 herë të tjera.
Zoti i bekoftë shqiptarët! Zonja dhe zotërinj! Vetëm demokratët e kuptojnë, dhimbjen e luftës që na bënë. Por ne nuk shtrimë qafën, ne qëndruam si shqiptarë që duam Shqipërinë, qëndruam me forcë, me vendosmëri, nuk u shitëm, nuk u dorëzuam, nuk krijuam parti të re dhe në fund fituam. Fituam betejën e ekzistencës tonë!
Fituam sepse kauza jonë ishte e drejtë, qëndruam për dinjitetin tonë dhe të shqiptarëve.
Qëndruam për Shqipërinë me opozitë të vërtetë, për demokraci. Qëndruam për interesin dhe për flamurin kombëtar. Dhe falë kësaj qëndrese, sot një flamur ngjyrë blu valëvitet përmbi korrupsionin, përmbi vjedhjet, përmbi krimet, si shpresa e vetme për shqiptarët, duke sjellë kështu fitoren e dytë madhore - shpëtimin e opozitës.

Zonja dhe zotërinj, Por sot, në agun e fitores mbi diktaturën e dytë, ne jemi në misionin më të rëndësishëm por edhe të vështirë, që na mbetet për të përmbushur. Tani bien boritë e luftës për shpëtimin e Shqipërisë! Tani është lufta për flamurin e kombit. ani thirrja është Himni Kombëtar “Nga lufta veçse ai largohet” Sepse kjo nuk është një betejë politike, miqtë e mi. Kjo është një betejë për fatin e Shqipërisë.

Do bashkohemi për çdo prind që nuk siguron dot vaktet e fëmijëve. Do bashkohemi për çdo fëmijë që nuk merr dot më shumë se një - dy vakte në ditë. Do bashkohemi për çdo të sëmurë, që i dorëzohet sëmundjeve sepse nuk ka ilaçet jetike.
Do bashkohemi për çdo të ri, që nuk ka asnjë mundësi për të nisur jetën në këtë vend të grabitur. Do bashkohemi për t'iu rikthyer dinjitetin shqiptarëve. Për t’i rikthyer votën e lirë shqiptarëve. Për t’i kthyer Shqipërisë demokracinë dhe çelur asaj dyert e integrimit në BE. Dhe rrugën e këtij bashkimi kombëtar, Partia Demokratike e ka shtruar.

Duke vendosur shembullin e bashkimit tonë në diversitet. Çdo parti e madhe europiane, çdo partie e madhe amerikane, është e tillë sepse njerëz të ndryshëm, madje edhe kundërshtarë të ndryshëm, bashkohen në diversitet, për një të mirë madhore. Sot edhe Shqipëria ka një parti të tillë. Kjo është Partia Demokratike e Shqipërisë. Partia që tani ka mision të vetëm shpëtimin e Shqipërisë së bashku me opozitën shqiptare. Dhe për këtë mision, bashkimi në diversitet i çdo force opozitare, do na bëjë të pandalshëm. Dhe siç na mëson historia, kur shqiptarët bëhen bashkë, mrekullitë ndodhin. Me bashkim, Partia Demokratike e shpëtoi opozitën e vërtetë dhe flamurin e saj.

Me bashkim dhe mosbindje civile do arrijmë qeverinë teknike, zgjedhjet e lira dhe rotacionin politik. Me bashkim, shqiptarët do shpëtojnë Shqipërinë dhe flamurin kombëtar. Zonja dhe zotërinj, Edi Rama e ka mbyllur ciklin e tij. Vetëm një i çmendur mund ta imagjinojë se Edi Rama do qeverisë 4 vite të tjera. Prandaj, sot në emër të Partisë Demokratike, në emër të frontit të gjerë opozitar, në emër të çdo shqiptari që ka mbi trup edhe shpirt plagët e Rilindjes dhe në emër të flamurit kuq e zi, unë sot i jap këtë paralajmërim Edi Ramës: Prano qeverinë teknike, si kushti i të gjitha kushteve për zgjedhje të barabarta, dhe të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Qeveria teknike është zgjidhja më e thjeshtë për ty. Ke bërë gjenocid ndaj shqiptarëve Edi Rama. Nëse vetë ndërgjegjja jote, do zgjohej një çast për të kuptuar çfarë i ke bërë Shqipërisë, ajo do ulërinte. E përsëris Edi Rama, në emër të shqiptarëve, mos e drejto Shqipërinë drejt abisit, greminës. Prano qeveri teknike. Me urgjencë.

Në gjithë Europën, sot po fryn era e ndryshimit. Rotacionet po ndodhin në çdo shtet të Europës. Por nëse në Europë, rotacionet po ndodhin, për zgjidhje të problemeve të botës së pare, Shqipëria sot po vuan problemet e një vendi në pushtim. Këtë dekadë, kjo farë e keqe e Rilindjes e ka kthyer Shqipërinë në vendin ku shëndetësia shndërrohet në bursën e vdekjes nga qëveritarët e korruptuar. E ka kthyer arsimin në sistemin ku drejtori i shkollës shpërndan drogë për fëmijët.
E ka kthyer rendin dhe sigurinë në sistemin ku drejtuesit e policisë bëhen informatorë të bandave për të hequr qafe kundërshtarët. E ka kthyer vendin aty ku investitorët strategjikë janë zëvendësuar me bandat dhe kartelet e drogës. Parlamentin e vendit e ka shndërruar në çerdhe banditësh që ditën votojnë reformën në drejtësi dhe ligjet, kurse natën paguajnë vrasës për të hequr qafe kundërshtarët.

E ka kthyer drejtësinë në degë të ekzekutivit që amniston krimet e tmerrshme të qeveritarëve. Bën gjahun politik të opozitës dhe privon qytetarët nga e drejta. Prandaj, nuk ka si mos ndodhë rotacioni edhe në Shqipëri. Rotacioni është çlirim! Nuk ka si të mos ndodhi rotacioni në Shqipëri, kur është vendi i vetëm në Europë që ka humbur 40% të popullsisë. Rotacioni është shpëtim! Nuk ka si mos ndodhi rotacioni në Shqipëri, kur është shteti i vetëm në Europë me 47% fëmijë të kequshqyer. Rotacioni është mirëqenie! Nuk ka si mos ndodhi rotacioni në Shqipëri, kur është shteti i vetëm në Europë me liderin e opozitës të arrestuar. Rotacioni është demokraci!

Dhe me këtë rotacion, Shqipërinë e presin më në fund kohë të bukura, kohë që meriton. Forca që shqiptarët kanë fituar nga 10 vite qëndrese në regjimin dramatik të Edi Ramës, do t'i sjellin Shqipërisë demokracinë, zhvillimin dhe progresin e merituar. Sot shqiptarët folën më fuqishëm se kurrë! Shqiptarët sot në këtë tubim madhështor të paparë në Tiranë lidhën besën për qeveri teknike. Shqiptarët lidhën besën për zgjedhje të lira. Shqiptarët lidhën besën për rotacionin e vonuar. Ne do fitojmë. Shqipëria do fitojë!

Shqipërinë do ta shpëtojmë! Sepse kur shqiptarët bashkohen, sepse kur shqiptarët betohen, mrekullitë ndodhin.
Rrofshi ju! Rroftë Partia Demokratike! Rroftë çdo shqiptar që sot ringjall shpresën me pjesëmarrjen e tij në këtë protestë të besës historike! Rroftë çdo opozitar që lufton për Shqipërinë! Rroftë flamuri kuq e zi! Rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore!/ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Meta sulmon SPAK në protestën para Kryeministrisë: Turp për opozitarët që kanë frikë prej tyre

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pasur kryefjalë "SPAK-un" në fjalimin e tij në protestën e sotme të opozitës. Gjatë fjalës së tij kreu i PL-së u shpreh se Rama është armiku më i madh i Kosovës. Po ashtu u ndal tek arrestimi i 5 ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës për dosjen "5D". 

Ilir Meta: Ky është regjimi më kriminal që ka njohur Shqipëria. Turp për ata këshilltarë të opozitës që nuk vijnë në protesta. Turp për opozitarët që i bëjnë furçe SPAK-ut. Ky pushtet bazohet tek Dum-dumanët. Ky regjim ka kthyer fëmijët tanë në alfabet, sipas rezultateve të PISA-s. Ta përmbysim regjimin kriminal. Kryeministri është armiku më i madh që ka njohur Kosova. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të Kosovës kudo që janë, të bashkohemi për të shporrur armikun më të egër të Kosovës, që quhet Edi Rama. Rama nuk bën gabime rastësisht. Ka qenë Rama që hodhi në gjyq Ramush Haradinajn, ky vagabond i vuri sanksione Kosovës, kur Kurti është kryeministër. Rama mbështet edhe ekonomikisht Serbinë, mbështet narko-ekonominë e tij dhe ia ka vënë kazmën bujqësisë me qëllim, po falimenton edhe fabrikat, me paratë pa fund të drogës që vijnë këtu. Nuk mund të mbajmë në pushtet një kriminel, që ka vendosur Shqipërinë me pagat më të ulëta dhe çmimet më të shtrenjta. Dëgjoj që thonë e arrestuan Ilir Beqajn. Por Dum-Dumani është 4 vite me vonesë që nuk ka arrestuar Edi Ramën, që ka firmosur vendime qeverie të paligjshme. Këtu gjithë shteti është 5D. Veliaj është 4 vite me vonesë që nuk është në burg. Ai ka firmosur për inceneratorin, që nuk punon. Dum Dumani thotë se kam hallin e arbitrazhit. Por Rama e ka treguar se nuk e ka problem Arbitrazhin, me Becchetin dhe me kompanitë e huaja. Ka ardhur koha t’i paguajë të gjitha Rama. Asgjë nuk do na ndalë, derisa ta çojmë Ramën atje ku ka qeverinë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Zjarr tek protesta/ Berisha nis fjalimin, molotov tek Kryeministria

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamje nga Kryeministria

TIRANË- Sapo kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nisur fjalën e tij nga shtëpia, demokratët në shesh kanë nxjerrë molotovët.

Që në momentin që Berisha ka nisur fjalimin, disa persona të paidentifikuar kanë hedhur për disa minuta rresht kokteil molotov para derës së Kryeministrisë duke shkaktuar zjarr.

Megjithatë flakët u shuan menjëherë nga efektivët e Policisë së Shtetit që janë në gatishmëri për të ruajtur rendin./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Argita Malltezi nuk është! Familja "Berisha" përfaqësohet nga djali i kryedemokratit në protestë

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Shkëlzen Berisha

TIRANË- Protesta e opozitës para Kryeministrisë ka nisur, por një personazh duket se mungon veç kryedemokratit Sali Berisha. Ndryshe nga sa kemi parë në të gjithë protestat e zhvilluara para Bashkisë së Tiranës, sot Argita Malltezi duket se nuk është në shesh me qytetarët e tjerë.

Por i pranishëm në protestën e opozitës para kryeministrisë, është parë edhe Shkëlzen Berisha, djali i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Djali i Berishës është parë në shoqërinë e 2 personave të tjerë në mes të protestuesëve, por pranë tij nuk është e motra. 

Ndoshta ka zgjedhur që në këtë protestë të mos jetë pjesë, por pse?/ZËRI

11 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM- Berisha mungon, por Ilir Meta jo!

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha do të mungojë në protestën e sotme të opozitës për shkak se ende është nën masën e sigurisë "arrest shtëpie". Por në tubimin e sotëm nuk mungon një personazh tjetër shumë i rëndësishëm i opozitës në vend. Bëhet fjalë për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. 

Ai është pikasur mes turmës, i shoqëruar nga të angazhuar të tjerë pranë Partisë së Lirisë dhe Tedi Blushi./ZËRI 

11 MUAJ ME PARE

FOTO+VIDEO/ Protesta e opozitës gati! Policia ‘blindon’ Kryeministrinë

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Foto ilustruese

TIRANË- Shumë pak minuta na ndajnë nga nisja e protestës së opozitës para Kryeministrisë. Për të ruajtur rendin, forca të shumta të Policisë së Shtetit janë vendosur para Kryeministrisë dhe në zonën përreth. Siç edhe u bë me dije, rreth 1000 efektivë janë angazhuar në këtë ngjarje, pasi janë përgatitur për çdo skenar të mundshëm gjatë protestës.

ME VIDEO:

 


Në gatishmëri do të jenë dhe autobotët e ujit, për çdo rast agravimi të situatës, ndërkohë që nën monitorim do të mbahen edhe personat që janë shoqëruar më parë për hedhje molotovi. Deri më tani, opozitarët janë treguar të rezervuar në lidhje me detajet e organizimit të protestës, ndërkohë që lideri i tyre Sali Berisha pritet që t’i drejtohet turmës përmes një videomesazhi. Kjo pasi ende është nën masën e sigurisë "arrest shtëpie"./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Opozita proteston sot para Kryeministrisë/ Avokati i Popullit: Jo akte dhune, do e monitorojmë nga afër

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Pamje nga protesta e shkuar

TIRANË- Pak orë para nisjes së protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike dhe opozita përpara Kryeministrisë ka reaguar dhe Avokati i Popullit. Ky institucion përmes një reagimi është shprehur se do të monitorojë nga afër tubimin, ndërsa ka bërë thirrje që të mos ketë akte dhune.

Reagimi:

Protestat paqësore janë një e drejtë themelore e njeriut dhe një shprehje thelbësore e demokracisë. Institucioni i Avokati i Popullit bën të ditur se përmes grupeve në terren, do të jetë në monitorim të protestës opozitare që zhvillohet sot në mbrëmje. Gjithashtu, Avokati i Popullit gjen rastin të theksojë se organet e rendit janë të pranishme në protesta për të siguruar që të garantohet ushtrimi i qetë i të drejtës për të protestuar.

Ndërkohë, veprimet e dhunshme, qofshin ato edhe sporadike, nuk janë zgjidhje, por përshkallëzojnë konfliktin dhe cënojnë të drejtën e protestuesve paqësorë që të ushtrojnë të qetë të drejtën e tyre për të shprehur solidaritetin në lidhje me qëllimin e protestës.

Çdo aspekt i shkeljes së të drejtave të njeriut në këtë protestë do të jetë i monitoruar nga grupet tona në terren dhe do të raportohet në përputhje me detyrimet tona ligjore. Së bashku, mund të sigurojmë që kjo protestë të zhvillohet në mënyrë të qetë, duke treguar se si një shoqëri demokratike mund të zgjidhë mosmarrëveshjet me dialog dhe respekt të ndërsjellë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, policia ‘në këmbë’/ 1 mijë efektivë në terren, shpërndahen fotot e elementëve të dhunshëm

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Foto ilustruese

TIRANË- Rreth 1 mijë efektivë policie do të zbresin në terren, për mbarëvajtjen e protestës kombëtare të opozitës, që është thirrur këtë të enjte përpara kryeministrisë. Protesta do të nisë në orën 20:00 të mbrëmjes, edhe për shkak të temperaturave të larta në të cilat ajo zhvillohet, ndërsa opozita ka marrë 4 orë leje për bllokimin e bulevardit, duke parashikuar që qëndresa të bëhet deri në mesnatë.

Sa i takon masave të marra nga policia, ato përfshijnë edhe bllokimin e qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke nisur nga ora 18:00. Në protestë do të jenë angazhuar efektivë nga të gjitha komisariatet e Tiranës, por edhe forcat shqiponja, dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare. Këta të fundit do të qëndrojnë pas Piramidës, në gjendje gadishmërie. Po ashtu në të njëjtën zonë pritet që të pozicionohen dhe autobotët me ujë, që mund të përdoren, në rast se do të ketë një përshkallëzim të dhunës nga ana e protestuesve.

Ditën e djeshme drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe ai i Tiranës Tonin Vocaj kanë mbledhur të gjithë shefat e Komisariateve të Tiranës për të analizuar planin e mbarëvajtjes së protestës. Efektivët kanë shpërndarë në grupet e tyre të brendshme fotot dhe të dhënat e personave të shoqëruar më herët për hedhje molotovi, në mënyrë që të shoqërohen sërish nëse kapen me sende plasëse me vete.

Si zakonisht, në të gjithë Bulevardin janë instaluar kamera sigurie të shtuara, me qëllim identifikimin e çdo personi që përfshihet në akte të dhunshme. Përfaqësuesit e opozitës kanë artikuluar dy kërkesa për protestën e sotme, e para është qeveria teknike deri në zgjedhjet parlamentare te vitit të ardhshëm, dhe e dyta ka të bëjë me lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet nën masën e arrestit të shtëpisë që prej Dhjetorit të vitit të kaluar. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, Policia zbulon planin e masave: Bllokohet qarkullimi duke nisur nga ora 18:00

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Efektive policie para kryeministrise

TIRANË- Policia e Tiranës ka zbuluar planin e masave për protestën e opozitës, që do të mbahet sot në mbrëmje përpara kryeministrisë. Policia ka zbuluar akset rrugore që do të bllokohen që prej orës 18:00, me qëllim mbarëvajtjen e protestës. Policia njofton se nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, në rrugët e mëposhtme:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, ka marrë masat e nevojshme, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, më datë 11.07.2024, në orën 20:00, përpara Kryeministrisë.

Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga sot, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe perfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në perputhje me Kushtetutën dhe legjislancionin në fuqi.

Në këtë kuadër, Policia e Tiranës bën thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë dhe jetën e tyre, dhe çdo akt dhune ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave apo vetë pjesëmarrësve.

Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe në segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.

11 MUAJ ME PARE

“O sot, o kurrë”, opozita mban protestën kombëtare, Rama e ‘ndjek’ nga SHBA-të. Dy kushtet: Qeveri teknike dhe lirimi i Berishës

Mbyllet protesta e opozitës/ Meta sulmon sërish SPAK, Berisha
Deputetet duke takuar qytetaret qe te behen pjese e protestes

TIRANË- Nën drejtimin e Partisë Demokratike, dhe në një kohë jo shumë të përshtatshme, për shkak të sezonit turistik dhe temperaturave të larta, opozita do të mbajë këtë 11 Korrik protestën e saj kombëtare, e paralajmëruar prej disa javësh. Tashmë që Partia Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha ka marrë dhe të drejtën e vulës me vendim gjykate, është koha që të testojë edhe forcën e mbështetjes popullore, nëse janë apo jo një alternativë e mundshme qeverisëse.

Prej ditësh të gjithë deputetët janë shpërndarë në terren për të bërë të mundur sensibilizimin e qytetarëve që t’i bashkohen protestës, e cila do të nisë në orën 20:00 të mbrëmjes, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe do të përqëndrohet përpara kryeministrisë. Teksa protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës do të grumbullohen poshtë zyrës së tij, kryeministri Edi Rama nuk është i pranishëm në Shqipëri, pasi prej disa ditësh ndodhet në SHBA, në kuadër të samitit të NATO-së që po mbahet në Uashington.

Drejtuesit e opozitës kanë shpalosur dy kërkesat e tyre, që pritet të artikulohen gjatë kësaj proteste, e para është drejtimi i vendit deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga një qeveri teknike, dhe e dyta lidhet me liderin e tyre historik, Sali Berisha, ku kërkohet lirimi i tij nga masa e arrestit.  

Për asnjërën prej kërkesave të opozitës, nuk ka pasur sinjale negocimi nga mazhoranca. Qeverisja teknike nuk do të ishte një gjë e re për Shqipërinë, pasi ajo u tentua dhe përpara zgjedhjeve të vitit 2017, kur PD drejtohej nga Lulzim Basha, që edhe pse mori drejtimin e përkohshëm të disa ministrive, nuk arriti që të shmangte disfatën në zgjedhje. Nga ana tjetër lirimi i Berishës, më shumë sesa një vullnet politik, është një betejë e zgjatur në sistemin e drejtësisë, ndërsa çështja së fundi është dërguar në Gjykatën e Lartë pas një zvarritje disa mujore.

Opozitarët janë treguar të rezervuar në lidhje me detajet e organizimit të protestës, ndërkohë që lideri i tyre Sali Berisha pritet që t’i drejtohet turmës përmes një videomesazhi, sa kohë që e ka të pamundur që të jetë pjesë e tyre fizikisht, pasi që prej dhjetorit të vitit të kaluar gjendet nën masën e arrestit të shtëpisë. Në krye të grupit të organizimit të kësaj proteste qëndrojnë deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, të cilët prej muajsh kanë lënë pas hatërmbetjet mes tyre, dhe janë duke drejtuar opozitën, në mungesë të Berishës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB