LIVE UPDATES

Shqipëria në "black out", probleme edhe në Mal të Zi, Bosnje e Kroaci! OST: Defekti nisi në linjën me Greqinë

➤ Për gati 30 minuta thuajse e gjithë Shqipëria ishte në "blackout" total. ➤ Thuajse shumica e qyteteve të Shqipërisë kanë qenë pa drita, por po ashtu në terr kanë qenë edhe disa nga vendet fqinje. ➤ Të njëjtin problem si Shqipëria kanë pasur edhe: Mali i Zi, Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia. ➤ Pas shkëputjes së energjisë elektrike, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka sqaruar se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar në të gjithë vendin. ➤ OST thotë se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit, duke përjashtuar çdo skenar tjetër. ➤Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se po mbahen kontakte me të gjithë operatorët në rajon.

6 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

Ballkani në "errësirë"/ Reuters: Kaos kudo, ende nuk dihet arsyeja

Shqipëria në "black out", probleme edhe në Mal të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Energjia elektrike është ndërprerë mesditën e sotme në 4 vende të rajonit të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Agjencia më e madhe e lajmeve në botë, Reuters i ka bërë jehonë ndërprerjes më të madhe të energjisë elektrikë në rajonin e Ballkanit. Reuters shkruan se problemet që ka sjell kjo ndërprerje e energjisë elektrike, janë të shumta, duke nisur nga bizneset që i janë shkaktuar mijëra euro humbje po ashtu dhe te qytetarët, duke i lënë në terr total. Trafiku u ndal, semaforët dështuan dhe sirenat e ambulancës ranë nëpër qytet. Ndërkohë që shkaku për këtë ndërprerje galopante të energjisë elektrike ende nuk dihet se cila është.

Artikulli i plotë:

Një ndërprerje e madhe e energjisë goditi Malin e Zi, Bosnjën, Shqipërinë dhe pjesën më të madhe të brigjeve të Adriatikut të Kroacisë të premten, thanë zyrtarët, duke ndërprerë bizneset, duke mbyllur semaforët dhe duke i lënë njerëzit të mbytur në mes të një vale të nxehti. Operatorët e energjisë në të katër vendet thanë se po hetonin se çfarë e shkaktoi dështimin. Top Channel i Shqipërisë citoi burime të paidentifikuara duke thënë se një ndërlidhës kishte dështuar në Mal të Zi, megjithëse nuk kishte asnjë konfirmim zyrtar.

Në Bosnje, nuk kishte energji elektrike në kryeqytetin Sarajevë dhe në qytetet e Banja Lukës dhe Mostarit, thanë reporterët e Reuters. Mediat lokale raportuan një ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin. Trafiku u ndal në qytetin bregdetar kroat të Splitit pasi semaforët dështuan, njoftoi TV shtetëror HRT. Sirenat e ambulancës ranë nëpër qytet, shtoi ai.

Njësia e energjisë elektrike HEP e Kroacisë tha se ndërprerja në disa pjesë të vendit ishte shkaktuar nga "një shqetësim ndërkombëtar që preku disa vende", pa hyrë në detaje të mëtejshme.

"Operatori kroat i sistemit të transmetimit po kryen një analizë me operatorët e sistemit të vendeve fqinje për të përcaktuar shkakun," shtoi HEP.

Kompania tha se kishte vënë në funksionim të plotë kapacitetet e saj prodhuese për të siguruar "furnizimin në kohën më të shkurtër të mundshme". Shpërndarësi malazez i energjisë CEDIS tha se "ndërprerjet e rrjetit" kishin ndërprerë energjinë në pjesën më të madhe të vendit.

Ivan Asanoviç, drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes së energjisë CGES të Malit të Zi, tha se shkaku i ndërprerjes "me përmasa rajonale" ishte i panjohur dhe se CGES dhe CEDIS po punonin së bashku për ta zgjidhur atë. Top Channel i Shqipërisë tha se kryeqyteti Tirana dhe një numër qytetesh nuk kishin energji elektrike.

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka sqaruar se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar në të gjithë vendin. /ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Ndërprerja e energjisë elektrike, OSHE: Ra sistemi, po punohet për stabilizimin e situatës

Shqipëria në "black out", probleme edhe në Mal të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ditën e sotme është regjistruar një problem me energjinë elektrike në te gjithë vendin. Në fillim u raportua se pati ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë ndërsa më pas u bë me dije se probleme kishe edhe në rrethe të tjera përkatësisht si qytetet Kukësi, Elbasani, Kukësi dhe Durrësi dhe Lezha. Në lidhje me situatën ka ardhur edhe reagimi i OSHEE-së ku shprehet se shkak i ndërprerjes së energjisë ka qenë rënia e sistemit 400kV te OST. Sipas njoftimit aktualisht OSHEE kanë marë energji elektrike nënstacionet Selitë, Traktora, Qendër.

Njoftimi i OSHE:

Per shkak te renies se sistemit 400kV te OST, ora 12:20, kanë mbetur pa energji elektrike nënstacionet në rang vendi. Aktualisht po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH. Aktualisht kanë marë energji elektrike nënstacionet Selitë, Traktora, Qendër. Po punohet me ritme të larta për stabilizimin e situatës./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Shqipëria pa drita, Balluku: Ishte situatë kritike, e shkaktuan temperaturat e larta

Shqipëria në "black out", probleme edhe në Mal të
Belinda Balluku

TIRANË- I gjithë vendi u përfshirë në një "black out" total. Një ndërprerje totale e energjisë elektrike ndodhi mesditën e kësaj të premteje në të gjithë vendin nga jugu në veri. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mbajti deklaratë për mediat mbi situatën e furnizimit me energji elektrike në të gjithë vendin. Balluku u shpreh se energjia u rikthye për 30 minuta dhe njoftoi se po mbahen kontaktet me të gjithë operatorët në rajon.

Balluku: U përballëm me një situatë kritike sa i takon sistemit të transmetimit të energjisë elektrike. Duke nisur nga linja e interkonjeksionit me Greqinë, kemi pasur shkëputje elektrike në të gjithë Shqipërinë. Jemi informuar se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në Mal të Zi dhe pjesërisht në Kroaci dhe Maqedoni. Volumet e mëdha në këto momente dhe temperaturat e larta në nivele rekord kanë krijuar këtë problematikë. U vendos energjia elektrike në rang vendi për 30 minuta, ndërkohë që Tirana në vetëm 17 minuta. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë operatorët në rajon.

Shkëputja zgjati më shumë se 30 minuta. Sipas njoftimit nga OST, defekti ka nisur në linjën me Greqinë. E më pas është shpërndarë në mbarë vendin. Në të njëjtin njoftim bëhet me dije se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kanë qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Miliona qytetarë mbetën pa drita në Ballkan/ Kolaps edhe Mal të Zi, Bosnjë dhe Kroaci...vetëm Serbia "shpëton"

Shqipëria në "black out", probleme edhe në Mal të
Foto ilustruese

TIRANË- Prej gati 30 minutash, i gjithë vendi ishte në terr total. Por probleme nuk ka pasur vetëm në vendin tonë, por edhe në vende të tjera të rajonit. Pas vendit tonë, edhe disa pjesë të Malit të Zi janë gjithashtu pa energji elektrike si në Budva, Bar, Risno dhe në Podgoricë. Në një prononcim për "RTCG", ministri i Energjisë dhe Minierave në Mal të Zi, Sasha Mujoviç tha se problemi i ndërprerjeve të energjisë elektrike është dështim rajonal. Një nga mediat vendase raporton se në një nga linjat e transmetimit ka pasur edhe zjarr.

Kroaci kanë mbetur pa energji elektrike Spliti, Shibenik, Omishi, Makarska, Dubrovnik dhe Zhupa Dubrovaçka, Kastela, Solin, Vodice, Prvić, Zadar, Starigrad Paklenica, por edhe shumë ishuj. Semaforët nuk funksionojnë, ndaj ka pasur edhe shumë aksidente. Mediat vendase raportojnë se për momentin nuk ka asnjë informacion zyrtar për atë që ka ndodhur. Në të njëjtën kohë, mediat në Bosnje dhe Hercegovinë raportojnë se pas orës 12, qytetet në mbarë vendin kanë mbetur pa energji elektrike. Nuk ka rrymë në Banja Lukë, Gorazhde, Prnjavor, Kotor Varosh, Sarajevë, Derventa...

Por ky problem, nuk e ka prekur Serbinë.

"Situata në Serbi është stabile. Ky problem në rajon nuk na prek ne. Furnizimi me energji elektrike është stabil dhe pa asnjë problem,"-tha ministria përkatëse.

Në Shqipëri, Operatori i Sistemit të Transmetimit sqaroi se defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Shqipëria pa drita/ Ministria: Defekti ka filluar në linjën me Greqinë

Shqipëria në "black out", probleme edhe në Mal të
Foto ilustruese

TIRANË- Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Tiranë dhe rrethe. Sipas OST, defekti ka nisur në linjën me Greqinë. E më pas është shpërndarë në mbarë vendin. Në të njëjtin njoftim bëhet me dije se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ekstreme kanë qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit, të cilat kanë shkaktuar edhe problemin.

(Informacion paraprak)

Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit. Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit. OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

“Black out”/ Shqipëria pa drita, ende nuk dihet çka ndodhur

Shqipëria në "black out", probleme edhe në Mal të

TIRANË- I gjithë vendi është përfshirë në një "black out" total. Një ndërprerje totale e energjisë elektrike ndodhi mesditën e kësaj të premteje në të gjithë vendin nga jugu në veri.

Pa drita raportohet se kanë mbetur Tirana, Durrësi, Lezha, Shkodra, Kukësi dhe Saranda, Berati e Elbasani. Shkëputja zgjati më shumë se 30 minuta por ende nuk dihen shkaqet.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar dhe sqarues për qytetarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB