LIVE UPDATES

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në Shënavlash, trupi gjendet në pus pas 20 ditësh: Më mori paratë

➤ Mëngjesin e 13 gushtit, Esmerald Balla kishte qëlluar për vdekje me armë gjahu të atin e tij. ➤ Më pas, shkoi vetë në Polici për ta denoncuar si të zhdukur. Kur në fakt, të atin e kishte hedhur në pusin e shtëpisë për t'i zhdukur të gjitha gjurmët. ➤ Se çfarë kishte ndodhur u zbulua 20 ditë më vonë falë përgjimeve të telefonit të 30-vjeçarit. Pasi u mor në pyetje, ai rrëfeu gjithë ngjarjen dhe se të atin e kishte vrarë tek stani pasi u kishte vjedhur 75 mln lekë. ➤ Në rrëfimin e tij para efektivëve, Balla tha se babain e kishte vrarë pas një konflikti që kishte pasur me të atin për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur. ➤ I riu është vendosur në pranga, por vazhdojnë hetimet për të mësuar nëse ka pasur bashkëpunëtor në krim.

13 artikuj për këtë temë.
9 MUAJ ME PARE

Vëllai i vrau të atin, e bija prek me fjalët: O bush, po unë s’kam kaluar akoma humbjen e mamit!

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në
Enver Balla dhe Esmerald Balla

TIRANË-E bija e 62-vjeçarit, Enver Balla i cili u vra nga djali i rij Esmerald Balla ka regaur në lidhje me ngjarjen tronditëse. E bija e të ndjerit në një postim në rrjetin social Facebook ka prekur me fjalët.

“Më zgjo nga kjo ëndërr e zezë o Zot, unë akoma s’e kam kaluar humbjen e mamit dhe tani ike edhe ti o bush. O babi të lutem, o bab më zgjo nga ky makth”, shkruan vajza në rrjetet sociale.

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në
POSTIMI

Esmerald Balla ka vrarë të atin, Enver Ballën, ndërsa trupi i pajetë është gjetur i hedhur brenda në një pus. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

MAKABRITETET e Shënavlashit! Historitë që tronditën vendit, fëmijët vranë prindër...vetëm për para!

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në
autorët dhe viktimat

DURRËS- Vrasja e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit ende nuk e ka një autor dhe as një motiv. Meta u vra nga tre fëmijët e tij. Një pistë e fortë është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni, i cili duket se ajo që donte më së shumti ishin paratë e të atit. Krimi i rëndë që tronditi opinionin publik, ndodhi më 13 shkurt të viti 2024. Rastësi apo ‘deje vu’ pa u mbyllur viti, po në Shënavlash përsëritet historia. Enver Balla u vra nga djali i tij Esmerald Balla. Nga hetimet paraprake edhe në këtë rast, shkak janë lekët. 30-vjeçari duket se ka ndjekur hapat e familjes Meta dhe po njejtë ka denoncuar në Polici zhdukjen e të atit, por kjo ishte një skemë e njohur tashmë për uniformat blu.

Vrasja e Pëllumb Metës

Më datë 13 shkurt djali i viktimës 25-vjeçari Hysen Meta denoncoi zhdukjen e papritur të të atit, por më vonë u zbulua se e gjitha ishte një skemë e 3 fëmijëve për të eliminuar të atin. Pëllumb Meta u gjet i varrosur në kasollen e bagëtive pranë banesës së tij. Policia thotë se ai u vra nga Hysen Meta që bashkëpunoi me motrën Hygertën për ta kryer krimin. Më pas për të zhdukur trupin ka ndihmuar edhe vëllai tjetër, Amarildo. Të tre tashmë janë pas hekurave të qelisë në arrest me burg. Ndërkohë mamaja e tyre, Blerina po hetohet në gjendje të lirë. Por është e paqartë se kush e ka tërhequr këmbëzën. Fillimisht vrasjen e mori përsipër Hygerta, por Policia arrestoi edhe të vëllanë e saj Hysenin. Për të mësuar më shumë, Prokuroria i çoi në një poligon qitjeje, ku vetëm Hygerta e përdori armën dhe qëlloi 4 herë, ndërsa të tjerët, përfshirë edhe Blerinën, pretenduan se nuk dinin. Mirëpo nga ekspertiza që iu bë armës së krimit, rezultoi se në të kishte gjurmë gishtash dhe të djalit të vogël të familjes, Amarildos, i cili deri tani ka pretenduar se nuk ka qenë në banesë në momentin e vrasjes së babait.

Historia përsëritet, vrasja e Enver Balla

Mëngjesin e 13 gushtit, Esmerald Balla kishte qëlluar për vdekje me armë gjahu të atin e tij. Më pas, shkoi vetë në Polici për ta denoncuar si të zhdukur. Kur në fakt, të atin e kishte hedhur në pusin e shtëpisë për t'i zhdukur të gjitha gjurmët. Se çfarë kishte ndodhur u zbulua 20 ditë më vonë falë përgjimeve të telefonit të 30-vjeçarit. Pasi u mor në pyetje, ai rrëfeu gjithë ngjarjen dhe se të atin e kishte vrarë tek stani pasi u kishte vjedhur 75 mln lekë. Në rrëfimin e tij para efektivëve, Balla tha se babain e kishte vrarë pas një konflikti që kishte pasur me të atin për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur.

Por kto nuk janë rastet e para në familje ku fëmija vret prindin. ZËRI më herët në një artikull përmblodhi disa nga rastet makabre ku fëmijët vranë prindërit. Shkaqet për veprimin ekstrem janë edhe më tronditëse, nga hakmarrja për dhunë, pronat deri te faji i prindërit për ndarjen nga bashkëshortja.

Një ngjarje e rëndë u raportua në shtator të 2023 në Vlorë ku djali 23-vjeçar i shtëpisë, Mato Gllucaj vrau me lëndë eksplozive babain e tij Durmish Glluçaj 56-vjeç. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, por në fakt pas hetimeve u zbulua se ishte 23-vjeçari ai që vuri tritol në sobën e gazit me qëllimin për të vrarë të atin. Shaku i krimit ishte po aq tronditës, ku u raportua se ajo që e shtyu djalin vrasës ishte dhuna e vazhdueshme prej kryefamiljarit. Për të shpëtuar prej keqtrajtimit së Durmish Glluçajt, i cili ishte dhe i verbër, djali bëri planin hakmarrës.

Një tjetër krim horror brenda familjes ndodhi në Pejë në prill të 2023-shit, kur Urim Hyseni vrau nënën e tij, duke ia këputur kokën me thikë. Detaje të tmerrshme u bënë publike. Hetuesit raportonin se pas kryerjes së krimit, Hyseni piu gjakun e viktimës. Gjatë dëshmisë së tij ai pranoi krimin dhe fajësoi të ëmën për ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Një ngjarje e rëndë në kufijtë e makabritetit ndodhi në fshatin Bucimas të Pogradecit në gusht të 2020. Olsi Çekiçi, 44 vjec, i cili kishte probleme të shëndetit mendor, vrau nënën e tij duke i prerë kokën dhe duke e varur atë në derën e shtëpisë. Shumë prej banorëve të fshatit, përfshirë dhe fëmijë panë aktin e rëndë.  

Në qershor 2018 një tjetër akt fatal ndaj prindërve u raportua në Peshkopi. Djali 26-vjeçar Qemal Sela vrau me automatik, nënën dhe babain e tij Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe. Dëshmitarët thanë se panë skena të rënda. Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen e ‘Llixhave’ dhe motivi që shtyu djalin të bënte veprimin ekstrem ishte pronësia.

Në vitin 2016, vrasja e Artur Kurtit, nga i biri Jurgen Kurti ishte një nga ngjarjet e cila përveç aktit të rëndë, tronditi opinionin publik dhe për faktin se Jurgeni asokohe vetëm 23 vjeç ishte shumë i njohur në qarqet e VIPA-ave shqiptar. Vrasja erdhi pas një sherri në apartamentin ku banonte nëna e tij, e cila ishte në proces divorci nga bashkëshorti që mbeti i vdekur. Kurti u la i lirë pasi daja i tij mori përsipër krimin, por në 2019 Jurgen Kurti do të ekzekutohej te dera e shtëpisë. /ZËRI

9 MUAJ ME PARE

'Babi, arrite të na mbrosh dhe të na mbash pranë'/ Surpriza para vrasjes! Me tortë në duar Enver Balla festonte ditëlindjen

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në
Enver Balla

TIRANË- Enver Balla, 62 vjeç është vrarë sot nga djali i tij, Esmerald Balla, 30 vjeç, pas një konflikti për paratë. Por vetëm 2 vite më parë, fëmijët i kishin bërë një surprizë dhe disa rreshta të dedikuara për të në 60-vjetorin e tij të lindjes. Me tortë në dorë, vajza që i dërgoi dhuratën i lexonte edhe rreshta nga letrat që i kishin shkruar fëmijët. 

"Arrite të përballosh humbjen e mamit tonë, e të na mbrosh dhe të na kesh pranë,"-dëgjohet në video.

MOMENTI ME VIDEO: 


Por Enver Balla nuk e dinte që vetëm 2 vite më vonë do të vritej nga i biri. Djali i tij, 34 vjeç, Esmerald Balla e qëlloi me armë zjarri dhe më pas u hodh në një pus 1 km nga vendngjarja. Për të mbuluar vrasjen, të atin ai e denoncoi të zhdukur, ndërsa trupi i tij u gjet 20 ditë më pas. Dyshohet se Esmeraldi nuk ka vepruar i vetëm në zhdukjen e trupit, por ende nuk ka asgjë të konfirmuar./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Vrasja në Shënavlash/ Gruaja e Esmerald Ballës: Paratë s’i ka marrë burri im

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në
Enver Balla dhe Esmerald Balla

DURRËS-Bashkëshortja e Esmerald Ballës, 30-vjeçarit i cili vrau babanë e tij Enver Ballën, është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë. Bashkëshortja e Esmerald Ballës ka thënë se paratë në kasafortë nuk i ka marrë burri i saj. 

Enver Balla jetonte në një banesë me Esmeraldin, bashkëshorten e tij dhe 2 fëmijët e vegjël. Enver Balla, me gruan e dytë kishte 18 muaj që jetonte.

Balla ka pranuar vrasjen, e cila ka ndodhur pas një konflikti që kishte me babanë për 7,5 milionë lekë kursime, që dyshonte se ai ia kishte vjedhur. Më 13 gusht, atë e bir janë konfliktuar fizikisht, derisa djali ka qëlluar mbi Enver Ballën dhe më pas e ka hedhur në një pus, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ka gjetur trupin e viktimës dhe ka sekuestruar pistoletën si dhe kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Djali vret të atin në Shënavlash, të dy kishin lidhje me eskorta: Babi na prishte kursimet me gra!

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në
Esmerald dhe Enver Balla

DURRËS- Hetimet për ngjarjen tragjike në Shënavlash kanë marrë një kthesë të re, ndërsa policia po heton për të zbuluar bashkëpunëtorë të mundshëm të 30-vjeçarit Esmerald Balla. Një element kyç që ngriti dyshimet ishte kasaforta e thyer e gjetur jashtë banesës ku jetonte viktima me bashkëshorten e tij, e cila është edhe njerka e autorit, pasi nëna e tij kishte ndërruar jetë vite më parë. Po ashtu, në të njëjtën shtëpi jetonte edhe autori me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Zbulimi i kasafortës së thyer dhe mungesa e kursimeve të familjes orientuan policinë drejt një krimi të mundshëm brenda familjes. Dyshimet e tyre u vërtetuan më tej kur u zbulua se një mesazh dërguar djalit të viktimës në emigracion, ku i thuhej të mos kërkonte babain pasi ai kishte nisur një jetë të re me një grua tjetër, ishte dërguar nga vetë Esmerald Balla.

Esmerald Balla pranoi krimin, duke pretenduar se kishte vepruar në gjaknxehtësi, pasi zbuloi se babai i tij, për shkak të lidhjeve jashtë martesore, kishte prishur kursimet e shtëpisë. Ky është pretendimi i tij, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të sqaruar motivet e plota të ngjarjes.

Nga ana tjetër, policia ka zbuluar se autori ka pasur kontakte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Këqyrja e aparateve celular të tij ka nxjerrë në dritë prova që mund të hedhin dritë mbi motivet e vërteta të veprimeve të 30-vjeçarit, duke lënë ende hapësirë për zbardhje të plotë të ngjarjes./ ZËRI

9 MUAJ ME PARE

"Tani bënë dasëm, u kënaqëm!" E afërmja e familjes Balla: Jam shokuar, s’ka pasur konflikte

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në
e afërmja e familjes Balla

DURRËS-E afërmja e familjes Balla në Shënavlash të Durrësit, në një prononcim për mediat, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku djali vrau babanë. Kushërira tha se djali ka përhapur lajmin në fshat se babai ishte zhdukur. E afërmja deklaroi se autori, Esmerald Balla ka dy fëmijë dhe jetonte bashkë me të atin.

"Jemi shokuar nga ngjarja. Nuk ka qenë familje e shthurur. Tani e mësuam që Enverin e kanë vrarë. Dy djem të tjerë viktima i kishte jashtë vendit. Merreshin me bagëti. Djali hapi namin se ka humb babi. Tani bënë dasëm u kënaqëm, dy çuna i ka në itali, një është kthyer. Jam shokuar, s’ka pasur konflikte, s’kemi dëgjuar gjë. Enverit i vdiq gruaja, u martua sërish. Mori një grua shtëpiake. Autori ka dy fëmijë gruan e ka nga Kukësi, jetonin bashkë,'-u shpreh ajo.

Esmerald Balla ka vrarë të atin, Enver Ballën, ndërsa trupi i pajetë është gjetur i hedhur brenda në një pus. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

DINAMIKA/ Si e fshehu vrasjen Esmerald Balla, të vëllait i dërgoi mesazh: Enver Ballën mos e kërkoni ka ikur me pushime

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në
Enver Balla dhe Esmerald Balla

DURRËS-Në njoftimin e Policisë detaje të reja janë zbardhur lidhur me krimin në familje ku djali, Esmerald Balla vrau të atin Enver Balla. Pas denoncimit në Polici se i ati ishte larguar me një shtetase të panjohur, 30-vjeçari është siguruar të bindë edhe të vëllain, i cili ndodhej në Itali.

Djali tjetër i Enver Ballës, A. B. pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia. Ai ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

"Djali tjetër i shtetasit E. B., shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime. Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes,"-thuhet në njoftimin e policisë.

Esmerald Balla ka vrarë të atin, Enver Ballën, ndërsa trupi i pajetë është gjetur i hedhur brenda në një pus. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash./ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Kujdes- PAMJE TË RËNDA! E vrau i biri, momenti kur Policia i gjen kufomën në pus 62-vjeçarit 

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në
Kufoma në Durrës

DURRËS- Policia e Durrësit ka nxjerrë pamjet nga momenti kur ekspertët e Policisë kriminale gjejnë në një pus, pas 20 ditësh trupin e pajetë të 62-vjeçarit Enver Balla. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, i moshuari ishte vrarë me armë zjarri pistoletë nga i biri, e më pas ishte hedhur në pus për të zhdukur gjurmët e krimit. 

Në të njëjtën zonë, në një shkurre, Esmerald Balla gjithashtu kishte tentuar që të fshihte edhe armën e tij të zjarrit, e cila u gjet me një dedektues metali. 

"Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes,"-bën me dije Policia lidhur me ngjarjen e rëndë.

MOMENTI KUR POLICIA GJEN ARMËN E KRIMIT DHE KUFOMËN:

 

9 MUAJ ME PARE

Vrasja në Shënavlash/ Policia del me njoftim zyrtar: Djali deklaroi se babai iku me një grua të panjohur, mund ta ketë vrarë

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në
Arrestimi i Esmerald Ballës

DURRËS-Policia ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku Esmerald Balla, 30-vjeç ka varë babain e tij Enver Balla, 62-vjeç dhe trupin e tij e ka hedhur në pus. Në njoftimin e Policisë, thuhet se në datën 13 Gusht, Esmerald Balla ka kallëzuar në komisariat se babai i tij, Enver Balla është larguar nga banesa bashkë me një shtetase të panjohur dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të. Sipas djalit gruaja mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kallëzoi në Polici se babai i tij ishte larguar nga banesa dhe se kishte humbur kontaktet me të, Policia, pas tri javësh hetime të thelluara dhe pas kërkimeve, zbardh ngjarjen dhe gjen trupin e 62-vjeçarit. Policia vuri në pranga 30-vjeçarin, i cili kishte vrarë me armë zjarri pistoletë babanë dhe e kishte hedhur në një pus. Policia gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën 30-vjeçari kreu vrasjen.

Pas një pune intensive hetimore të bërë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit E. B., 62 vjeç.

Shtetasi E. B., 30 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, Durrës, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej mëngjesit të datës 13.08.2024, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, ishte larguar nga banesa, me një shtetase të panjohur për të, dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu, ky shtetas ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Djali tjetër i shtetasit E. B., shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të shtetasit E. B., konkretisht shtetasi E. B., 30 vjeç, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi, pas një konflikti që kishte me babanë për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

30-vjeçari, më datë 13.08.2024, në afërsi të stanit të tyre në arat e fshatit Shënavlash, pasi është kofliktuar fizikisht me babanë e tij, e ka vrarë atë, me armë zjarri tip pistoletë.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka trasportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka gjetur trupin e shtetasit E .B., dhe ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Trupi i shtetasit E. B. u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit, për ekzaminim mjeko-ligjor.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedural i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Vrasja për shkak të marëdhënieve familjare", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”.

9 MUAJ ME PARE

FOTO/ Vrau babain në Shënavlash, ja kush është autori dhe viktima

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në
Esmerald Balla dhe Enver Balla

DURRËS- Personat që shihni më lart janë Esmerald Balla dhe Enver Balla. Esmearli 30-vjeç ka varë babain e tij Enverin, 62-vjeç dhe trupin e tij e ka hedhur në pus. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ndërsa trupi i pajetë është gjetur rreth 20 ditë pas vrasjes. Ka qenë vetë djali që ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit.

Autori dyshohet se e kishte hapur me gur fresibël dy dalje nga pas ku për një kohë të gjatë merrte para. Ne momentin që babai ka dashur të marr rreth 20 mijë euro për t'i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe kanë nisur të konfliktohen.

Të nesërmen në mëngjesin e 13 gushtit kanë dalë bashkë dhe tek stani i tyre djali e ka qëlluar./ ZËRI

9 MUAJ ME PARE

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në Shënavlash, trupi gjendet në pus pas 20 ditësh: Më mori paratë

9 MUAJ ME PARE

Vrau babain dhe e hodhi në pus, djali: Vodhi 75 milionë lekë nga kasaforta

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në
Foto ilustruese

DURRËS- Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Shënavlash ku djali vrau babain dhe e hodhi në pus. Hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte vjedhur para.

Djali e ka vrarë babanë me armë zjarri pistoletë pasi pretendon se i ati i kishte marrë një shumë parash prej 75 milionë lekësh nga kasaforta që mbanin në shtëpi, të cilat i përkisnin familjes.

Djali Esmerald Balla ka vrarë të atin e tij, Enver Ballën. Trupi i pajetë i 62-vjeçarit është gjetur në pus, ku ishte hedhur pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Vrasja dyshohet se është bërë rreth 20 ditë më parë./ ZËRI

9 MUAJ ME PARE

E rëndë në Durrës! Djali vret babanë në Shënavlash, kufomën ia hodhi në pus: Më mori paratë!

Shkoi e denoncoi vetë si të humbur! Djali vret babain në
Foto ilustruese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku djali Esmerald Balla ka vrarë të atin e tij, Enver Ballën. Trupi i pajetë i 62-vjeçarit është gjetur në pus, ku ishte hedhur pasi ishte qëlluar me armë zjarri pistoletë. Vrasja dyshohet se është bërë rreth 20 ditë më parë.

Që nga ajo kohë familjarët e viktimës e kishin denoncuar si të zhdukur më 13 gusht pasi prej kohësh nuk kishin kontakt me të. Madje kishte qenë vetë i biri, Esmeraldi, ai që e kishte dënoncuar të atin si të zhdukur në Komisariatin e Policisë së Durrësit. Lidhja e Esmeraldit me krimin është bërë përmes përgjimit të një bisede telefonike nga Sektori i Krimeve të Rënda në Durrës. E më pas, pas marrjes në pyetje, i riu e ka pranuar krimin.

Në rrëfimin e tij, ai pretendon se të atin e ka vrarë për çështje parash.

"E vrava sepse më mori paratë,"-rrëfeu ai.

Ndërkohë që gjatë kontrolleve në banesën e familjes në ShënaVlash është gjetur edhe arma e krimit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB