Sekondat e fundit, PAMJET e përplasjes së anijes me urën në SHBA! Ja si 'shkërmoqet' Francis Scott Key

SHBA- Pamjet që po shihni tregojnë momentin e përplasjes së anijes së mallrave me njërën nga këmbët e urës Francis Scott Key në Baltimore. Janë vetëm pak sekondo, por që lanë pas një dëm kolosal dhe mbi të gjitha ende nuk dihet fati i 18 personave, të cilët ranë në ujë pas shembjes së urës. Në fillim u raportua për 20 persona, por fatmirësisht dy u nxorrën të gjallë nga ujërat e akullt të lumit.
Shocking footage reveals the start of the incident in Baltimore Harbor ëhere 20 people are noë missing. Our hearts are ëith Baltimore, Maryland. #BreakingNeës pic.tëitter.com/BNfl9aPhca
— CP KAPADIA ???????? (@cpk18) March 26, 2024
Siç shihet anija fillimisht ka humbur energjinë elektrike. Kur energjia u rivendos, anija ishte tashmë në një kurs të pakthyeshëm drejt urës, pavarësisht nga një përpjekje për të ndryshuar kursin. Ndërsa më pas përplaset me këmbën e urës, në këtë moment Francis Scott Key 'shkërmoqet" sipër saj./ZËRI
Shembja e urës në SHBA/ Autoritetet: E njëta anije u përfshi në një incident në Belgjikë në vitin 2016

SHBA- Operacionet e zhytjes kanë filluar si pjesë e operacioneve të vazhdueshme të kërkimit dhe shpëtimit pas rënies së urës Francis Scott Key në Baltimore, Maryland. Këtë e bëri me dije ekzekutivi i kontesë Baltimore, Johnny Olszewski në një prononcim për CNN.
"Me lindjen e diellit, ne jemi më në fund në gjendje të hyjmë dhe të fillojmë operacionet e zhytjes," tha Olszewski, duke folur me Sara Sidner të CNN të martën në mëngjes.
"Fatkeqësisht, ne nuk ishim në gjendje ta bënim këtë më parë."
Ekzekutivi i qarkut vuri në dukje se një hetim për atë që ndodhi është në vazhdim, por se fokusi mbetet në kërkim-shpëtim. Olszewski tha se "inteligjenca më e fundit" e qarkut është se ka "të paktën shtatë persona që janë prekur".
"Kushtet janë të vështira," tha Olszewski.
“Po flasim për një portë kanali të thellë. Është 40, 50 metra ujë, rryma të forta. Moti është me erë, uji është i ftohtë. Dhe kështu ne sigurisht shqetësohemi për ata që janë në ujë, për të mos përmendur rënien nga ura.”
Olszewski përsëriti se kishte pasur individë që punonin në urë në kohën e shembjes.
"Ne kemi identifikuar gjithashtu, se kishte makina në urë," tha ai.
“Ndihet si një makth për të gjithë ne në rajonin e Baltimores së Madhe,” shtoi Olszewski.
Anija me kontejnerë Dali, e cila sapo ishte larguar nga porti i Baltimores dhe ishte rrugës për në Colombo, Sri Lanka, nuk po komandohej nga ekuipazhi i saj, por nga kapitenë vendas që përdoren posaçërisht për të shmangur aksidente si ai që ndodhi herët të marten.
Ndërkohë raportohet se anija e mallrave Dali që goditi urën Francis Scott Key në Baltimore të martën u përfshi në një "incident" në portin e Antwerp në Belgjikë në vitin 2016, konfirmuan autoritetet portuale për CNN. /ZËRI
Shembja e urës pas përplasjes nga anija/ 2 persona nxirren nga uji! S'ka shenja për akt terrorizmi

SHBA- Dy personat e parë janë nxjerrë me shenja jete këtë të martë nga uji në Baltimore pas shembjes së urës të shkaktuar nga përplasja e një anije mallrrash me të, ç’ka solli dhe shembjen. Sipas autoriteteve një prej personave është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa tjetri është në gjendje të stabilizuar.
Kryetari i Bashkisë së Baltimore Brandon Scott e përshkroi incidentin si një "tragjedi të paimagjinueshme" dhe se zyra e tij po punonte me çdo pjesë të qeverisë për të "kaluar këtë tragjedi". Ai shtoi se zyrtarët po hetonin nëse kishte një derdhje të mundshme të naftës në lumë.
Shefi i zjarrfikësve tha se "nuk ka absolutisht asnjë tregues se ky është terrorizëm". Ndërkohë vijon puna e ekipeve të shpëtimit./ZËRI
Përplasja e anijes/ Gjendje e jashtëzakonshme në Meryland! Mister fati i 20 personave mbi urë

SHBA- Guvernatori Wes Moore ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Maryland pas shembjes së urës Francis Scott Key. Moore tha se institucionet vendase po punojnë me një ekip ndërinstitucional për të vendosur shpejt burimet federale nga Administrata Biden. Ai vazhdon duke thënë se do të mbetet në kontakt të ngushtë me entitetet federale, shtetërore dhe lokale që po kryejnë përpjekjet e shpëtimit ndërsa vazhdojnë të "vlerësojnë dhe t'i përgjigjen kësaj tragjedie".
Pronarët e anijes së kontejnerëve me flamur të Singaporit të quajtur DALI e cila u përplas me Urën Francis Scott Key në Baltimore këtë mëngjes kanë lëshuar një deklaratë. Ata thonë se anija u përplas me një nga shtyllat e urës dhe se nuk raportohet për viktima nga ekuipazhi i tyre.
"Të gjithë anëtarët e ekuipazhit, duke përfshirë dy kapitenët nuk ka raportime për ndonjë lëndim. Gjithashtu nuk ka pasur ndotje."
Ndërkohë pak minuta më pare gjigandi i transportit Maersk ka konfirmuar se anija ishte e ngarkuar nga Maersk dhe po transportonte ngarkesat e klientëve të saj.
"Ne jemi të tmerruar nga ajo që ka ndodhur në Baltimore dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur," thotë ai.
"Ne mund të konfirmojmë se anija kontejner "DALI", e operuar nga kompania e anijeve Synergy Group, është me qira nga Maersk dhe po transporton ngarkesën e klientëve."
Ai shton se asnjë ekuipazh dhe personel i Maersk nuk ishte në anije.
"Ne po ndjekim nga afër hetimet e kryera nga autoritetet dhe Synergy dhe do të bëjmë çmos për t'i mbajtur klientët tanë të informuar."
Ajo që mbetet e paqartë deri më tani është fati i personave që ndodheshin në urë në momentin e shembjes. Raportohet se mund të jenë rreth 20 persona që kanë rënë në ujë. Fati i tyre mbetet mister, ndërsa kërkimet vijojnë./ZËRI
Shembja e urës në SHBA, mediat e huaja: Dhjetëra makina ranë në ujë, mund të ketë shumë viktima

SHBA- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me shembjen e urës në Baltimore pasi një anije mallrash u përplas me një nga këmbët e saj dhe më pas mori flakë. Mediat e huaja raportojne se dhjetëra makina kanë përfunduar në ujë duke e bërë të paqartë numrin e njerëzve që mund të jenë nën ujë. Raportohet se mund të kemi të bëjmë me shumë viktima. Por ende shërbimet e emergjencave të Baltimores nuk kanë dhënë detaje.
Pas aksidentit, të gjitha korsitë e hyrjes në urë janë mbyllur në të dy drejtimet dhe trafiku është devijuar. Ura Francis Scott Key, e hapur në vitin 1977, është pak më shumë se 2.5 kilometra e gjatë dhe kalon portin Baltimore. Pas përplasjes së forte me urën, anija e mallrave “Dali” ka marrë flakë dhe është fundosur. Duke mbajtur flamurin e Singaporit, anija me kontejnerë po largohej nga Gjiri i Baltimores dhe po shkonte drejt Kolombo, kryeqyteti i Sri Lankës./ZËRI
VIDEO-LAJM/ Anija përplaset me urën në SHBA dhe e shemb

SHBA- Një alarm është dhënë në orët e para të së martës në Baltimore të SHBA-së, kur një anije mallrash që mbante një kontejner goditi një nga kalatat e një ure, duke sjellë si pasojë shembjen e saj. Ura që u shemb është Ura e Francis Scott Key ndërsa anija që u përplas kishte një flamur Singapori.
BREAKING: Ship collides with Francis Scott Key Bridge in Baltimore, causing it to collapse pic.twitter.com/OcOrSjOCRn
— BNO News (@BNONews) March 26, 2024
Sipas informacioneve të para, në momentin e shembjes së urës ndodheshin 3-4 automjete private dhe shtatë punëtorë.
“Një anije me kontejnerë goditi urën Key në Baltimore. Një pjesë e urës është shembur. Anijet e zjarrfikësve dhe të policisë po shkojnë në zone”, tha një zjarrfikës.
“Qëllimi ynë tani është të shpëtojmë këta njerëz”, shtoi ai.
“Ka kuti apo kabllo që varen nga ura për pasojë kushtet janë të vështira dhe ekipet e shpëtimit veprojnë me shumë kujdes”.
Ura e Francis Scott Key, më e madhja në zonën e Baltimores, është ndërtuar në vitin 1977, është 2.6 km e gjatë dhe vlerësohet të kalohet nga 11.5 milionë automjete në vit me një kosto ndërtimi prej 110 milionë dollarësh./ZËRI