Kuvendi "skenë krimi"! Noka dhe Vokshi do të referohen në SPAK

TIRANË- Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare, punonjësit e BKH-së (Byroja Kombëtare e Hetimit) po këqyrin nga afër sallën e seancave plenare në Kuvend. Gjithashtu Specialisti i Hetimit të Krimeve nga Komisariati nr.1, specialistë të Krimit kibernetik nga Drejtoria venodre e Policisë dhe ekspertë kriminalistë kanë mbërritur në sallën e Kuvendit për të mbledhur provat.
Mësohet se pas mbledhjes së provave do të referohen në SPAK edhe emrat e dy deputetëve Flamur Noka dhe Albana Vokshi për ndezjen e flakadanëve dhe pengimin e zhvillimit normal të seancës në Kuvend. Pas referimit në SPAK, do të vendoset për lëvizjet dhe masat e mëtejshme.
Deputeti Flamur Noka ishte protagonisti kryesor, i cili hodhi tymuese ngjyrë blu e portokalli dhe i vuri flakën një tufe me letra. Në një moment tentoi të hiqte dhe një prej ekranevë në Kuvend. Pas tensioneve, drejtuesja Lindita Nikolla mbylli seancën e cila zgjati vetëm 14 minuta. Në seancën e sotme mungonte kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e madhe e ministrave të qeverisë./ZËRI
Berisha: Rama u takua në Dubai me bosët e drogës, Luca i tij rrëmbeu velierën e kokainës

TIRANË- Pas seancës kaotike në sallën e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha, e ka quajtur bllokimin një sukses të opozitës, ndërsa ka vijuar akuzat në drejtim të Edi Ramës, por edhe biznesmenit Gjergj Luca që sipas tij janë të implikuar në trafik kokaine.
"Ju patë sot se si Linda e parlamentit është e aftë të shkatërrojë çdo gjë për hir të Edi Ramës. Por e garantoj Edi Ramën se nuk ka Lindë në botë që mund ta mbrojë atë dhe se për puçin e tij, për grushtin e shtetit brenda shtetit, dmth për marrjen e pushteteve të parlamentit dhe bllokimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve, ai do trajtohet si puçist dhe do marrë përgjigjen që meriton.
Mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës. Ju e patë se si e kishin rrethuar parlamentin, se si ishin vënë 15 në një derë, por asgjë nuk e pengoi aksionin, betejën pa kthim të opozitës dhe u detyruan të funksionojnë si në parlament, si në shpellë.
Kreativiteti në mbrojtje të parlamentarizmit nuk njeh kufi. Kjo është seanca e turpit, që u shërbye nga deputetë mercenarë që nuk kanë kodin minimal etik të ligjit dhe Kushtetutës.
Ata që folën sot janë mëkatarë kryesorë në grupin parlamentar dhe unë i thashë atij Sinës, se ai e bën për herë të dytë. Ai është grabitqar i pasurive publike të fshatrave të Vlorës, me një gurore ka detyruar që të largohen sa e sa familje. Prandaj e kanë të kapur dhe flet pa asnjë lloj kodi etik, pa asnjë respekt për ligjin dhe Kushtetutën.
Por ne nuk dekurajohemi nga Petro Koçët dhe këta lloj deputetësh skllevër të Edi Ramës."
Ndërkohë që Berisha vijoi akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se është takuar në Dubai me bosët e drogës.
“Edi Rama ka ndërtuar gjithsej në kohën e ndërtimit të tyre, 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Parku 5 mijë metër katrorë është blerë me një çmim minimumi 10 deri në 12 herë nga sa është deklaruar dhe është blerë në kushte flagrante të shkeljes së ligjit.
Edi Rama do hetohet për çdo udhëtim të tij, për 140 fluturimet e tij në dy vite, që u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 22 milionë euro.
Do hetohet për të gjitha takimet që ka bërë gjatë këtyre udhëtimeve. Flitet gjerësisht se në Dubai takoi klanet e drogës, ndër të tjera edhe ortakun e vëllait të tij Olsi, famozin Amant Josifi.
Unë kam denoncuar se call-centeret e Amant Josifit janë të gjitha të paprekura dhe në vend të tyre janë arrestuar djem dhe vajza që nuk kanë pasur asnjë lidhje me vjedhjen e parave përmes Bitcoin nga grupi Milton me përfaqësues Amant Josifin dhe Olsi Ramën.
Do hetohet Edi Rama për të gjitha aferat korruptive me PPP-të. Ju e shihni se si djegësi i Tiranës është tërësisht i paketuar, djegësin e Tiranës, Edi Rama që i dha kompanisë së vet 8 përqind bonus, tetë muaj para se kompania të krijohej. Qytetarët duhet t’i dinë këto, ne do i faktojmë me dokumente.
Do hetohen të gjitha PPP-të e shëndetësisë, pasi aty janë krimet më monstruoze të kryera ndaj shëndetit të shqiptarëve. Vetëm sterilizimi ka kushtuar mijëra jetë pasi qytetarët mbetën të paoperuar sepse spitalet nuk blinin dot setet e sterilizimit me çmime 80 herë më të larta.
Do hetohet Edi Rama me shushunjën e kunatit të tij, që quhet Vilma Nushi e cila për të plaçkitur paratë e taksapaguesve regjistron në check-up me dhjetëra mijëra individë që janë ndarë nga kjo jetë prej vitesh.
Do hetohet Edi Rama për të gjithë investitorët strategjikë. Ju e patë se si i ka dhënë 400 mijë metër katrorë Pëllumb Gjokës, porositësit me pagesë të vrasësve.
Do hetohet edhe për Lucën e tij, i cili ka qenë një nga personat më të ndjekur nga autoritetet shqiptare dhe partnerët ndërkombëtare. Dhe tani i kapet veliera dhe shkon e rrëmben velierën e ndjekur nga autoritetet italiane me kokainë,” tha Berisha.
/ZËRI
Incident i rëndë në Kuvend, Edi Paloka tenton të gjuajë me shpullë Petro Koçin

TIRANË- Një tjetër incident i rëndë është shënuar në sallën e Kuvendit, ku deputeti i PD-së Edi Paloka ka tentuar që të qëllojë me shpullë deputetin Petro Koçi. Ka qenë një punonjës i Gardës ai që ka shmangur përplasjen e mëtejshme fizike mes palëve.
Ishte fillimisht deputeti Gazment Bardhi ai që shkoi për t’i fikur mikrofonin e Koçit, i cili ishte duke mbajtur fjalën në Kuvend, dhe pas tij Paloka ka tentuar që ta qëllojë me shpullë.
Seanca e sotme u mbyll pas 14 minutash, për shkak se vijimi i saj ishte i pamundur nga prania e madhe e tymit në sallë.
Në seancën e sotme mungonte kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e madhe e ministrave të qeverisë.
Kuvendi në ngërç të plotë, mbyllet për 15 minuta seanca plenare

TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme është mbyllur pas 15 minutash. Opoziat ashtu si kishte paralajmëruar përsëriti sërish skenarin e kaosit në Kuvend.
Rreth 1 orë para nisjes së seancës deputetët e opozitës u përplasën me Gardën, ku punonjësit u kanë ushtruar kontrolle në derë që të mos fusin tymuese. Në një moment pati tension mes Flamur Nokës, pasi nuk u lejua të futej. Sipas Gradës, Noka kishte flakadanë.
Kaosi vazhdoi edhe pas hyrjes në sallën e Kuvendit, ku përsëri u hodhën tymuese. Madje në minutat e fundit para mbylljes së seancës deputeti Flamur Noka tentoi t'i vendoste zjarrin karrigeve në sallë.
Flamur Noka tenton t'i vërë zjarrin Kuvendit
TIRANË- Në dy raste, deputeti Flamur Noka ka tentuar që të ndezë zjarr në sallën e Kuvendit. Fillimisht ai i ka vendosur zjarrin disa shkresave, dhe më pas ka tentuar që të djegë edhe foltoren e Kuvendit, ndërkohë që është neutralizuar në të dyja rastet nga Garda.
Pas tensioneve, drejtuesja Lindita Nikolla mbylli seancën e cila zgjati vetëm 14 minuta.
Noka ndezi disa flakadanë duke hedhur një prej tyre në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla.
Kjo e fundit më pas, vendosi të përjashtojë deputetin demokrat, por Noka nuk ka pranuar që të largohet nga salla.
Nikolla ia kujtoi dy herë këtë vendim, por Noka edhe pse i përjashtuar ka qëndruar në sallë dhe u ka vënë zjarrin disa letrave që ndodheshin mbi tavolinat e ligjvënësve demokratë.
/ZËRI
Lindita Nikolla përjashton Nokën nga seanca plenare: Flamur thirri mendjes!

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla përjashton Flamur Nokën nga salla pasi ndezi flakadanë.
Ajo i është drejtuar deputeti të opozitës: Flamur thirri mendjes!
Noka gjithashtu ndezi zjarr në Kuvend. Ai ndezi disa letra dhe i hodhi ato në drejtim të karrigeve, për t’i vënë flakën. Por ky veprim është penguar nga punonjësit e Gardës. Më herët Noka pati përplasje edhe me punonjësit e Gardës në hyrjen e sallës, ku po zhvillohej kontrolli i deputetëve.
Ndërsa dhjetëra gardistë rrethuan sallën, deputetët e opozitës grumbulluan sërish karriget, duke kundërshtuar praninë e tyre. Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka dhe kolegët e tij ndezën disa flakadanë në sallën e Kuvendit, e madje në dy raste tentuan dhe ndezjen e zjarrit./ZËRI
Opozita ndez sërish flakadanë në sallë, Noka i merr nga çantat e kolegeve

TIRANË- Pavarësisht kontrolleve të Gardës, deputetët e opozitës ia kanë dalë sërish që të fusin dhe ndezin flakadanë në sallën e Kuvendit. Flamur Noka i ka nxjerrë ato nga çantat e kolegeve të tij gra, të cilat kanë kaluar pa kontroll të imtësishëm nga ana e Gardës.
Menjëherë pas ndezjes së flakadanëve, Lindita Nikolla i njoftoi Flamur Nokës përjashtimin nga seanca plenare, e megjithatë deputeti i PDsë qëndron aty dhe madje ndezi dhe një letër duke e djegur në sallë.
Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranuan me argumentin se është në shkelje të rregullores së Kuvendit.
Ndërsa dhjetëra gardistë rrethuan sallën, deputetët e opozitës grumbulluan sërish karriget, duke kundërshtuar praninë e tyre.
Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka dhe kolegët e tij ndezën disa flakadanë në sallën e Kuvendit, e madje në dy raste tentuan dhe ndezjen e zjarrit.
/ZËRI
U përplasën me Gardën, Noka dhe Bardhi: Do ju shtypim si mizat e hales

TIRANË- Edhe seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me debate të forta, ndërkohë që Gazment Bardhi ka shpërthyer në akuza në drejtim të kolegëve të tij të mazhorancës.
Teksa iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçit, Bardhi i quajti kundërshtarët e tij mumje.
Ndërkohë që Flamur Noka shkoi edhe më tej, duke thënë se socialistëve po ju vjen fundi.
“Shko re legen, si nuk ju vjen turp, keni futur 25 gardistë në sallë. Mos të rrinë aty si mumje”, u shpreh Bardhi.
“Do ju shtypim si mizat e hales, po ju vjen fundi”, u shpreh Flamur Noka.
Para se të hynin në sallën e Kuvendit, deputetët iu nënshtruan një kontrolli fizik, në mënyrë që të shmangej futja e flakadanëve dhe sendeve të tjera në sallë. Kjo është pritur me kundërshti nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët u përplasën edhe fizikisht me punonjësit e gardës.
Në rendin e ditës së seancës së sotme në Kuvend ishte sjellja e problematikave të qytetarëve, pas takimeve që deputetët kanë pasur në zonat e tyre elektorale, në kuadër të javës së gjelbërt.
/ZËRI
"Keni flakadanë", Noka përplaset fizikisht me gardistin: Ik o pirdhu

TIRANË- Kuvendi ka filluar me kaos, ku tensionet e para u panë gjatë kontrollit të deputetëve me punonjësit e Gardës. Deputeti Flamur Noka ka qenë i pari nuk ka pranuar të kontrollohet dhe është përplasur fizikisht me ta. Deputetët janë përplasur fizikisht, madje në moment Flamur Noka ka shtyrë një prej tyre.
Punonjësi i Gardës i është drejtuar Flamur Nokës: Keni flakadanë në xhepa!
Noka-Gardistit: Ik er pirdhu mos mu afro. Ik e pirdhu, do më tregosh ti mua.
Deputetët janë përplasur fizikisht, madje në moment Flamur Noka ka shtyrë një prej tyre. Në video tregohet momenti përplasjes mes punonjësve të Gardës së Republikës dhe deputetit të opozitës.
Sot Kuvend! Deputetët mblidhen për seancë, opozita pritet të sabotojë sërish

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00. Seanca plenare vjen pas javës së gjelbër, ku tashmë ligjvënësit do të mblidhen për të diskutuar mbi problematikat që kanë evidentuar në terren nga takimet me qytetarët.
Prej javësh nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që shkakton Rithemelimi. Këta të fundit pritet që edhe në këtë senacë plenare të sabotojnë sërish. Opozita ka paralajmëruar kaos deri në ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara. Ndërsa PS kërkon të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore.
Seanca e fundit plenare u zhvillua në 20 Nëntor. PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm atë të pr/buxhetit 2024 mes tymueseve dhe karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit. Kujtojmë se seanca zgjati më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit që deputetët e opozitës ishin të vendosur për të mos lejuar zhvillimin normal./Zëri.ai/