Rivlerësimi i pronave nis në shtator, Rama: Do të jetë 5%, afati 1-vjeçar

TIRANË- Pas shqetësimeve të agjentëve imobiliarë për bllokim të tregut të shit-blerjes së pronave kryeministri Edi Rama njoftoi se procesi i rivlerësimit do të nisë pas 45 ditësh. Rama tha se qeveria do t’u japë edhe një shans të gjithë atyre që duan të rivlerësojnë pronat, por kësaj here me 5% të vlerës. Afati do jetë 1-vjeçar dhe kjo është mundësia e fundit, pasi ka kosto për buxhetin.
Edi Rama: Sa i përket procesit ë rivlerësimit të pasurive, ne e kemi bërë këtë proces dy herë. Ky nuk është një proces që mund të bëhet rregullisht, pasi në thelb kjo është një amnisti. Dhe jo vetëm është një amnisti por ka një kosto të rëndësishme për buxhetin e shtetit, pasi në momentin që bëhet rivlerësimi shmanget tatimi 15% për shitjet në vijim. Duke qenë se rivlerësimi është bërë bazuar në faktin që nuk ishin referencat e reja, sot me referencat e reja mund t’ju japim absolutisht të drejtë qytetarëve të kenë një shans të fundit për këtë. Është e rëndëishme të bëjmë një punë që kemi nisur për referencat e reja në qytetet e tjera. Sot minimalisht vija bregdetare nuk është më me ato çmime reference që kanë qenë në të shkuarën. Do të konkludojmë besoj brenda 45 ditëve të ardhshme këtë. Do të ndërtojmë një proces që rivlerësimi të jetë i hapur 1 vit, fund shtatori me fund shtatori dhe ndërkohë duhet të jetë e qartë dhe diçka tjetër, rivlerësimi i parë është bërë me 1%, i dyti me 3% i treti dhe i fundit me 5%. Bashkitë ku ka më shumë kërkesë të komunikojnë me banorët që kjo është e fundit, prandaj është e rëndësishme që të mos e lënë këtë shans, pasi pastaj do të kenë një barrë shumë më të madhe. Buxheti i shtetit humbet një sasi të konsiderueshme, por nga ana tjetër na intereson formalizimi i pasurisë në territor.
Ka qenë deputet i tyre, Rama nuk kursehet me vlonjatët: Iu ka dalë nami, syri dhe trutë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke shfrytëzuar një takim që ka pasur me kryebashkiakët e vendit, ka folur mbi zërat se këtë vit në vendin tonë ka më pak turistë. Sipas Ramës një gjë e tillë nuk është e vërtetë me shifra, megjithëse pranoi një fenomen të ndeshur kryesisht në jug të vendit, atë të rritjes në mënyrë të ndjeshme të çmimeve. Teksa iu referua hoteleve në Sarandë dhe Vlorë, Rama ftoi kryebashkiakët që të ulen në diskutime me drejtuesit e tyre, pasi rritja dhe abuzimi me çmimet, mund të sjellë pasoja afatgjata në turizëm.
Rama ishte i ashpër me vlonjatët, qytet nga i cili është zgjedhur më herët edhe si deputet, kur tha se ata janë iniciatorët e rritjes së çmimeve, dhe se shumë shpejt mund të bien në gropën e gjoksit të tyre.
“Të gjitha këto është e nevojshme të merren në konsideratë për diçka tjetër, qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet. Ky është sistemi që kemi zgjedhur. Nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i imponojnë dot.
Por aman në Vlorë, në Sarandë, ku janë dhe dy pikat e një rritje absurde të çmimeve është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve, dhe t’ju thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë, por strategjikisht vetëvrasje për ata vetë. Duhet të komunikohet dhe të flitet që rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të lartë vitin tjetër. Se po të ishte kaq kollaj do e kishte bërë tërë bota këtë sport. E kanë bërë në pjesë të caktuara, por kanë marrë mbrapsht mësime të hidhura. Është e rëndësishme të komunikohet që çmimet të jenë të arsyeshme. Askush nuk mund t’ja u imponojnë. Por ama është dhe çështje dijeje.
Shikoni Durrësin, Shëngjinin, Velipojën, stabël. Dhe natyrisht, vlonjatët janë molla e këtij sherri. Dihet ajo punë. Sepse tani Vlora është bërë kaq e kërkuar, gropa në gjoksin e vlonjatëve është hapur dhe është bërë një gropë ku do bien vetë këta që ngrenë ato çmime në atë far feje.
Është e padrejtë edhe e turpshme për të krijuar një klimë absurde në këtë moment të fillojë të belbëzohet. E ka bërë Bullgaria këtë sport vite më parë dhe e ka paguar vite të tëra nuk kthehej më aty ku ishte. Se më mirë syri se sa nami. Vlonjatëve ju ka dalë edhe syri, edhe nami, ju kanë dalë dhe trutë nga vendi atyre që kanë ato hotelet dhe nuk dinë më se çfarë bëjnë, kështu që është mirë ta kuptojnë, do zbresin pak me këmbë në tokë. Me këmbë në tokë nuk zbresin ata, por të paktën të zbresin në kat të dytë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama./ZËRI
Pse Erion Veliaj mungoi në takimin e Ramës me kryebashkiakët?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim të paralajmëruar me kryebashkiakët e vendit, me çështje kryesore përshpejtimin e procesit të legalizimit, por që më pas devijoi më së shumti në një fjalim të Ramës për sezonin turistik. Në këtë mbledhje, e cila ishte njoftuar prej disa ditësh, u vu re mungesa e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Sipas burimeve nga zyra e shtypit pranë bashkisë së Tiranës, Veliaj ka pasur një aktivitet në Bashki, ku i ka dorëzuar çelësin e qytetit ish-ambasadorit të SHBA-ve në vendin tonë, Aleksandër Arvizu. Ky i fundit ka shërbyer për një mandat si ambasador i SHBA-ve në vendin tonë, për t’u larguar në vitin 2017.
Prej disa kohësh përflitet për një krisje të marrëdhënieve mes Ramës dhe Veliajt, edhe për shkak të hetimeve që janë ndërmarrë së fundi nga SPAK për inceneratorin e Tiranës, ku Veliaj është marrë në pyetje si një person në dijeni. /ZËRI
‘Bëre shaka si polic’, Edi Rama replika me Pjerin Ndreun: Ke ardhur i papërgatitur

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në takimin që ka pasur me kryebashkiakët e vendit, me fokus përshpejtimin e procesit të legalizimit të banesave, ka pasur disa replika me Pjerin Ndreun e Lezhës.
DEBATI:
Rama: Elton (Arbana) ti ishe kampioni i rindërtimit, duhet të bëhesh kampioni i legalizimeve, i thoja merr shembull për rindërtimin shembullin tënd, se s’do rrijë duke të lavdëru ty policia. Po të mos ishe polic s’do të ishe dot kryetar bashkie.
Pjerin Ndreu: Po bëj pak policin.
Rama: Ai merak do të dalë me shpirtin.
Ndreu: E kam për nder
Rama: Fitore e madhe për Shëngjinin.
Ndreu: Kur doni me sha njeri thoni bën si polic, kur do me bo policin s’na lini
Rama: Pse përhap lajme të rreme, po këtë shaka e bëre si polic.
Pjerin Ndreu: Nuk janë reflektuar disa nga ato që ne kemi diskutuar në Këshill, disa gjëra duhet të ishin më të përcaktuara. Mund të bëjmë më mirë, mund t’i dedikojmë detyrat më saktë, të bëjmë disa predispozita detyruese. Si ta vendosim, sa duhet të jetë numri i njerëzve.
Rama: Nuk je shumë i qartë këtu, u ngrite se të doli emrin, por nuk je i përgatitur! Këto janë të gjitha të sqaruara. Këtë proces do ta udhëheqë bashkia, jo Kadastra. Do të vendosë dosjet prioritare, Kadastra duhet t’i marrë dhe të bëjë regjistrimin. Çfarë nuk shkon sipas jush, do të duhet të referohet te ministri.
Pjerin Ndreu: S’po bëjmë debat
Rama: Me këtë konkluzion të Policisë, ju falenderoj të gjithëve dhe punë të mbarë.
Rritja e çmimeve? Rama: Vlonjatët të zbresin në kat të dytë, se me këmbë në tokë nuk bëhet fjalë, do bien në gropën e gjoksit të vetë

TIRANË- Gjatë takimit me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me rritjen e çmimeve në jug të vendit, kryesisht në Sarandë dhe në Vlorë. Rama tha se edhe pse qeveria dhe bashkitë nuk mund të kontrollojnë çmimet, rritja e ndjeshme e tyre mund të kthehet në një strategji vetëvrasëse për të gjithë sektorin e turizmit.
RAMA: Qeveria nuk kontrollon dot çmimet, por në Sarandë dhe në Vlorë, Ermal dhe Olti mund të flitet me pronarët e hoteleve, pasi kjo që po bëjnë është strategji vetëvrasëse. Duhet të flitet se rritja e palogjikshme e çmimeve vjen me një kosto shumë të madhe për vitin e ardhshëm. Para se të jetë vonë, duhet të komunikohet që çmimet të jenë të arsyeshme. Është dhe çështje dijeje.
Vlonjatët do të bjenë vetë në gropën e gjoksit të tyre, është e turpshme për të krijuar njën klimë absurde. E ka bërë Bullgaria këtë sport shumë vite më parë. Vlonjatëve iu ka dalë edhe syri dhe nami, iu kanë dalë edhe trutë dhe nuk dinë më se çfarë bëjnë. Mua dhe mi tolerojnë më shumë se të tjerëve këto fjalë. Të paktën të zbresin në kat të dytë. Se me këmbë në tokë nuk zbresin vlonjatët. /ZËRI
Jugu bosh? Rama: Ka një sulm të organizuar mbi turizmin, lajme dhe video të rreme. Sistemet e sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin, ka folur mbi lajmet e ndryshme që kanë qarkulluar, për një ulje të numrit të turistëve që kanë ardhur këtë vit në vendin tonë. Rama foli për një sulm të organizuar mbi turizmin, pasi sipas tij janë identifikuar shumë profile fallso, që pretendojnë për boshatistjen e plazheve në Shqipëri. Kryeministri komentoi edhe zërat për një ulje të numrit të turistëve nga Kosova, gjë që sipas tij nuk bazohet në shifra.
RAMA: Sot ka një sulm të organizuar për të sulmuar turizmin shqiptar. Kam folur me kryetarët e Bashkive për këto lajme dhe video të rreme që qarkullojnë, sistemet tona të sigurisë kibernetike kanë ndezur dritat e kuqe, pasi ka shumë profile fallso që po qarkullojnë. Ajo lule e turizmit që erdhi vjet, solli me vete edhe sfida të reja.
Shqipëria është me 86% rritje të fluksit të turizmit, është në vendin e parë në rajon, duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit. Pjesë e këtij sulmi është dhe një përpjekje shumë e ulët, për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë. Fakti është që nga janari e në vazhdim ka 1.7 milionë qytetarë të Kosovës, me një rritje me mbi 20% nga viti i kaluar. Ka një rritje shumë të madhe të turistëve italianë, turq dhe polakë që kanë mbërritur në vendin tonë.
Aeroporti i Tiranës është në pamundësi për të dhënë leje të uljes së avionëve charter për shkak të fluksit të fluturimeve. Për të ulur një charter në Rinas duhet të prenotosh tre ditë më përpara./ZËRI
Rama mbledh kryebashkiakët, kritika për legalizimet: Zyrave të Kadastrës iu ka hyrë krimbi i rryshfetit

TIRANË- Ka nisur në ambientet e kryeministrisë, takimi mes kreut të qeverisë Edi Rama, dhe kryebashkiakëve të vendit, me fokus përshpejtimin e procesit të legalizimit. Mbledhja ka nisur me fjalën e ministrit për pushtetin vendor, Arbër Mazniku.
Rama gjatë fjalës së tij, tha se Bashkitë do të kenë rol udhëheqës në procesin e legalizimit, ndërsa hodhi akuza mbi sektorin e Kadastrës.
“Ky është një proces i domosdoshëm, është vendosur që bashkitë të përfshihen në procesin e legalizimit, për faktin që do të shtojë forcat për të mbështetur dhe zgjidhur procesin për qytetarët, por do të bëhet edhe monitorimi i Kadastrës që në këtën proces lë shumë për të dëshiruar. Do të jenë bashkitë ato që do të udhëheqin legalizimet, me një staf që do të krijohet prej jush deri në muajin Shtator, për të pasur n jë platformë pune digjitale.
Përmes këtij sistemi që do të bëhet nga AKSHI, do të ketë transparencë dhe llogaridhënie mes palëve. Nga njërën anë bashkitë duhet të jenë në gjendje tiu përgjigjen qytetarëve, dhe nga ana tjetër zyrat e Kadastrës të mos abuzojnë me funksionin e tyre, ndonjëherë edhe për shkak të krimbit për pushtet. Është një proces që ka pasur pak progres. Ju keni detyrimin që të vendosni radhën, që duhet të nisë me legalizimin e banesaave”, tha mes të tjerave Rama gjatë fjalës së tij.
“Ndërtesat që janë bërë për qëllim biznesin mund të presin, ndërtesat për banim jo”, vijoi Rama.“Ju keni detyrën të vendosni radhë dhe e para është legalizimi i banesave”, iu tha Rama kryetareve të bashkive. /ZËRI