LIVE UPDATES

Përfundojnë kërkimet, gjendet nëna me 3 fëmijë të mbytur në Bunë, burri në burg

➤ Përfundon aksioni për gjendjen e viktimave në lumin Buna. ➤ Sot është gjetur edhe trupi i Alma Arrazit dhe djalit të saj 3-vjeçar, ndërsa disa ditë më parë, u gjetën edhe kufomat e 2 vajzave. ➤ Ndërsa po sot, bashkëshorti i viktimës dhe babai i 3 fëmijëve, është vendosur në masën e sigurisë "arrest me burg", pasi akuzohet për dhunë në familje. ➤Por deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor. ➤ Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj. 

6 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Gruaja u mbyt bashkë me 3 fëmijët, Erdgys Arrazi në gjykatë: Jam i rënduar, do flas në një moment të dytë

Përfundojnë kërkimet, gjendet nëna me 3 fëmijë
Erdgys Arrazi

SHKODËR- Erdgys Arrazi nuk ka pranuar të flasë para gjykatës. Ai është shprehur se është në gjendje shumë të rënduar dhe nuk mundet të flasë. Deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, i riu është lënë në masën e sigurisë "arrest me burg". Pala mbrojtëse ka kërkuar në gjykatë ndalimin e paligjshëm, pasi ky shtetas nuk paraqet rrezikshmëri dhe nuk përbën asnjë të dhënë për t'u larguar nga vendi.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës ka paraqitur në gjykatë dokumentin mjekoligjor ku Alma Arrazi kishte probleme psikologjike. Prokuroria ka depozituar dosjen me akuzën për shkaktim të vetëvrasjes.

Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj. Deri më tani ishin gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit, ndërsa sot pritet që të mbahet varrimi i vajzës së tyre. Kërkimet vijojnë në lumin Buna për trupin e nënës Alma Arrazi, ndërsa i shoqi i saj, Erdgys Arrazi është vendosur në pranga. Kjo pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Por deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

1 VITE ME PARE

E bija vrau veten dhe 3 fëmijët, flet babai i Alma Arrazit: Nuk donte që fëmijët t'ja gëzonte dikush tjetër

Përfundojnë kërkimet, gjendet nëna me 3 fëmijë
Babai i Alma Arrazit

SHKODËR- Babai i Alma Arrazit ka dhënë një intervistë, ku ka folur për jetën e të bijës, e cila u vetëflijua bashkë me 3 fëmijët e saj. Në një intervistë të dhënë për "Topneës", ai tregoi se e bija dhe i shoqi, Erdgysi kishin probleme me martesën e tyre dhe se ai i kishte kërkuar shumë herë që ta linte bashkëshortin, por vajza nuk kishte pranuar. Po ashtu, shtoi se e bija kishte lënë të kuptohej se problemin e kishte me fëmijët, pasi disa herë i kishte përsëritur se nuk do t'i linte që t'i "gëzonte" dikush tjetër. 

"Për dhunë fizike, Alma nuk më ka thënë që ka pasur. Ndoshta ka pasur e nuk më ka thënë. Dhunën psikologjike e ka pasur. Që kur është lindur, dhuna psikologjike ka arritur kulmin, derisa e detyroi veten që të arrinte kulmin, flijoi veten dhe fëmijët. Ajo si gjithë prindërit e tjerë, thoshte që fëmijët e mi nuk dua ti gëzoj një tjetër, do i rris dhe edukoj unë. Kjo është arsyeja që nuk i lë dot. Ka qenë shumë e rregullt, e pastër, i edukonte fëmijët. Me burrin nuk flinte më bashkë me burrin. 2 muajt e fundit nuk ka pasur komunikim me të shoqin, iu përkeqësua gjendja në një mënyrë që i erdhi fundi. Ka ikur shumë herë. Vinte këtu, as nuk hante bukë, vetëm qante, rrinte me telefon në dorë. I ka rënë edhe të fiktë në mes të shtëpisë. Ka pas raste që ka ardhur me fëmijët, me raste që vinte edhe vetëm. Unë jam munduar si prind për të bërë më të mirën, i jam lutur që lëre atë burrë se me zor nuk e mban dot. Ik i thashë, je e lirë, më thoshte që fëmijët nuk i linte dot. Aty ka marrë vendimin,"-tha ai.

Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj. Deri më tani ishin gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit, ndërsa sot pritet që të mbahet varrimi i vajzës së tyre të dytë. Po sot janë gjetur edhe trupi i djalit dhe i vetë Almës. Ndërsa i shoqi i saj, Erdgys Arrazi është lënë në masën e sigurisë "arrest me burg". Por deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

1 VITE ME PARE

Gjendet trupi i Alma Arrazit

Përfundojnë kërkimet, gjendet nëna me 3 fëmijë
Alma Arrazi

SHKODËR- Gjendet pas 5 ditësh trupi i Alma Arrazit. Kufoma e saj është gjetur e fundit në fshatin Pentar të njësisë Dajç, duke kompletuar kështu misionin për kërkimin e trupave të viktimave. Gjetja e trupit të pajetë u bë nga polumbarët e forcave RENEA. Më herët sot, dje dhe disa ditë më parë u gjetën edhe trupat e 3 fëmijëve të mitur, 2 vajzave dhe djalit 3-vjeçar.

Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj. Deri më tani ishin gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit, ndërsa sot pritet që të mbahet varrimi i vajzës së tyre. Kërkimet vijojnë në lumin Buna për trupin e nënës Alma Arrazi, ndërsa i shoqi i saj, Erdgys Arrazi është vendosur në pranga. Kjo pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Por deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

1 VITE ME PARE

VD- Me kapuç në kokë, Erdgys Arrazi 'fshihet' në Gjykatë, lihet në burg

Përfundojnë kërkimet, gjendet nëna me 3 fëmijë
Erdgys Arrazi

SHKODËR- Erdgys Arrazi, babai i 3 fëmijëve të vdekur 5 ditë më parë, ka mbërritur sot në ambientet e Gjykatës së Shkodrës, ku edhe i është konfirmuar masa e tij e sigurisë. Deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, i riu është lënë në masën e sigurisë "arrest me burg". Nga pamjet e siguruara nga ZËRI, duket se 31-vjeçari është shfaqur me një kapuc në kokë, kjo pasi kryefamiljari vendos të mos ekspozohet as për median.

Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj. Deri më tani ishin gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit, ndërsa sot pritet që të mbahet varrimi i vajzës së tyre. Kërkimet vijojnë në lumin Buna për trupin e nënës Alma Arrazi, ndërsa i shoqi i saj, Erdgys Arrazi është vendosur në pranga. Kjo pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Por deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

1 VITE ME PARE

RRËFIMI i motrës së Alma Arrazit: E pështyu, donte të dashurën! Hante dreka-darka në Shirokë me të, për fëmijët s'kishte lekë

Përfundojnë kërkimet, gjendet nëna me 3 fëmijë
Genta

TIRANË- Genta, motra e Alma Arrazit, ka treguar në një intervistë gjithë bisedat që ka zhvilluar me nënën, e cila u vetëflijua në lumin Buna 5 ditë më parë. Në një intervistë të dhënë për "Top News" me gazetaren Aida Topalli, Genta tregoi se i gjithë problemi i të motrës ishte fakti se i shoqi e tradhëtonte. Madje shtoi se e motra nuk kishte probleme të shëndetit mendor, ashtu siç është aluduar deri më tani në media. Sipas saj, motra nuk kishte asnjë problem, por ditën që u vetëvra kishte parë të shoqin xhiro bashkë me të dashurën e tij. Ndaj edhe ishte ndarë nga kunata dhe vendosi që të vriste veten. Po ashtu, ajo foli për gjendjen e vështirë ekonomike të familjes, duke u shprehur se Erdgys Arrazi i harxhonte të gjitha paratë që kishte me të dashurën e tij, kur familja nuk kishte kushte për të konsumuar një vakt. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

E motra e Alma Arrazit: Kam marrë në telefon Valentinën dhe i kam thënë ku është Alma? Më tha kemi pirë kafe tek lokal Panorama, aty kemi ndenjur 2 orë brenda, kur kemi mbaruar kafën, burri i Almës ka qenë duke kaluar me të dashurën e tij. Këtë ma deklaroi Valentina. Ai nuk e dinte që Alma po pinte kafe. I thashë si e le veten? Ajo tha nuk kisha çfarë t'i bëja.

Çfarë ka ditur Alma lidhur me lidhjen paralele?

E motra e Alma Arrazit: I ka gjetur video, foto, mesazhe. Ia ka parë të gjitha Alma. Jam shumë e bindur për këto që them. Si ka mundësi Valentina e la vetëm? Pse nuk e mori që të shkonte në shtëpi të dyja? Pse e la vetëm?

Kush ke biseduar me Valentinën?

E motra e Alma Arrazit: Nuk kanë qëndruar më në lokal, e ka parë kur po iknin për në shtëpi. Valentina më ka thënë ka qenë ora 8 e darkës. Motra ime ka pasur vazhdimisht probleme me burrin, gjithmonë shkaku ka qenë xhelozia. E ka tradhëtu shpesh. Se motra mi tregonte. Ia ka hëngër shpirtin motrës time se e ka dashur shumë. Në fillim kanë qenë mirë deri në momentin kur ky është lidhur me një vajzë tjetër, çdo gjë ka marrë fund. Jetonin veç në shtëpi, më thoshte Alma që më bullizon. I ka thënë që largohu nga shtëpia se ndoshta do ta marr tjetrën në shtëpi. Alma është larguar 8 herë dhe gjithmonë ka ardhur tek unë kur ka pas probleme. Motrën time e çoi ai në këtë gjendje vetëm prej tradhëtinë. "Do mësohem me këtë gjë,"-thoshte ajo. Ajo e dinte që kishte lidhje tjetër, por thoshte do mësohem, por duke marrë parasysh që e pa vetë, u rëndua dhe kreu aktin. Ai e ka ofenduar, e ka pështyrë në fytyrë, i ka thënë zhumile (plerë). Unë kam çdo foto që është me të dashurën e tij. Kam çdo gjë. I kërkova unë që të bënte denoncimin, por ai më tha që të presim dhe 2-3 ditë. Por unë këmbëgula, sepse motra më shkruante dhe më merrte në telefon. Dyshova diçka sepse motra nuk më mori në telefon. Ai nuk donte me ardh, sepse ai nuk donte që ta bënte denoncimin. Kam pasur edhe kërcënim edhe nga Eri. Më ka thënë që "a të dhimbset jeta jote, mos nxirr çfarë ke në telefon?". Unë do i nxjerr të gjitha sepse jam me motrën time. 

Çfarë ke në telefon?

E motra e Alma Arrazit: Kam Erdgysin me të dashurat e tij. 

Si sillej Erdgysi me fëmijët?

E motra e Alma Arrazit: Shpirti im e di sa kam tentuar që t'ja mbush mendjen. Ka ardhur e ka ndenjur me javë. Eri nuk i sillte as qumësht fëmijës së tij, se nuk jam në gjendje të mirë ekonomike. As ushqim nuk i blinte fëmijëve. Ajo më thoshte hap raftet dhe gërrmoj çfarë ka mbetur, sepse nuk i dilte e hante dreka darka në Shirokë. Nuk i dilte buxheti që të blinte ushqime edhe në shtëpi. Normale që i ka dashur fëmijët, por si në fillim. Kanë qenë shumë të lumtur. I ka plotësuar dëshirat më shumë për shkollë, libra, veshje. Këto kohët e fundit i ka munguar çdo gjë. 

Keni qenë të pranishëm në funeralin e mbesës?

E motra e Alma Arrazit: Motrën tonë do ta marrim dhe do ta varrosim në Durrës, nuk ka lidhje që të varroset në Shkodër. Por të mos i dilte ai me të dashurën, motra ime do të ishte gjallë. Nuk kam qenë tek varrimi i mbesës. Nuk kemi kontakt me ta. Nuk na kanë thirrur në ceremoninë mortore. 

Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj. Deri më tani ishin gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit, ndërsa sot pritet që të mbahet varrimi i vajzës së tyre. Kërkimet vijojnë në lumin Buna për trupin e nënës Alma Arrazi, ndërsa i shoqi i saj, Erdgys Arrazi është vendosur në pranga. Kjo pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Por deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

1 VITE ME PARE

Takimi i fundit me kunatën/ Drejtori i Policisë së Shkodrës: Alma ka qenë e qetë, në Bunë ka kamera, por…

Përfundojnë kërkimet, gjendet nëna me 3 fëmijë
Drejtori i policise se shkodres

SHKODËR- Polumbarët e RENEA-s, forcat e ushtrisë dhe banorët e zonës, vijojnë kërkimet në ditën e tretë për gjetjen e trupit të Alma Arrazit dhe djalit të saj 3-vjeçar të cilët janë mbytur në lumin Buna. Pasditen e djeshme u gjet dhe trupi i vajzës së dytë, ndërkohë që në paraburgim mbahet shtetasi Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve, pasi akuzohet për nxitje të vetëvrasjes.

Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj deklaroi se të gjitha dyshimet e deritanishme janë për vetëvrasje të Alma Arrazit me 3 fëmijët e saj të mitur. Aktualisht, ai theksoi se ka prova për dhunë në familje, gjatë një lidhje me emisionin Opinion.

Edmond Sulaj: Referuar kallëzimit të bërë nga babai i fëmijëve në datë 3 Maj, kanë nisur kërkimet për gjetjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të mitrut të cilët janë konsideruar si të larguar nga banesa. Pas kallëzimit, menjëherë është kontaktuar me familjarët e bashkëshortes të cilët na kanë bërë me dije se nuk kanë kontaktuar me të. Një ditë më mbrapa në datë 4, një peshkatar i zonës ka njoftuar se ka gjetur trupin e një fëmijë në lumin Buna. Ka shkuar grupi hetimor, ka bërë identifikimin nëpërmjet fotografisë. Kufoma nuk ka rezultuaar me shenja dhune.

Ky është i vetmi detaj që ju bën të mendoni se nuk ka qenë një vrasje?

Edmond Sulaj: Dua të shtoj faktin se në datë 2, Alma Arrazi ka qenë nën shoqërinë e kunatës së vet në një lokal në hyrje të Shkodrës. Ka qenë bisedë e qetë, referuar kamerave ka ecur drejt daljes së qytetit.

Po në urën e Bunës ka kamera?

Edmond Sulaj: Ka kamera, por për shkak të errësirës nuk është konstatuar vetëhedhja nga ura. Referuar dëshmisë së kunatës, të cilës i ka thënë se do të largohet dhe se e pret vëllai me taksi, është trajtuar si e larguar. Me gjetjen e fëmijës së parë, vajzës 9 vjeç, të gjitha dyshimet bazuar në fakte të çojnë se dhuna ka qenë shkak i vetëvrasjes.

Sulaj tha se nuk ka asnjë denoncim të kryer nga 39 vjeçarja, të afërm apo fqinjë të saj.

Edmond Sulaj: Nuk ka qenë dhunë e evidentuar, s’kemi pasur asnjë rast të denoncuar. As nga familjarët, apo komshinjtë.

A ka pasur tentativa për t’u divorcuar?

Edmond Sulaj: Nuk duhet të hyj në detaje, sepse janë pjesë e hetimit. Hetimet vazhdojnë intensivisht, kemi dyshime të arsyeshme për vetëvrasje. Aktualisht që po flasim kërkimet vazhdojnë, gjej rastin të falenderoj banorët e zonës të cilët janë ofruar për ndihmë, pasi janë njohës të mirë të terrenit. 

Poll

MOS HUMB