LIVE UPDATES

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin! (AKUZAT)

➤ Dhunë brenda oborrit mbretëror. ➤ Princ Leka II është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish-bashkëshortja e tij, aktorja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. ➤ E gjitha ka ndodhur pasi Leka II ka shkuar për të takuar vajzën, por pikërisht në atë moment është përplasur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit. ➤ Pasi Princi i ka kërkuar që të ndalet pasi në praninë e tyre ishte dhe vajza e mitur, 3 vjeç, ish-vjehërri i tij mori një statujë dhe e qëlloi me të, të paktën kështu deklaron Princi. ➤ Por pretendime për dhunë ka ngritur dhe familja e aktores. ➤ Ka qenë Leka II ai që ka bërë fillimisht denoncimin në policinë e Tiranës. ➤ Ai ka treguar se është shunuar dhe për këtë ka prova…një video që e ka regjistruar vetë. Po ashtu, ka kërkuar urdhër mbrojtjeje, të cilin mësohet se e ka marrë. ➤ Në dëshminë e dhënë në polici, Gjergj Zaharia ka deklaruar se ai është dhunuar nga Leka Zogu, ndërsa ka shtuar se nuk e ka dhunuar pasi nuk ka as fuqi fizike për ta bërë këtë. ➤ Ndërkohë dhe vetë Elia ka denoncuar princin dhe e ka akuzuar për dhunë, po ashtu ka marrë urdhër mbrojtjeje. ➤ Shenjat e dhunës në trupin e saj i ka vërtetuar dhe ekspertiza mjeko-ligjore. ➤ Pas sherrit të ndodhur, Leka Zogu ka shkuar në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore. ➤ Në videon e publikuar në media të regjistruar dhe shpërndarë nga Leka II shihen pamjet skandaloze, se si brenda pallatit mbretëror regjistrohet një skenë dhune e papranueshme në asnjë rrethanë apo situatë. ➤ Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II. ➤ Por të dy, pas aludimeve, konfirmuan divorin më 15 janar. ➤ Aktualisht, Princ Leka ka nisur një histori dashurie me Blerta Celibashin, fotografe pranë Oborrit Mbretëror.

19 artikuj për këtë temë.
1 VITE ME PARE

Avokati i Princ Lekës tregon çfarë do ndodhë pas skandalit, ja si do ndahet PASURIA

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË-Avokati i Princ Lekës ka folur mbi situatën e ndodhur ditën e djeshme, ku pretendohet se Princi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i saj. Avokati Aranit Roshi ka treguar se si ka ndodhur ngjarja dhe çfarë pritet të ndodhë pas divorcit të çiftit mbretëror. 

Avokati tregoi se Princi kishte shkuar të takojë vajzën e tij 3 vjeçare në Pallatin Mbretëror, kur është përballur me sulme verbale dhe fizike nga ish-vjehrri Gjergj Zaharia. Më pas, avokati thotë se edhe Eliza Zaharia është përfshirë duke sulmuar fizikisht Princ Lekën.

“Ai vetë ka zgjedhur që për aq kohë që të finalizohet divorci të mos jetë i pranishëm në banesë, bën vizitat të rregullta për të pasur kontakte me vajzën, për ta ekspozuar vajzën sa më pak të jetë e mundur ndaj efekteve të divorcit. Në këtë vazhdë ka qenë edhe vizita e djeshme. Ka qenë i pranishëm, dhe ka pasur një komunikim aspak të këndshëm me një dhunë verbale me ish-vjehrrin dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike”, tha avokati Roshi për Report Tv.

Sa i përket divorcit dhe ndarjes së pasurisë  avokati tregon se pasuritë e paluajtshme nuk futen në listën e pasurive që ndahen mes çiftit. Por avokati thekson, se Princ Leka një pasuri të konsiderueshme ka rënë dakord që t’ia kalojë Elias dhe vajzës së tij që t’u sigurojë një jetesë komode.

"Ka dy marrëveshje, janë bërë me akt noterial. Marrëveshja e parë është për zgjidhjen e martesës që është nënshkruar kërkesa dhe depozituar në Gjykatë. Do i nënshtrohet vlerësimit nga gjykata dhe në fund do vendosë ta miratojë duke zgjidhur martesën ligjërisht. Gjykata garanton të drejtat e fëmijës, shikon nëse marrëveshja garanton këto të drejta. Marrëveshja e dytë është një kontratë, ku Princ Leka një pasuri të konsiderueshme ja njeh Elias dhe vajzës së tij që tu sigurojë një jetesë komode. Nuk mendoj që arsyeja dhe konflikti është pasuria. Në të gjitha marrëveshjet ka qenë e asistuar nga njohës të ligjit dhe ajo e ka kuptuar dhe ka qenë në dijeni të pasoja që vijnë. Pasuria e trashëguar nuk hyjnë në atë regjim që ndahen mes bashkëshortëve. Ka qenë vullneti që t’i kalojë këto pasuri te vajza dhe ish-bashkëshortja”, u shpreh avokati.

Aktualisht Princ Leka jeton me qira, ndërsa Eliza Zaharia dhe vajza 3-vjeçare jetojnë në Pallatin Mbretëror. Princi zhvillon vizita të vazhdueshme për të takuar vajzën, ndërsa avokati thekson se pas përfundimit të divorcit Princ Leka do rikthehet sërish në Pallatin Mbretëror.

“Do rikthehet, është larguar për të krijuar komoditet për Elian dhe fëmijën. Ky është qëllimi, nuk është se kemi ndonjë zhveshje nga posedimi. Do kthehet tek shtëpia e tij”, thekson Roshi.

Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi ashtu dhe Elia i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike.Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dhuna mes Princit dhe Elias/ Oborri Mretëror hodhi akuza, Policia: Video nuk ka dalë nga ne

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Princ Leka dhe Elia Zaharia

TIRANË- Policia e Tiranës i është kundëpërgjigjur deklaratës së bërë nga Oborri Mbretëror ku pretendohet se pamjet filmike të dhunës mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias, janë publikuar nga strukturat e policisë. ZËRI kontaktoi me autoritet por një përgjigje e tyre rreth akuzave erdhi zyrtarisht.

Në njoftimin zyrtar Policia ka reaguar ndaj Oborrit Mbretëror, duke njoftuar se nga ana e tyre janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale. Ndër të tjera theksohet se video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë, ashtu si u pretendua nga Oborri.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë.

Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI

1 VITE ME PARE

Pamjet e përplasjes fizike mes princit dhe Elias bën xhiron e rrjetit, reagon Amos (FOTO)

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
AMOS ZAHARIA

TIRANË-Pasi lajmi për dhunën ndaj Princ Lekës, nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babait të saj bëri bujë kudo në rrjet, një reagim lidhur me situatën ka ardhur dhe nga vëllai i Elias, Amos Zaharia.

Amos ka bërë një reagim të shkurtër pas publikimit të videos së dhunës mes çiftit mbretëror. Në rrjetin e tij social të Instagramit Amos shkruan: Trishtim!

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
POSTIMI

Kujtojmë se vëllai i Elias, Amos Zaharia u vu në dijeni të situatës gjatë një emisioni ‘Live’ pasi ndodhet në Prishtinë me xhirime dhe nuk dinte asnjë detaj lidhur me ngjarjen e ndodhur në familjen e tij.

Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dhuna mes Princit dhe Elias/ Oborri Mbretëror: Të zhgënjyer, videot u shpërndanë nga Policia

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË-Oborri Mbretëror ka reaguar pas publikimit të pamjeve të përplasjes fizike mes Princ Lekës, ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia. Në reagimin e Oborrit thuhet se Princ Leka ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu. Më tej, hidhen akuza ndaj komisariatit të policisë për publikimin e pamjeve, të cilat duhet të mbaheshin sekret. Oborri ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për fshirjen e imazheve të publikuara.

Oborri Mbretëror: Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.
Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune. Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë. Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet.

Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dhuna ndaj Princit, Elia tregon versionin e saj: Gjeta Lekën duke rrahur tim atë

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Foto ilustruese

TIRANË- Pas lajmit të bujshëm për sherrin me Princ Lekën ka ardhur reagimi i parë i Princeshë Elia Zaharias. Në një prononcim për “Vizion Plus”, Elia thotë se nuk ka qenë e lehtë për të kur pa momentin që Princ Leka po dhunonte të atin 73-vjeçar. Ndër të tjera, ajo ka theksuar se gjëja e vetme që bëri ishte të ndalonte dhunën e tij dhe për gjithçka është duke ndjekur rrugën gjyqësore.

“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia për Vizion Plus.

Çfarë ka ndodhur?

Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI

1 VITE ME PARE

Nga vizita e Princit për të takuar vajzën, te ekspertiza dhe PAMJET e sherrit, ç'ndodhi sot me familjen mbretërore? (DËSHMITË)

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Momenti i përplasjes fizike

TIRANË- Kulmi i tensioneve në familjen mbretërore ka arritur mesditën e kësaj të mërkure. Princ Leka dhe Elia Zaharia të cilët janë në proces divorci kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit duke pretenduar se janë përfshirë në përplasje fizike, pasditen e djeshme. 

Në dëshmitë e pasqyruara gjatë ditës nga ZËRI fillimisht u zbulua se e gjitha ka nisur kur Princi ka shkuar të takojë vajzën në shtëpinë e tij ku jeton me të ëmën, Elian, por është përballur fillimisht me babain e saj Gjergj Zaharinë. 

Referuar dëshmive, ish-vjehrri i tij po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë dhe në takimin mes të dyve ka patur një përplasje fizike. Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

Në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtim të tij, teksa e paralajmëroi që saherë ta shihte të ndërronte rrugë. 

Dëshmia e plotë e Princ Lekës:

"Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën “Murat Toptani” rezidenca familjes mbretërore Nr.6, Tirane për të takuar vajzën time të moshës 3-vjeçare, pasi me ish-bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefin e administratës së Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Më pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu e moshës 3-vjeç e cila ka qene ne shoqërinë e gjyshit të saj babit të ish-bashkëshortes shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë momente unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënojë sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën. Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia, më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qene vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur", dëshmon ai.

Dëshmië e Gjergj Zaharisë

Ish-vjehrri, Gjergj Zaharia ka hedhur poshtë akuat e Princit duke pretenduar se në fakt ai e ka sulmuar dhe për të ka qenë e pamundur t'i kundërpërgjigjet për shkak të moshës. Ai e akuzon Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.

"Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, dëshmon ai.

Pas përplasjes, të dy janë paraqitur në polici, ku u është bërë akt ekspertimi mjekoligjor dhe i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Edhe Elia i është drejtuar komisariatit me pretendime për dhunë nga ish-bashkëshorti. Pas denoncimit për dhunë, të Princ Lekës dhe Elia Zaharias, ka reaguar Policia, cila thotë se të dyja palët pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri dhe janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Deklarata e policisë:

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.

VIDEO-ja e përplasjes fizike

Pas këtyre episodeve në rrjet është publikuar edhe videoja e momentit të përplasjes fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë. Në video shihet teksa Elia Zaharia sulmon në disa momente Princ Lekën duke e akuzuar se i ka rrahur babanë.

“Ke prekur me dorë babin tim që të ka mbajtur me bukë. I ke gjuajtur babit që është 70 vjeç. I ke gjuajtur babit tim, do të çoj në gjyq ty mos bëj viktimën. Të rrahësh ti babain tim. Ti s’ke shkoll, ke vetëm katër klasë shkollë. Ti ke falsifikuar provat, i ke thënë shtetit shqiptar që je i shkolluar”, dëgjohet të thotë Elia.

Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI

1 VITE ME PARE

Morën vëmendjen e botës/ Si përfundoi çifti mbretëror në tradhëti, divorc e dhunë

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Elia dhe Princ Leka

TIRANË- Në fillim kriza mes çiftit mbretëror, historia sekrete e dashurisë mes Princ Lekës dhe fotografes së tij Blerta Celibashi dhe tani një dosje hetimore për dhunë ku përfshihen të afërmit e Elia Zaharias, janë raportimet të cilat ZËRI i ka ndjekur hap pas hapi dhe po qarkullojnë kudo në rrjet. Nën panoramën e lumtur të familjes mbretërore që kemi parë shpesh në dalje publike zyrtare duket se prej kohësh janë fshehur hije skandali të cilat sot u finalizuan me një njoftim zyrtar nga autoritetet ku edhe u zbulua dhuna dhe përplasjet brenda dy familjeve. 

Lajmi po bën bujë kudo po aq sa edhe dita kur Elia Zaharia dhe Princ Leka kurorëzuan dashurinë në një ceremoni madhështore që u mbajt në Pallatin e Brigadave ku i thanë "PO" njëri-tjetrit.

Një oborr mbretëror ku për herë të parë mblodhi më shumë se 20 familje mbretërore, rreth 100 aristokratë dhe me dhjetëra të ftuar të tjerë të rëndësishëm, pa dyshim tërhoqi pranë vetes me dhjetëra media të akredituara për të pasqyruar eventin në kohë reale. Ceremonia mashështore u raportua me detaje nga mediat më prestigjioze në botë, si britanikja Daily Mail, spanjollja Hola e shumë të tjera. 

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
DailyMail
TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Hola

Ndër anëtarët e familjeve mbretërore, të cilët morën pjesë në dasmë ishin: Mbretëresha Sofia e Spanjës, Perandoresha Farah e Iranit, Princi dhe Princesha Michael i Kentit, Princi i Kurorës Aleksandër dhe Princesha e Kurorës Katerina e Jugosllavisë, Princi Guillaume dhe Princesha Sibilla e Luksemburgut, Princesha Léa e Belgjikës, Dukesha e Madhe Maria Vladimirovna e Rusisë dhe anëtarë të tjerë nga familjet mbretërore të Italisë, Lihtenshtajnit, Rumanisë, Greqisë, Gjeorgjisë, Malit të Zi, Marokut dhe anëtarë të familjeve të tjera fisnike.

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Mbretëresha e Spanjës Sofia

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Princi dhe princesha e Serbisë
TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Princi Michael i Anglisë, kushëriri i mbretëreshës Elisabeta II

Pamje nga ceremonia në Pallatin e Brigadave, në plane të ndryshme. Momenti i kurorëzimit, vendosja e unazës, përshëndetja e të pranishmëve. 

Fotot më poshtë:

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Foto1
TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Foto2
TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
foto3

Çfarë ka ndodhur tani?

Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI

1 VITE ME PARE

Dhuna ndaj Princ Lekës, avokati: Do kërkojmë largimin e Elias nga pallati mbretëror

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Aranit Roshi, Princ Leka dhe Elia Zaharia Zogu

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen skandaloze që u bë publike këtë të mërkurë e si protagonistë kryesorë ka Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharia, të cilët janë përfshirë në një skenë dhune fizike mes tyre. Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi ka bërë me dije se dhuna është e regjistruar dhe se monarku do të kërkojë largimin e Elias nga pallati mbretëror. Për këtë ai do i sigurojë asaj një banesë, qiranë e të cilës do e paguajë ai. Deklaratën e ka bërë në ‘’RTSH”.

Aranit Roshi: Ka patur komunikime nga ana e vjehrrit të vet që kanë qenë jo etike dhe deri diku të dhunshme, dhunë verbale. Por asnjëherë të këtij graviteti. Duke qenë se ishte duke marrë zgjidhje çështja përmes një marrëveshje, për të mos e acaruar marrëveshjen, është vlerësuar të fokusohemi te zgjidhja e çështjes me marrëveshje. për aq kohë sa palë është Elia. Ata kishin arritur në mirëkuptim për ta zgjidhur çështjen me marrëveshje. Në rastin e djeshëm, veprimeve të dhunshme iu bashkëlidh edhe vetë ish-bashkëshortja, Elia, e cila ishte e përfshirë në dhunën ndaj Princit. Është depozituar kërkesa për zgjidhjen e çështjes me marrëveshje e nënshkruar nga të dy palët. Të gjitha palët kanë rënë dakord. Nuk ka patur problematika në lidhje me sistemimin e marrëdhënieve me papoja të rrjedhin nga divorci, por motivet kanë qenë me mënyrën si e kanë përjetuar zgjidhjen e martesës familjare. Princi ka kërkuar urdhër mbrojtje, ka bërë dhe një kallëzim penal. Ne jemi të gatshëm, ne jemi larguar nga ato, nga banesa dhe ka krijuar komoditetet Elias për zgjidhjen e martesës, i ka kaluar disa pasuri që t’i sigurojë jetesë dinjitoze. Por tani, ne do kërkojmë që të sigurojmë pagesën e një qiraje që ajo të jetojë diku tjetër dhe të largohet nga Pallati. Kemi vajtur, kemi bërë kallëzimin dhe kemi kërkuar urdhër-mbrojtje, dhe pala tjetër është paraqitur më mbrapa. Besoj se dhe Elia për të njëjtat pretendime. E gjithë skena e dhunës është e regjistruar, për arsye etike nuk i kemi publikuar por i janë vënë në dispozicion policisë dhe aty duket kush ka qenë dhunuesi dhe kush i dhunuari.

Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme. Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Princi në dëshminë e tij ka treguar se gjithçka ka ndodhur kur ka shkuar të takojë të bijën dhe në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë. Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd./ZËRI

1 VITE ME PARE

'Babai juaj ka dhunuar Princin'/ Amos Zaharia e merr vesh nga mediat lajmin, shokohet: Ua, ç'më the!

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Amos Muji Zaharia

TIRANË- Princ Leka II dhe ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia kanë bërë të dy kallëzim në Policinë e Shtetit, ku pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri. Për ngjarjen, e cila ka ndodhur në rezidencën e familjes mbretërore është kërkuar edhe një prononcim nga vëllai i aktores së njohur, po aktori Amos Muji Zaharia. Por ky i fundit, nuk ka qenë në dijeni të ngjarjes. Lidhur me rastin “Jetë Shqiptare” në RTSH ka marrë një prononcim nga vëllai i Elia Zaharias, Amos Zaharia e ka marrë vesh "live" ngjarjen pasi është me xhirime në Prishtinë.

"Për punën e divorcit e ke fjalën? Unë jam në Prishtinë me xhirime, ti po më njofton, çfarë ka ndodhur? Uaaaa, ç'më thua! Tani po e marr vesh, ti po ma thua. Të lutem, jo...nuk më takon të flas. Ma mirëkupto të lutem,"-dëgjohet teksa thotë Amos Muji Zaharia.

Biseda e plotë me Amos Zaharia

Gazetarja: Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. A keni një reagim për ngjarjen?

Amos Zaharia: Për cilën ngjarje më fal?

Gazetarja: Për rastin që ka ndodhur me Princ Lekën...

Amos Zaharia: Ahhhaaa... për cilin incident? Për punën e divorcit e ke fjalën?

Gazetarja: Jo për incidentin e ndodhur mes babait tënd dhe Princit që është raportuar edhe në polici ku Princi ka bërë një kallëzim.

Amos Zaharia: Jo unë nuk di asgjë, jam në Prishtinë me xhirime dhe ti po më njofton. Çfarë ka ndodhur?

Gazetarja: Ka patur një incident mes babait tënd dhe Princit Lekës ku ai ka deklaruar se kur ka shkuar në pallatin për të takuar vajzën ka pasur një përplasje fizike mes tyre dhe ka marrë dhe ndihëm mjekësore dhe ka edhe një kallëzim. Edhe nga ana e Elias ka bërë kallëzim ndaj princit.

Amos Zaharia: Ahhaa, të lutem më mirëkupto nuk më takon të flas./ZËRI

1 VITE ME PARE

Me shandan në dorë, pamjet kur babai i Elias zbret shkallët, Leka filmon gjithçka 'selfie'

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Momenti ne video

TIRANË- Kanë dalë pamjet e rënda, nga konflikti mes ish-çiftit Princ Leka dhe Elia Zaharia. Në videon e shpërndarë nga vetë Princ Leka, i cili i ka xhiruar vetë pamjet, shihet Elia në një gjendje të rënduar emocionale, ku pretendon se ish-burri ka dhunuar babanë e saj. Ndërkohë që ky i fundit shihet duke zbritur shkallët duke mbajtur një send në dorë, me të cilin Princ Leka do të pretendonte më herët se ishte goditur prej Gjergj Zaharisë.

DEBATI MES TYRE

Elia: Ti të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë?

Princi Leka: Nuk kam prekur asgjë me dorë.

Elia: Ti ke prekur me dorë babin tim?! I ke gjuajtur babit tim, 70 vjeç babi im

Princi Leka: Mos më prek!

Elia: Ti falsifikator! I ke gjuajtur babait tim. Si mund të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë. Të rrahësh ti babin tim.

Princi Leka: Au

Elia: Unë do të të çoj në gjyq ty. Mos më bëj viktimën. Do të të çoj në gjyq ty, falsifikator. Diplomat i ke falsifikuar...I ke thënë shtetit shqiptar që ti ke bërë shkollë, ti nuk ke shkollë. Ti je pa shkollë, ti ke 4 klasë shkollë./ZËRI 

1 VITE ME PARE

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon shenjat e dhunës në trupin e Elias

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË- Pas ngjarjes së pakëndshme të ndodhur në Pallatin Mbretëror, ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoni shenjat e dhunës në trupin e Elias. Shenjat e dhunës janë konstatuar në dorë dhe krah.

Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme. Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë.

Princi në dëshminë e tij ka treguar se gjithçka ka ndodhur kur ka shkuar të takojë të bijën dhe në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë. Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd./ZËRI

1 VITE ME PARE

Elia i ulëret Princit: Ti preke me dorë babain tim?! Ke falsifikuar diplomat, do të denoncoj

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Momenti i dhunës

TIRANË- Dalin pamjet e momentit të përplasjes së Elia Zaharias me Princ Lekën. Ky i fundit ka filmuar gjithë momentin e përplasjes mes tyre, ku Elia i kërkon llogari se përse i ka goditur të atin. Pyetje që ia bën disa herë, ndërsa Princi i thotë se nuk e ka prekur. Gjithashtu kjo e fundit e denoncon publikisht duke u shprehur se Princi ka falsifikuar diplomën e tij dhe ka mashtruar shtetin shqiptar.

Elia: Ti të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë?
Princi Leka: Nuk kam prekur asgjë me dorë.
Elia: Ti ke prekur me dorë babin tim?! I ke gjuajtur babit tim, 70 vjeç babi im
Princi Leka: Mos më prek!
Elia: Ti falsifikator! I ke gjuajtur babait tim. Si mund të prekësh me dorë prindin tim që të ka mbajtur me bukë. Të rrahësh ti babin tim.
Princi Leka: Au
Elia: Unë do të të çoj në gjyq ty. Mos më bëj viktimën. Do të të çoj në gjyq ty, falsifikator. Diplomat i ke falsifikuar...I ke thënë shtetit shqiptar që ti ke bërë shkollë, ti nuk ke shkollë. Ti je pa shkollë, ti ke 4 klasë shkollë.

Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme. Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Princi në dëshminë e tij ka treguar se gjithçka ka ndodhur kur ka shkuar të takojë të bijën dhe në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë. Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd./ZËRI

1 VITE ME PARE

PROFIL/ Elia, jeta mes artit dhe oborrit imagjinar mbretëror

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Elia Zaharia

TIRANË- Elia, Princesha e Shqipërisë është përfshirë në një skandal në familjen e saj. I ati, Gjergj Zaharia ka dhunuar ish-bashkëshortin e saj, Princ Leka II, teksa ai kishte shkuar për të takuar të bijën 3-vjeçare, Geraldina. E gjithë ngjarja është parë nga e mitura, ndërsa vetë Elia ka kërkuar nga Policia e Shtetit urdhër mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj. Po ashtu, edhe ky i fundit ka kërkuar të njëjtën gjë nga uniformat blu.

Por kush është Elia Zaharia, Princesha e Shqipërisë?

Elia është e bija e Gjergj Zaharisë dhe Yllka Mujos. Si nëna dhe vëllai i saj, Amos Muji Zaharia janë artistë të njohur në Shqipëri, nëna e saj është një aktore e njohur dhe vëllai i saj aktor dhe regjisor filmi.

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Familja Zaharia

Por edhe Elia ka karrierën e saj. Fillimet i ka pasur si këngëtare me grupin e parë shqiptar me vajza "Spirit Voice". Vajzat e nisën që në vitin 1999, por bashkëpunimin e përfunduan në vitin 2002. Vit kur edhe ajo u diplomua në Shkollën Artistike Kombëtare Jordan Misja në Tiranë për art dhe skenografi dhe më pas u zhvendos në Paris për studimet universitare, ku u njoh me Princ Leka.

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Spirit Voice

Në vitin 2005, ajo u diplomua në Konservatorin Kombëtar të Bordosë për dramë artistike. Më pas, ndoqi një shkollë private dramatike franceze në Paris, Cours Florent për të vazhduar më pas studime për aktrim skenik në Universitetin "Paris 8".

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Elia Zaharia në teatër

Në Paris, ajo u takua me Princin Leka të Shqipërisë dhe në maj të 2010, u fejuan. Më 27 mars 2016, u njoftua nga Princi Skënder Zogu, anëtar i familjes mbretërore shqiptare, se çifti do të martohej më 8 tetor 2016 në Pallatin Mbretëror në Tiranë. Ceremonia ishte një ceremoni gjysmë zyrtare, e mbajtur në Tiranë në Pallatin Mbretëror, ku morën pjesë më shumë se 300 anëtarë të familjeve të tjera fisnike dhe mbretërore evropiane. Ndër anëtarët e familjeve mbretërore, të cilët morën pjesë në dasmë ishin: Mbretëresha Sofia e Spanjës, Perandoresha Farah e Iranit, Princi dhe Princesha Michael i Kentit, Princi i Kurorës Aleksandër dhe Princesha e Kurorës Katerina e Jugosllavisë, Princi Guillaume dhe Princesha Sibilla e Luksemburgut, Princesha Léa e Belgjikës, Dukesha e Madhe Maria Vladimirovna e Rusisë dhe anëtarë të tjerë nga familjet mbretërore të Italisë, Lihtenshtajnit, Rumanisë, Greqisë, Gjeorgjisë, Malit të Zi, Marokut dhe anëtarë të familjeve të tjera fisnike.

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Elia Zaharia, Geraldina dhe Princ Leka

4 vite pas martesës, ajo solli në jetë një vajzë më 22 tetor 2020 në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, datë që përkoi në 18-vjetorin e vdekjes së Mbretëreshës Geraldinë. Kështu edhe vajzën e tyre e pagëzuan me të njëjtin emër.

Paralelisht me karrierën e saj, Elia ishte e dedikuar edhe ndaj "detyrave mbretërore". Ajo është drejtuese e Fondacionit të Mbretëreshës Geraldine, një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga Oborri Mbretëror. Po ashtu, në ndër të historisë së dashurisë mes Mbretit Zogu I dhe Geraldine Apony, ajo shkroi edhe një libër për fëmijë, të titulluar: Trëndafili i bardhë!

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Elia Zaharia

Megjithatë dashuria mes tyre duket se përfundoi. Princesha Elia dhe Princi Leka konfirmuan të dy se po divorcoheshin në fillim të këtij viti, por duket se Leka e kishte gjetur sërish personin e zemrës së tij, kësaj here me profesion fotografe.

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Elia Zaharia dhe Princ Leka

Blerta Celibashi, e cila para pak muajsh njihej si “fotografja”, tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës. Princ Leka II dhe Elia Zaharia në ditët e para të 2024 dolën me deklarata zyrtare dhe konfirmuan divorcin. Ata janë prindër të një vajze, Geraldinës. Ndërkohë Celibashi prej disa vitesh ka shërbyer si fotografe pranë familjes mbretërore./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rrahja e Princit, Policia: Leka bëri denoncimin, edhe Elia pretendon për dhunë

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!

TIRANË-Princ Leka II dhe Elia Zaharia kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë. Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë.

Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish- vjehrrit dhe me pas me dhune fizike ndaj tij. Nën kërcënimin verbal dhe fizik, princ Leka është detyruar të largohet nga oborri mbretëror për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzes së tij 3-vjeçare. 

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.

Gjatë dëshmisë që Princi Leka ka dhënë në polici ka thënë dhe se Gjergj Zaharia i ka folur me fjalë fyese e kërcënuese ndërsa ai ka përqafuar vajzën

E gjithë ngjarja ka ndodhur dje, kur Princi pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spital, ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtje./ZËRI

1 VITE ME PARE

Rrahu Princin/ Zbardhet DËSHMIA e babait të Elia Zaharias: Leka më dhunoi mua, është 2 metra i gjatë

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Elia dhe Gjergj Zaharia

TIRANË- Princ Leka II dhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia kanë denoncuar njëri-tjetrin për dhunë. Në deklaratën që ka dhënë para efektivëve të Policisë së Shtetit, Gjergji u shpreh se ishte Princi, ai që e dhunoi, duke përdorur moshën e tij si alibi se nuk ka përdorur dhunë.

"Ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin, i cili është 2 metra i gjatë”. Ai e akuzon Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda. Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë,”- u shpreh Gjergj Zaharia.

E gjithë ngjarja ka ndodhur dje, kur Princi pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spital, ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtje./ZËRI

1 VITE ME PARE

Çifti mbretëror që përfundoi në dyert e spitalit dhe policisë. Ç’thanë Princ Leka dhe Elia Zaharia për ndarjen

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË- Dikur ata ishin një nga çiftet më të pëlqyera që lidhën kurorë me një dasmë madhështore, ndërsa sot Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë përfunduar në dyert e spitalit dhe policisë, pas një konflikti fizik që ka ndodhur dje. Mësohet se babai i aktores Gjergj Zaharia, ka gjuajtur me shqelma ish-dhëndrin e tij, në sy të vajzës së mitur të çiftit.

Të dy ata pranuan pak javë në parë ndarjen, ndërsa princ Leka ka nisur dhe një romancë të re me fotografen Blerta Celibashi. Kjo situatë duket se nuk është kaluar lehtë nga familja e Elias, pavarësisht qëndrimeve publike që të dyja palët kanë pasur për ndarjen, ku prioritet ishte sipas tyre mirëqenia e vajzës.

DEKLARATA E PRINC LEKËS

Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!

ÇFARË SHKRUANTE ELIA ZAHARIA PËR NDARJEN

“Më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”.

/ZËRI 

1 VITE ME PARE

Dhunoi ish-dhëndrrin, Princin e Shqipërisë! Kush është Gjergji, drejtori i famshëm i 'Qemal Stafës'

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Elia dhe Gjergj Zaharia

TIRANË- Princi Leka II është dhunuar fizikisht nga ish-bashkëshortja e tij, aktorja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Pasi është dhënuar me sende të forta, Princi ka shkuar dhe ka bërë denoncim në Policinë e Shtetit, duke akuzuar vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia për dhunë fizike. 

Gjergji ka pasur postin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit tek gjimnazi "Qemal Stafa", ndërsa për publikun e gjerë si ish-bashkëshorti i aktores së njohur shqiptare, Yllka Mujo.

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!

Por vjet u bë pjesë edhe e shtëpisë më të famshme në vend, asaj të "Big Brother VIP 2", duke i bërë një surprizë djalit të tij, aktorit Amos Zaharia. Madje këtij të fundit i tërhoqi vëmendjen për batutat e përdorura gjatë spektaklit. 

“Ti nuk vret dot një mizë, na trego ne barcaleta horror. Ke shumë të fala nga mami, nga motra,”-ishte këshilla që ai i dha djalit, por që duket nuk e ka mbajtur dot për vete. Sipas rrëfimit të Princit, Gjergji e ka ofenduar verbalisht dhe më pas, e ka qëlluar me shkelma dhe madje i ka hedhur edhe një statujë, duke e lënduar. Denoncimi është bërë në Polici, por nuk dihet nëse ka nisur puna për shoqërimin e të moshaurit dhe vajzës së tij, aktores së njohur Elia Zaharia./ZËRI

1 VITE ME PARE

U sulmua fizikisht nga ish-gruaja dhe i ati, rrëfimi i Princ Lekës në Polici: Kishin lëvizur dollapin, Gjergji më rrahu

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Princ Leka

TIRANË- Princ Leka është sulmuar fizikisht nga ish-gruaja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Në dëshminë e tij në Komisariatin nr.6 të kryeqytetit, Princ Leka tregon se e gjithë përplasja ka nisur me ofendime dhe më pas i është afruar duke e qëlluar. Nga sulmi, fillimisht i ka grisur xhupin, e më pas duke përdorur një statujë druri, e ka qëlluar disa herë duke e detyruar që të kërkonte ndihmë mjekësore në spital.

"Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën "Murat Toptani", rezidenca familjes mbreterore për të takuar vajzën time të moshës 3-vjeçarë, pasi me ish-bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me shefin i administratës së oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Më pas, unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte tek vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rëndë dakord me ish-bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën, edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeç, e cila ka qënë në shoqërinë e gjyshit të saj, babait të ish-bashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia. Në këto momente unë kam përqafuar vajzën time dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të nderosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënojë sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që të largohej nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën. Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur,"-tregon ai. 

Por ende nuk dihet se çfarë dëmtimesh ka marrë Princi nga dhuna që i ka shkaktuar ish-vjehrri, dëshmia e të cilit, ende nuk dihet. E gjithë ngjarja ka ndodhur dje, kur Princi pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spital, ka kërkuar edhe urdhër-mbrojtje./ZËRI

1 VITE ME PARE

Princ Leka sulmohet nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj, përfundon në spital

TRONDITET pallati mbretëror, Elia dhe Leka Zogu rrahin njëri-tjetrin!
Elia dhe Princ Leka

TIRANË- Princ Leka II ka përfunduar në spital, pasi është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish-bashkëshortja e tij, aktorja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. E gjitha ka nisur në momentin kur Leka ka shkuar për të takuar të bijën, Geraldinën, e cila jeton në ambientet e oborrit mbretëror së bashku me nënën e saj. Me të hyrë në banesën e tij, Princi është përballur fillimisht me ofendimet verbale të ish-vjehrrit të tij, por situata është agravuar në përdorimin e dhunës fizike.

I kërcënuar si nga ish-bashkëshortja, por edhe i dhunuar me sende të forta nga ish-vjehërri, ai është larguar për të shmangur situatën, ec cila po ndodhte e gjitha në sy të të bijës, 3-vjeçare. Por menjëherë ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Shtetit për të bërë denoncimin e ngjarjes, duke kërkuar dhe urdhër mbrojtjeje. Më pas, Princi është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’ për të marr ndihmën mjekësore, por nuk dihet ende ekzaktësisht se çfarë pasojash ka pasur nga dhuna fizike me mjete të forta.

Princ Leka dhe Elia Zaharia u martuan 6 vite më parë, në një ceremoni madhështore që u mbajt në Pallatin Presidencial, dikur Pallati Mbretëror, që u ndërtua nga Mbreti Zog, në vitin 1936. Por këtë vit, zyrtarizuan ndarjen mes tyre, secili me nga një postim në rrjetet e tyre sociale. Aktualisht princi ka nisur një marrëdhënie të re dashurie me një fotografe.

Poll

MOS HUMB