Iu shpëtuan 43 plumbave! Nga atentati ndaj ish-prokurorit tek vrasjet, KUSH ësht kunati dhe miku i Lul Berishës

TIRANË-Ekstradimi i parë nga Dubai u shënua sot me të shumëkërkuarit Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të cilët u sollën në qelitë e paraburgimit në Tiranë. Të dy akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vdekur shoferi i këtij të fundi. Plarent Dervishaj, akuzohet gjithashtu për vrasjet e bujshme të vitit 2005. Dervishaj është kunati i një tjetër eksponenti të botës së krimit, Lulzim Berishës, ndërsa Meçaj është mik i ngushtë i këtij të fundit, të dy personazhe kryesorë të Bandës së Durrësit.
Atentati ndaj Julian Meçes dhe Plarent Dervishajt?
Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Plarent Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj mori një plumb në këmbë. Brenda makinës tip 'Rande Rover' ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve. Autorët kanë qëlluar në një distancë shumë të afërt, plot 43 plumba nga dy kallashnikovë.
Atentati ndaj prokurorit Ndoja
Në vitin 2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.
Si u vra Vajdin Lame?
Presidenti i Federatës së Boksit Vajdin Lame dhe mikut të tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, rreth orës 24.00 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”. Dy viktimat janë përballur me një sasi të konsiderueshme eksplozivi porsa kanë vënë këmbë në ashensor. Tritoli ishte i pajisur me telekomandë dhe qe vendosur në një nga anët e ashensorit, duke realizuar shpërthimin në katin e pestë të kullës, ku dhe banonte Lame. Presidenti i Federatës së Boksit ka vdekur në vend, ndërsa Arsi gjatë rrugës për në spital.
I penduari Luftar Reçi tregoi sesi e kishin planifikuar me detaje gjithë skemën e vrasjes së tij, duke prishur një prej ashensorëve të godinës, dhe kishin lënë funksinal vetëm ku biznesmeni gjeti vdekjen. Reçi tregoi se në shkurt të vitit 2005, i kishte kërkuar minën me telekomandim, e cila kishte kushtuar 1600 euro.
“Kam pasur lidhje shoqërore me shtetasit Lulzim Berisha, Indrit Taullai, Lenti, (Plaurent Dervishaj). Shtetasin Lulzim Berisha e kam takuar që në vitin 1994. Ndërsa shtetasit Plaurent Dervishi dhe Indrit Taullai i kam njohur më vonë se ishin njohje nga miqësia e ngushtë e Lulzim Berishës,”-tregonte Reçi në rrëfimin e tij para hetuesëve.
Si u vra Klodian Saliu?
Klodian Saliu, anëtar i bandës famëkeqe të Durrësit, u vra me 26 shkurt të vitit 2005. Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata u nda në dy të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata u kthyen në rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre. Shpallja në kërkim e Dervishajt u bë pas rrëfimit të Luftar Reçit.
FOTOT/ Pa flokë dhe me mjekër! Ndryshimi i habitshëm i 'Lentit' të Durrësit dhe Julian Meçes

TIRANE- Mbërritja në Shqipëri e Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes ishte rezervuar si një "surprizë" nga Policia Shqiptare, ditën që rrjetet sociale ziejnë nga polemika për hetimin dhe rolin që Policia kishte në zbardhjen e vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga nga Denis Meçe. Por "surpriza" u shty, e bashkë me të edhe prezantimi që u njoftua më herët nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Ardhja në Shqipëri e Dervishajt dhe Meçes nga Dubai ku ata qëndruan prej më shumë se 3 vite spikat edhe për ndryshimin drastik të tyre.
Në imazhet e publikuara edhe nga ZËRI, bie në sy humbja në peshë e Dervishajt, thinjat e shtuara me kalimin e moshës e po ashtu edhe rënia e flokëve. Nëse krahasojmë imazhet e dala më herët në media, ndryshimi është i dukshëm.



E njëjta gjë edhe për Julian Meçen, i cili i ka shtuar look-ut të tij edhe syze optike. Të dy tashmë ndodhen në DVP Tiranë, nga ku pritet ti dorëzohen SPAK.
Çfarë i pret në Shqipëri? Julian Meçe, ish-anëtari i bandës së Durrësit akuzohet bashkë me Plarent Dervishajn se janë porositësit e atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019 ndaj tashmë ish-prokurorit të Durrsësit, Arian Ndoj. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbuloi se "porosinë" për të hequr qafe ish-hetuesin, Dervishaj ia besoi Ramazan Rrajës, i cili në bashkëpunim me Arjol Halilaj kryen atentatin që viktimën e vetme pati shoferin e Ndojt, Andi Malokun.
Për këtë ngjarje është dënuar me burgim të përjetshëm, Redjan Rraja, ndërsa për Halilajn 35 vite burg. Por edhe pse në burg, të dy kanë marrë "sinjale" nga jashtë. Prokuroria e Posaçme thotë se ka rezultuar e provuar se Dervishaj, së bashku me persona të tjerë të grupit të tij, janë angazhuar për lehtësimin e pozitës së personave të arrestuar, por kundrejt garancisë që nuk do t'i përmendnin kurrë emrat e porositësve, pra të Dervishajt dhe të tjerëve.
Por mbi Dervishajn dhe Meçen rëndojnë edhe akuza të tjera. Plarent Dervishaj u arrestua bashkë me Meçen në Dubai pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi. Ky i fundit e akuzoi për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut. Por më pas, SPAK ia hoqi akuzat, duke pretenduar se porosinë e kishte bërë një shtetas nga Maqedonia e Veriut. Dervishaj është edhe kunati i Lulzim Berishës, për të cilin po ashtu sot është vendosur ekstradimi në Shqipëri. Prej kohësh, Lul Berisha fshihej në Alicante.
Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj morri një plumb në këmbë. Brenda makinës tip Range Rover ishte edhe Bashkim Haxhia, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se iu kundërpërgjigj me armë në drejtim të autorëve./ZËRI
'Kështjella e Dubait ra'/ PAMJET- Si u ekstraduan natën Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj

TIRANË- Dalin pamjet e para të momentit të ekstradimit të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt nga Dubai. Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, duken të dy, bashkë me Fabio Ballabani që i zbresin avionit në Rinas nën masa të rrepta sigurie. Të dy në momentin e ekstradimit kanë qenë të veshur me bluza të shkurtra, pantallona dhe shapka, veshje që i është përshtatur motit të nxehtë në Dubai.
Sillen nga Dubai në Tiranë shtetasit e shumëkërkuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, kapet në Gjermani shtetasi Fabio Ballabani
MOMENTI ME VIDEO:
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në sajë të punës profesionale hetimore dhe gjurmuese të njësive të specializuara pranë Departamentit të Policisë Kriminale, mundësoi sjelljen nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Shqipëri të personave të shumëkërkuar Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Struktura e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, organizuan punën dhe realizuan shoqërimin e dy shtetasve për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Shtetasi Plaurent Dervishaj është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Më datë 26.02.2005, në Durrës, shtetasi Plaurent Dervishaj, në bashkëpunim me I. T., L. B. dhe L. R. dyshohet se, kanë vrarë shtetasin Klodian Saliu, me armë zjarri. Më datë 27.02.2005, Plaurent Dervishaj, në kuadër të grupit të organizuar kriminal, në bashkëpunim me subjekte të tjerë të hetuar, përkatësisht E. Sh., I. T., L. B., etj., dyshohet se kanë vrarë shtetasit Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi, me eksploziv. Ndërsa shtetasi Julian Meçaj është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Më datë 01.11.2019, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, është gjuajtur disa herë me armë ndaj automjetit të drejtuar nga Andi Maloku (i cili humbi jetën), ku pasagjer ishin edhe A. N. dhe A. L. Nga hetimet, Julian Meçaj është identifikuar si një nga autorët, duke e kryer këtë krim në bashkëpunim me shtetas të tjerë. Gjithashtu, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve intensive të “Fast Albania” me “Fast Gjermani” është bërë e mundur kapja me qëllim ekstradimi i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Fabio Ballabani. Me vendim të Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj Fabio Ballabanit është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “goditje ndaj pjesëtarëve të familjes të një personi, i cili kryen një detyrë shtetërore në sistemin e drejtësisë, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, vlerësoi operacionet e strukturave të specializuara të policisë dhe bashkëpunimin me SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë. Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku u shpreh: Sjellja në Shqipëri dhe vendosja në dispozicion të drejtësisë e personave, jo vetëm shumë të kërkuar, por edhe ndër më të kërkuarit nga Organi i Prokurorisë së Posaçme për disa nga ngjarjet më të rënda kriminale të dekadës së fundit, dëshmon angazhimin profesional të Policisë së Shtetit për të goditur krimin. Sjellja në Shqipëri e këtyre personave të shumëkërkuar është dëshmia më e mirë se Policia e Shtetit ndodhet përballë krimit dhe veçanërisht krimit të organizuar, duke i dhënë atij goditje të forta e të ashpra ligjore. Kapja e personave të kërkuar është një ndër objektivat kryesorë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Mesazhi i Policisë së Shtetit është i qartë: Nuk ka krim, pa ndëshkim. Autorët e veprave penale, kudo që të fshihen do të përballen me drejtësinë./ZËRI
Të parët që u ekstraduan në Dubai! Dalin FOTOT e Plarent Dervishajt e Julian Meçes

TIRANË- ZËRI ka siguruar foton e dy të ekstraduarve të parë nga Dubai, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe. Të dy janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe pasi akuzohen nga SPAK si porositësit e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019.

Sipas drejtuesit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të dy ndodhen ambientet e sigurisë së Drejtorisë së Policisë Tiranë./ZËRI
Ndodh ekstradimi i parë nga Dubai! Vijnë në Tiranë Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe

TIRANË- Ndodh për herë të parë ekstradimi nga Dubai i dy prej personave më të shumëkërkuar të Policisë së Shtetit, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe. Të dy, sipas kryepolicit Muhamet Rrumbullaku, ndodhen në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas Rrumbullakut, rikthimi i tyre në atdhe ka ardhur si rezultat i një aksioni 'sekret' të zhvilluar nga Policia e Shtetit.
“Sa i përket dy emrave që ju përmenda, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, është vënë ekzekutimi i vendimeve dhe ndodhen në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe pritet të vihen në dispozicion të SPAK. Ju konfirmoj faktin që lidhet me njoftimin e bërë në media sa i përket proceseve gjyqësore që zhvillohen në Spanjë. Ne jemi në procedura dhe kontakte të drejpërdrejta për ekstradimin e këtij personi Lulzim Berisha dhe të tjerëve. Mund t’ju konfirmoj edhe vendimin për Fabio Ballabanin, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Keni boll informacione të dhëna për të shkruar realisht mbi sakrificën e Policisë së Shtetit. Askush nuk mund t’i lindi e drejta për të hedhur hi mbi situata të tilla dhe keqinformime të opinionit publik”, tha Rrumbullaku.
Julian Meçe, ish-anëtari i bandës së Durrësit akuzohet bashkë me Plarent Dervishajn se janë porositësit e atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019 ndaj tashmë ish-prokurorit të Durrsësit, Arian Ndoj. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zbuloi se "porosinë" për të hequr qafe ish-hetuesin, Dervishaj ia besoi Ramazan Rrajës, i cili në bashkëpunim me Arjol Halilaj kryen atentatin që viktimën e vetme pati shoferin e Ndojt, Andi Malokun.
Për këtë ngjarje është dënuar me burgim të përjetshëm, Redjan Rraja, ndërsa për Halilajn 35 vite burg. Por edhe pse në burg, të dy kanë marrë "sinjale" nga jashtë. Prokuroria e Posaçme thotë se ka rezultuar e provuar se Dervishaj, së bashku me persona të tjerë të grupit të tij, janë angazhuar për lehtësimin e pozitës së personave të arrestuar, por kundrejt garancisë që nuk do t'i përmendnin kurrë emrat e porositësve, pra të Dervishajt dhe të tjerëve.
Por mbi Dervishajn dhe Meçen rëndojnë edhe akuza të tjera. Plarent Dervishaj u arrestua bashkë me Meçen në Dubai pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi. Ky i fundit e akuzoi për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe të Klodian Saliut. Por më pas, SPAK ia hoqi akuzat, duke pretenduar se porosinë e kishte bërë një shtetas nga Maqedonia e Veriut. Dervishaj është edhe kunati i Lulzim Berishës, për të cilin po ashtu sot është vendosur ekstradimi në Shqipëri. Prej kohësh, Lul Berisha fshihej në Alicante.
Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj morri një plumb në këmbë. Brenda makinës tip Range Rover ishte edhe Bashkim Haxhia, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se iu kundërpërgjigj me armë në drejtim të autorëve./ZËRI